Panasonic ka zbuluar një tabletë prototip masiv 20 inç në CES këtë javë, që është i pajisur me procesorë Intel Core i5-3427U Ivy Bridge, dhe mbështetur nga NVIDIA GeForce, 4GB memorie. Tableti Panasonic i ri është projektuar me sistem operativ Windows 8 Pro dhe vjen i pajisur me disk 128GB (SSD).

Brad Linder nga portali i internetit Liliputing ka qenë në gjendje ta ketë një përvojë të shpejtë në duart e tij në CES 2013 dhe ka krijuar një video për të treguar disa karakteristika të këtij tableti masiv nga Panasonic.

[youtube id=”V7qRdjiwJuc” width=”600″ height=”350″]

Tabletë Panasonic me masa 18.7×13.1 inç x 0.4, kurse në formën e tij aktuale bateria ofron rreth 2 orë përdorim. Është i pajisur me kamerë frontale 720p, USB 2.0 port, 802.11b/g/n WiFi, Bluetooth 4.0. Për fat të keq nuk ka informata për çmimet ose disponueshmërinë e tij, momentalisht është ende si prototip. |ameble| [divider top=”0″]