Nëse jeni një adhurues i aplikacionit S Note i cili gjendet në pajisjet e fundit Galaxy të Samsungut ju pa dyshim do të gëzoheshit shumë nëse prodhuesi korean Samsung do të shiste këtë aplikacion edhe në pajisje me Windows 8. Në videon qe është publikuar në GundHost.com pak orë më parë shohim një video promocionale të PC Tabletit të mençur Samsung ATIV i cili ka të instaluar pikërisht sistemin operativ Windows 8.

Nga të dhënat që kemi mbledhur del se “Samsung Ativ Smart PC”  përmbanë ekran prej 11 inç me rezolucion 1366 x 768, dhe ka procesor 1.5 GHz Intel Atom Z2760 Clover Trail, i mbështetur nga 2GB RAM memorie.

Në video qartë demonstrohet ndërfaqja, si dhe funksionet kryesore të S Note, si për shembull të shkruarit me dorë, vizatimi, dizajnimi dhe inovacione të ndryshme. Për më shumë shikoni videon e publikuar më poshtë.

[youtube id=”EWUBZjaZY7E” width=”600″ height=”350″]

|ameble| [divider top=”0″]