SHPËRNDAJE

Javën e kaluar kompania Tesco prezantoi tabletin e tyre të ri Hudl 2 i cili nga tani është në dispozicion për para porosi me çmim prej 129 £.

Tesco Hudl 2 është i pajisur me një ekran 8.3 inç me rezolucion të plotë HD 1920 x 1200 piksela i përkrahur nga procesori 4-berthamor Intel Atom dhe 2 GB RAM memorie.

Karakteristika të tjera të Tesco Hudl 2 përfshijnë kamerën frontale 1.2 megapiksel, kamerën e pasme 5 megapiksel, 16GB hapësirën e brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës si dhe ky model vjen me versionin e sistemit operativ Android 4.4.2 Kitkat. /ameble

SHPËRNDAJE