SHPËRNDAJE

UntitledTableti konkurues i Microsoft Surface Pro 3 nga Dell – Dell Venue 11 Pro – është përmirësuar me serinë 7000 të kompanisë. Ndërkohë që tabletët e tjerë konkurojnë për të qenë më të hollët dhe më të lehtët, version 10.8 pol (inch) i Dell ka pikësynim të jetë më i shpejti dhe tableti me më shumë opsione.

Tableti ka ekran OLED 1080p, procesor Intel Core M 2GHz, 4 GB RAM dhe 64 GB memorje të brendshme. Të gjitha këto në një pajisje 10.75 mm në trashësi dhe të rëndë 730 gram. Tableti mund të punojë me versionin 64-bit të Windows 8.1 dhe 8.1 Pro dhe memorja mund të zgjerohet dhe me 64 GB të tjera. Në pjesën anësore ka një portë USB 3.0, një portë HDMI dhe ka mundësi për lidhje me Bluetooth 4.0 dhe NFC.

Pajisja mund t’i tërheqë blerësit me ekranin e saj 10.8 pol (inch) por kompania Dell ka menduar dhe për profesionistët duke prodhuar tastiera dhe kasa të ndryshme për t’iu përshtatur profesionit të blerësit.

Venue 11 Pro 7000 Series do të dalë në treg në 11 Nëntor dhe modeli i thjeshtë (me stylus dhe tastierë) do të kushtojë 799$. /ameble