Tag Archives

5 Articles
Edhe “VALA” me 3G

Edhe “VALA” me 3G

vala_logoPosta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka shpallur fituesin për avancimin e platformës së saj të operatorit mobil “Vala” në gjeneratën e tretë 3G pas tri ankesave, raporton zeri.info.

Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutschland AG” & “Cacttus sh.a” – për pjesën e parë dhe “Nokia Solutions and Netëorks Oy”, Finland.

Pjesa e parë do ‘ti kushtojë PTK-së 27,989,999 euro, ndërsa pjesa e dytë 3,934,924 euro. Me afër 32 milionë euro,” Vala” ka në plan që konsumatorëve të saj t’u ofrojë internet me cilësi të lartë e shpejtësi të madhe në telefona të mençur mobilë që ofron edhe shërbimet si -telefonata me video dhe TV në celular.

Këtë shërbim operatori mobil “IPKO” ka lansuar që nga 1 dhjetori 2013 kur edhe është dhënë leja nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve elektronike dhe Postare (ARKEP). PTK-ja në atë kohë nuk ishte e gatshme për të filluar me 3G-në për shkak se ndërmarrja ishte në proces të privatizimit.

Qeveria e Kosovës në dhjetor 2013 deklaroi se procesi i privatizimit të PTK-së nuk do të përfundojë.

Ndërmarrja publike është përballur tri herë me ankesa të operatorëve të ndryshëm që nga dhjetori të cilët ankoheshin se PTK-ja nuk duhej të përfillte procedura të negociuara për avancimin e saj në 3G.

IPKO lanson pakot e reja mujore me minuta dhe sms kombëtar, si dhe bonus internet 3G

IPKO lanson pakot e reja mujore me minuta dhe sms kombëtar, si dhe bonus internet 3G

Me synimin për t’i përmbushur të gjitha nevojat e konsumatorëve të saj për komunikim, sot IPKO ka lansuar dy pako të reja postpaid mujore – Mujore S dhe M, me minuta dhe SMS kombëtar, si dhe internet të shpejtë mobil në 3G. 

IPKO Mujore S ofron 300 minuta, 300 SMS dhe 300 MB internet 3G për 10 euro në muaj, ndërsa IPKO Mujore M ofron 500 minuta, 500 SMS dhe 500 MB internet 3G për 15 euro në muaj.

Aktivizimi i pakos mujore bëhet pa depozitë, pa kosto të aktivizimit, ndërsa përdoruesve u është dhënë mundësia që menaxhimin e faturës së tyre ta bëjnë krejtësisht online.

Përveç bisedave dhe mesazheve të shumta, përdouresit e pakove Mujore S dhe M, gjithashtu do të mund të pranojnë edhe 1GB internet mobil 3G për gjashtë muajt e ardhshëm, nëse ata e nënshkruajnë kontratën e tyre gjatë periudhës promocionale. Çmimet e pakove me zbritje prej 50 për qind vlejnë deri më 15 janar 2014.

“Pakot e reja mujore i kushtohen të gjithë përdoruesve tanë të cilët duan që të kenë komunikim të pandërprerë, pa menduar për rimbushjen e telefonit të tyre mobil, apo se drejt cilit operator mobil në Kosovë ata po e drejtojnë thirrjen e tyre” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

“Dhe për ta përmirësuar edhe më shumë përvojën e përdorimit të pakove të reja mujore, përveç megabajtëve ekzistues në pako, ne kemi shtuar edhe 1GB internet 3G falas, për 6 muajt e ardhshëm, si dhe e kemi zbritur çmimin e pakove për 50 për qind” ka shtuar më tej Erzin.

Abonimi në Mujore S dhe Mujore M mund të bëhet me kontratë, në cilindo nga dyqanet e IPKO-së në Kosovë. Pagesa e faturës mujore mund të bëhet në dyqanet e IPKO-së, distributorët e autorizuar të kompanisë, SMS top-up, ATM top-up apo me kartelë rimbushëse.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operator ii parë dhe i vetëm me rrjetin 3G.  |ipko||ameble|

[youtube id=”2fwuXzowU2A” width=”600″ height=”350″]

Evropa aprovon përdorimin 3G dhe 4G në aeroplanët

Evropa aprovon përdorimin 3G dhe 4G në aeroplanët

wifi on the plainEvropianët së shpejti do të jenë në gjendje të qasen në Facebook edhe gjatë fluturimeve me aeroplan.

Agjensioni për Siguri i Aviacionit të Evropës këtë javë njoftoi për planet për të lejuar përdorimin e pajisjeve personale elektronike gjatë të gjitha fazave të fluturimit. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka thënë se do të lejojë përdorimin e spektrit për 3G dhe 4G gjatë fluturimeve.

Evropa thotë se në përgjigje të kërkesës së pasagjerëve dhe linjave ajrore, tani do të lejohet për të zhvilluar si dhe për të vendosur shërbimet të Internetit gjatë gjithë fluturimit.

WiFi gjatë fluturimit është shërbimi të cilin amerikanët kanë ofruar disa vite më parë. Nëse BE-ja Airlines vendosë për të ofruar shërbime broadband 3G dhe 4G, udhëtarët evropianë do të kenë mundësi për të qasur në email, rrjetet sociale dhe shfletojnë faqet e internetit edhe gjatë fluturimeve. |ameble| 

GPRS vs EDGE vs 3G

GPRS vs EDGE vs 3G

Ndonjëherë mund të jeni konfuz për t’i kuptuar dallimet në mes të opsioneve të ndryshme të lidhjeve apo pakove mobile për smartphone siç janë:  GSM / GPRS / EDGE / 3G / HSDPA / HSPA (plus) dhe LTE si mënyra më të mira për tu lidhur në internet.

GPRS vs EDGE vs 3G

Në ketë rast ne kemi marr vetëm 3 lidhje nga këto që ofrohen nga operatoret tonë lokal, duke shpjeguar dallimin në mes tyre dhe çfarë avantazhe apo disavantazhe posedojnë ato.

GPRS (apo 2G)

GPRS është një sistem që përdoret për të transmetuar të dhënat me shpejtësi deri në 115 kbit për sekondë dhe është e pranueshme për jetëgjatësinë e baterisë, e mjaftueshme për të dërguar apo pranuar email-a, për të shfletuar internetin, por në ditët e sotshme të lidhjeve broadband që gjenden në treg kjo lidhje shihet nga disa si lidhje e ngadalshme.

Për të pasur lidhjen GPRS në smartphone, do të duhet marrë informacione specifike nga operatori përkatës për konfigurim. Shumica e ofruesve këto të dhëna apo informacione i shfaqin në publik, uebfaqe apo nëpërmes thirrjes.

EDGE

EDGE (Exchanged Data rates for GSM Evolution) është një tjetër lidhje e viteve të fundit e cila është e bazuar në sistemin GPRS mirëpo është klasifikuar si lidhje standard e 3G-së, për shkak të faktit se ofron shpejtësi deri në 236 kbit për sekondë, sipas zonës mbuluese të rrjetit.

Nëse një pajisje smartphone përkrah lidhjen EDGE, ajo mund të përdoret për transmetimin e të dhënave mobile më kapacitet të madh të tilla si pranimin e email-ave me dokumente të bashkangjitura, mund të shfletohen uebfaqet komplekse me shpejtësi mesatare etj. Pra dallimi në mes të GPRS dhe EDGE është shpejtësia e transmetimit të të dhënave.

3G

Kurse 3G e cila është implementuar pasi që smartphone-t morën një hov të madh në treg, kjo teknologji u përcaktua fillimisht si një mënyrë e re për të bërë video thirrje nëpërmes pajisjeve mobile, por që gjithashtu është një mënyrë shumë efikase për shfletimin e internetin dhe komunikimin më smartphone duke përdorur zërin nëpërmes IP-së (voice over IP) si dhe mesazhe të menjëhershme (instant messaging, siç janë Whatsapp, Viber etj). Shumë rrjete evropiane si dhe në botë sot përdorin rrjetet 3G, e cila ofron shpejtësi me shumë se 384 kbit për sekondë kudo që gjendemi.

Në zonat ku nuk ka mbulim të mjaftueshëm të 3G-së një mangësi është se smartphone-i juaj vazhdimisht përpiqet për të gjetur sinjal dhe kjo mund të ketë një ndikim dramatik në jetëgjatësinë e baterisë. Disa smartphone përdorin stabilizim konstant të lidhjes 3G, por disa që nuk e kanë ketë mund të ndikojnë në jetën e baterisë së tyre deri në 50%. Rrjeti 3G shumë shpejt do të filloj edhe tek ne, kështu që mund të konsideroni blerjen e një smartphone-i që përkrah rrjetin 3G. |ameble|

Dikush punon për shërbimin 5G, ne ende nuk kemi as 3G

Dikush punon për shërbimin 5G, ne ende nuk kemi as 3G

Huawei logoNë vendin tonë ende nuk e kemi shërbimin e teknologjisë 3G, kurse prodhuesi kinez Huawei thotë së është duke punuar në teknologjinë 5G.

Zëvendës kryetari i kompanisë Ken Hu në një intervistë për Forbes, ka folur për punën e kompanisë në të ardhmen dhe për rrjetet mobile.

Sipas Hu, Huawei dhe ekipit të zhvillimit të cilat janë të përbërë nga qindra inxhinierë, ata janë duke punuar më orar të plotë që disa vjet për teknologjinë 5G. Edhe pse lansimi i kësaj teknologjie m’varet nga shumë faktorë tjerë, Huawei thotë se deri në vitin 2020 do të jetë gati me 5G.

Pra, çfarë do sjellë teknologjia 5G? Hu nuk jap shumë detaje për të, por ai vlerëson se do të ofrojë shpejtësi të rrjetit mobil broadband deri në 10 gigabajt, ose për ta shpjeguar me mirë i bie 100 herë më e shpejt se 4G.” |ameble|