Acer ka lansuar disa pajisje në një ngjarje të organizuar në Nju Jork, ditën e Premte. Ajo ka lansuar laptop dhe tablet duke përfshirë modelet, Acer Iconia A1, Acer Aspire R7, Aspire V5 and V7 si dhe tabletin e transformuar Acer Aspire P3.

Acer Iconia A1,


Acer Iconia A1 përmban ekran 7.9 inç me rezolucion 1024 X 768. Tableti është i pajisur me procesor Mediatek dy-bërthamorë 1.2 GHz, bashkë me 1GB RAM. Acer Iconia A1 hapësirën e brendshme të diskut e ofron në dy zgjedhje, 8GB dhe 16GB. Kamera e pasme është 5 megapikselë, kurse ajo frontale VGA. Ky tablet është pajisur me bateri 3.250 mAh dhe vjen më platformën Android 4.2 (Jelly Bean).

Versioni 8GB do të kushtojë 169 $ i cili në euro i bie rreth 128, ndërsa versioni 16GB do të jetë me çmim rreth 199 $ ose 151 €. Me ketë model të tabletit Acer pritet të konkurrojë me modelet Google Nexus 7 dhe Apple iPad Mini. [divider top=”0″]

Acer Aspire R7,


Një pajisje tjetër shumë interesante ishte Aspire R7, një laptop i cili mund të konvertohet në të gjitha, por që është shumë ndryshe prej atyre që kemi përdorur deri me tani, ekrani mund të lakohet në të gjitha mënyrat.

Ky laptop/tablet posedon ekran 15 inç që ulët në një mbajtës dhe që mundëson ekranin të lakohet mbrapa, duke u mbështetur në dy opsionet nga fytyra dhe kapaku. Në dukje është një dizajn në mes të laptopit, desktopit si dhe një tableti. Pajisja përmban ekranin me rezolucion 1080p si dhe vjen me dy zgjedhje të procesorëve Intel Core i5 dhe i7.

Në dispozicion do të jetë nga data 17 Maj nëpërmes Best Buy për 999 $ (762 €) me para-porosi që ka filluar nga e premtja e javës se kaluar. Për karakteristikat e tjera, ky model posedon 6GB RAM, 500GB hapësira e diskut (e ndarë me 24GB SSD), dhe të gjitha portet e nevojshme siç posedojnë pajisjet tjera. [divider top=”0″]

Acer Aspire V5 and V7,


Më pastaj Acer ka lansuar gjithashtu dy Ultrabook (laptop të hollë) Aspire V5 and V7, që ofrojnë një dizajn me të hollë se sa modelet e mëparshme dhe natyrisht në brendësi harduer më të shpejtë. Seria e re e tyre V përfshin të gjitha modelet nga 11.6 inç deri tek versionet më të mëdha me 15.6 inç, të gjitha këto vijnë me mundësitë me prekje pa to. Për me shumë detaje rreth këtyre modeleve shiko tek uebfaqja e tyre. [divider top=”0″]

Acer Aspire P3,


Kurse tableti i fundit qe kanë lansuar është Acer Aspire P3, model ky që pritet të dal me çmim rreth 799 $ (609 €) dhe është i pajisur me procesorë Intel Core i3 dhe i5, të përkrahur nga 4GB RAM dhe duke ofruar hapësirën e diskut me 60GB SSD. Aspire P3 përmban ekran me rezolucion të plotë HD 11.6 inç, portet USB, HDMI dhe vjen e pajisur me një tastierë me Bluetooth. |ameble|