Një model i ri nga Acer Chromebook CB5 pritet të lansohet së shpejti, me të cilin Acer është përkushtuar për të ofruar një jetëgjatësi të baterisë deri në 13 orë.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar Acer Chromebook CB5, tashmë janë paraqitur disa nga specifika kryesore të tij duke përfshi një ekran 13.3 inç me prekje, procesori 4-bërthamor Nvidia ARM Cortex-A15, përkrahja për WiFi 802.11ac, USB porta 3.0 dhe porta HDMI.

Për të parë se si duket dizajni i Acer Chromebook CB5, shikojeni videon e më poshtme.

Momentalisht nuk ka informata për datën e prezantimit të pajisjes si dhe nuk ka informata për çmimin e tij. /ameble