Acer Chromebook c910Dy ditë më parë, Acer prezantoi dy laptopë Chromebook të krijuar veçanërisht për studentët. Dy versionet e prezantuara janë C910 dhe C740 dhe të dy ofrohen me çmime ekonomike.

Nga të dy laptopët, Acer C740 Chromebook është më i vogli dhe ka ekran 11.6 inç me rezolucion 1366×768. Ky laptop ka memorie të brendshme prej 16GB dhe bateria thuhet se zgjat 8.5 orë pune. Blerësve u ofrohet mundësia të zgjedhin mes procesorëve Intel Celeron ose Core i3 dhe mes 2 ose 4GB RAM.

Acer C910 Chromebook është më i madh dhe me specifika pak më të mira, me ekran 15.6 inç me rezolucion 1920×1080 ose 1366×768. Dhe në këtë model ka mundësi zgjedhjeje mes Intel Cerelon ose Core i3, por 4GB RAM është standart. Gjithashtu ka mundësi zgjedhjeje mes modelit 16 dhe 32GB.

Acer i ka dizenjuar këta laptopë për t’iu përshtatur kushteve të shkollës. Të dy versionet durojnë deri në 60 kg peshë mbi to, durojnë hedhjet deri nga 50 cm lartësi. Acer C740 kushton 259.99$ ndërsa versioni C910 kushton 299.99$.

Të dy laptopët do të dalin në treg në Shkurt. /ameble