Modelet e iPhone 6 të ri, nuk janë modelet e vetme të iOS-it që po shiten mirë kohët e fundit. Shpesh dëgjojmë njerëz që kërkojnë të blejnë edhe ndonjë iPhone të përdorur të cilët mund të gjinden ndoshta me lirë në treg.

Megjithatë, një problem me pajisjet e përdorura, të shitura në vende të ndryshme, po ashtu edhe tek ne, është se ato mund të jenë të vjedhura, apo janë ende të mbrojtura aksidentalisht nga funksioni Apple Find My iPhone. Në raste të këtilla, funksioni aktiv për siguri Activation Lock iOS i parandalon blerësit të përdorin pajisje të iOS-it pa përdorur ID origjinale të Apple-it dhe fjalëkalimin i cili e aktivizon atë.

Por tani, Apple la lansuar një funksion tjetër të ri, një ueb-faqe që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë nëse Activation Lock është aktiv në një pajisje iOS apo jo.

iPhone Activation lock check

“Para se të blini një iPhone, iPad, ose edhe iPad touch, sigurohuni që Find My iPhone Activation Lock të jetë i de-aktivizuar që pastaj të jetë e gatshëm për ju për t’u përdorur,” është e shkruar si mesazh në ketë ueb-faqe.

Përdoruesit thjesht duhet të fusin kodin IMEI ose numrin Serial të iPhone-it, iPad-it apo iPod touch për të parë nëse pajisja është ende e mbrojtur nga Activation Lock, apo jo. Nëse nuk e dini se si ta gjeni kodin IMEI apo numrin serial të pajisjes, një link (Learn More) për ndihmë është dhënë nga kjo ueb-faqe, pikërisht për t’ju ndihmuar të gjeni atë.

Pasi t’i fusni të dhënat për pajisjen në ketë funksion, do të paraqiten informata për pajisjen se a mund të përdoret menjëherë, apo pajisja është e mbrojtur me Activation Lock (siç është në imazhin e mëposhtëm).

Activation-Lock-On

Për ta përdorur ketë funksion nga Apple klikoni në ketë link ose shkoni tek icloud.com/activationlock. /ameble