Tag Archives

5 Articles
Smartwatch i ri Alcatel lidhet me Android dhe iOS

Smartwatch i ri Alcatel lidhet me Android dhe iOS

Alcatel prezantoi ditë më parë specifikat e smartwatch më të ri nga kompania, dhe sot kjo pajisje është prezantuar në CES 2015. Opsioni që e dallon këtë smartwatch nga të tjerat është se do të lidhjet me pajisjet Android dhe iOS.

Si çdo smartwatch tjetër, Alcatel Watch kontrollohet nëpërmjet një aplikacioni shoqërues për iOS dhe Android. Aty mund të zgjidhni se cilët aplikacione mund t’ju shfaqin njoftime në orë, mund të shikoni të gjitha të dhënat për shëndetin që janë regjistruar nga pajisja dhe mund të rregulloni mënyrat se si ora lidhet me smartphonin tuaj. Megjithëse kjo orë punon me të dyja platformat e sistemeve operative, Android të jep më shumë mundësi përdorimi, ndërsa me iOS opsionet duken të limituara.

Alcatel Onetouch Watch duket në pamje të parë e ngjashme me Moto 360 për shkak të ekranin të rrumbullakët, por nuk të krijon ndjesinë që të krijon Moto 360 kur e përdor. Kjo ‘e metë’ balancohet nga çmimi prej 149$, i cili e bën pajisjen të konkurojë me smartwatch të tjerë në këtë nivel çmimi.

Më poshtë mund të shikoni disa foto të pajisjes të postuara nga The Verge.

Prezantohet Smartphone Alcatel POP C9

Prezantohet Smartphone Alcatel POP C9

Kompania Alcatel sapo ka zbuluar për publikun smartphone-in e saj POP C9 të bazuar në Android. Seria POP e telefonave Alcatel varion në madhësi nga 3.5 inç që është modeli C1 deri në 5.5 inç që është modeli C9. Alcatel C9 ka ekran më të madh dhe ka një cip katër-bërthamore me një çmim të përballueshëm.

Alcatel-One-Touch-Pop-2-JPG.jpg

POP C9 ka kopertinat nga plastika njëjtë si Samsung Galaxy S3 dhe vjen në disa ngjyra (të zezë, të kuqe, të bardhë, etj..). Ekrani i këtij telefoni është i llojit LCD IPS me rezolucion 540 x 960 pikselë dhe densitet të pikselëve prej 200ppi.

Procesori i POP C9 është i shpejtësisë 1.3GHz katër-bërthamorë, kamera e pasme e tij është 8-megapikselë me auto-fokus dhe mundësi regjistrimi të videove me kualitet 1080p, dhe kamera e përparme 2 megapikselë. Bateria e C9 është e kapacitetit 2500mAh.  /ameble

Alcatel lanson super smartphone-in e ri

Alcatel lanson super smartphone-in e ri

TCL ka njoftuar zyrtarisht për lançimin e smartphone-it të tyre më të ri Idol X + me specifika tejet impresive. Në fakt, TCL është prodhuesi kinez i celulareve i cili zotëron dhe në mënyrë aktive përdor markën (brendin) Alcatel jashtë shtetit të Kinës .

Alcatel Idol X+Idol X + smartphone-i ka të integruar një procesor të fuqishëm 8-bërthamor 2GHz i përkrahur nga 2 GB RAM memorie, baterinë e fuqisë prej 2.500 mAh, ekranin të plotë 5 inç  dhe kamerën kryesore 13 Megapkiselë. Përveç specifikave mbresëlënëse, kjo pajisje po ashtu do të ketë edhe çmimin e lirë, vetëm 330 $.

Idol X + fillimisht do të lansohet në tregun e Kinës dhe do të jetë në dispozicion duke filluar nga 15 Janari 2014. |ameble|

Alcatel lanson smartphone me ekstra telefon dirigjues

Alcatel lanson smartphone me ekstra telefon dirigjues

A është smartphone-i juaj shumë i madh për xhepin tuaj dhe përderisa e nxirrni nga xhepi për tu lajmëruar dhe e ktheni prapë është bezdisje? Alcatel tani ofron një zgjedhje për ketë. Smartphone i ri i kompanisë është modeli i ardhshëm i Alcatel-it One Touch Hero, një smartphone me procesorë 4 bërthamor 1.5 GHz, kamerën 13 megapikselë dhe 2 GB RAM që vjen bashkë me një telefon dirigjues në madhësi të vogël.

Alcatel One Touch Hero

Smartphone-i kryesor vjen me ekran 6 inç që është shumë i madh për xhepin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ky posedon dirigjuesin e vetë, telefonin e vogël.

Në pamje duket si një telefon shtëpiak, por në të vërtetë nuk është telefon, ky nuk posedon kartelën SIM. Megjithatë, mund të bëhen thirrje me të, vetëm se duhet të lidhet me smartphone-in Hero, duke i mundësuar kështu për të parë kontaktet dhe për të bërë thirrje pa prekur smartphone-in.

Alcatel remote 1

One Touch Hero bashkë me dirigjuesin e tij do të jetë në dispozicion për blerje nga muaji Tetor, por tregu i parë për të është Kina, duke vazhduar në vendet e Evropës dhe Amerikës Latine. |ameble|

Mozilla Firefox mobile OS

Mozilla Firefox mobile OS

Mozilla të hënën ka lajmruar që pajisjet të para me sistemin operative mobil Firefox OS do të prodhohen nga Alcatel dhe ZTE. Përkrahjen për këtë system operativë mobil që është i bazuar nga projekti i Mozillës “boot to Gecko” kanë shprehur edhe rrjetat e mëdha si Deutche Telekom, Smart, Sprint, Telecom Italia dhe Telenor.

Mozilla ka thënë që me Firefox OS synon të sjell një përvojë më të mirë në smartphona me një kosto më të ulët, kjo do të thotë qe do të mundohen të rrisin tregun e smartphonave ne shtetet në zhvillim.

“Me hyrjen e Firefox mobile OS në treg Mozilla vazhdon misionin që të promovoj open source, inovacion dhe mundësi të barabartë për të gjithë zhvilluesit e uebit” tha Gaery Kovacs, CEO i Mozillas dhe shtoi që OS-i do të bazohet ne HTML5 që do të ve në pah kapacitetin apo harduerin  e smartphonave që deri tani ka qenë e mundur vetëm me aplikacione të dedikuara.

Të dy prodhues ZTE dhe Alcatel do të lansojn produktet nën brendin Alcatel One Touch dhe do të fuqizohen nga procesorët Qualcomm Snapdragon. |mozilla.org| [divider top=”0″]