Apple ShitorjaSipas një raporti të fundit Apple tani ka bërë edhe një tjetër pazar, këtë herë më fat ka qenë kompania suedeze e quajtur AlgoTrim. Kjo kompani ka zhvilluar algoritme për më pak humbje në kompresim të të dhënave. Apple potencialisht me ketë mund të ndërtojë teknologji në produktet e saj për të ulur fuqinë e procesimit të një procesi në pajisjet mobile, të zgjasë jetën e baterisë duke e bërë kështu në përgjithësi punën e përgjithshme të softuerit sa më të shpejtë.

Apple ende nuk ka konfirmuar ketë blerje, kështu që nuk i dimë ende kushtet e marrëveshjes. Megjithatë, mediumi suedez Rapidus ka raportuar se kreu i ekipit nga AlgoTrim, Anders Holtsberg, ka thënë se tani ai është i punësuar nga Apple. |ameble|