Tag Archives

2 Articles
A është ky smartphone-i i parë nga Amazon?

A është ky smartphone-i i parë nga Amazon?

Ky është smartphone-i i parë nga Amazon, apo të paktën janë përpjekjet e para të Amazon-it për të hyrë në botën e smartphone-ve.

Imazhet e smartphone-it të parë nga Amazon kanë ardhur nga portali BGR të cilët çuditërisht nuk kanë përmendur burimin e kësaj pajisje, megjithatë ata thonë së kanë marrë plotë njohuri sa i përket këtij smartphone-i nga Amazon.

Sipas fotografive, gjëja e parë që mund të vëreni është dizajni i tij, i cili duket paksa ushtarak. Pamja e jashtme e rëndë duket të jetë një formë shtrese e jashtme për siguri. Gjëja e dytë që mund të vëreni janë disa vrima në ekran, ku sipas BGR të gjithë janë kamera të vogla me rreze infra të kuqe (low-power infrared) ku mund të bëhën foto 3D.

Nga ana harduerike, më shumë gjasë thuhet se procesori do të jetë Qualcomm Snapdragon i shoqëruar me 2GB RAM. E pa qartë mbetet madhësia dhe kualiteti i ekranit, sipas BGR do të lansohet me ekran 4.7 inç dhe 720p. Për tjera detaje pritet të njoftohemi ditët apo javët e ardhshme. /ameble

Në zhvillim Amazon 3D Phone me katër kamera

Në zhvillim Amazon 3D Phone me katër kamera

Amazon 3D PhoneKëtë javë është përfolur se Amazon është duke zhvilluar një smartphone të ri Amazon 3D që do të jetë i pajisur me një teknologji që përdor katër kamera për të përcjellë fytyrën e përdoruesit.

Në fillim të viti nga WSJ ishte raportuar se modeli Amazon 3D që është nën zhvillim e sipër do të përdorë teknologjinë përcjellëse Retina, por tani është TechCrunch ajo që thotë se kjo pajisje do ti ketë katër kamera. Uebfaqja për teknologji TechCrunch raporton gjithashtu se Amazon 3D mund të përfshijë edhe një funksion të ri për treg (shopping ).

Është menduar se në qoftë se Amazon 3D del në treg, atëherë përdoruesit do të jetë në gjendje të përdorin fytyrën e tyre të shikojnë dhe të lundrojnë rreth ndërfaqes së përdoruesit 3D për të parë gjërat përtej qosheve të ekranit.

Për fat të keq nuk ka informata për çmimet ose disponueshmërinë e pajisjes në mbarë botën. |ameble|