Tag Archives

5 Articles
Tableti Asus Fonepad ofron mundësinë për thirrje

Tableti Asus Fonepad ofron mundësinë për thirrje

[MWC 2013] Pas shpalljes së Asus Padfone Infinity, kemi raportuar shkurt së Asus ka zbuluar edhe një pajisje tjetër në Kongresin Botëror të celulareve që quhet Asus Fonepad, një tabletë ofron mundësinë për thirrje. Asus Fonepad vjen me ekran 7 inç, rezolutë 1280X800 pixel dhe procesor Intel Atom Z420, pajisja vjen me Android 4.1 Jelly Bean.

Karakteristikat e tjera të Asus Fonepad përfshijnë kamerën e dyfishtë, atë frontale 1.2 megapixel për video thirrje dhe atë të pasmen për foto dhe video me 3 megapixel. Pajisja përmban mundësin 3G, 1GB RAM dhe dhe mundësia e zgjedhjes për hapësirën e te dhënave 8GB ose 16GB, ekziston edhe slota microSD për zgjerim të hapësirës.

Asus Fonepad do të filloj muajin e ardhshëm dhe do të vijë më një varg ngjyrash, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 190 €. |ameble| [divider top=”0″]

Tableti HP Slate7 vjen me çmim shumë të lirë

Tableti HP Slate7 vjen me çmim shumë të lirë

[MWC 2013] HP ka njoftuar për tabletin e tyre të ri HP Slate7. Me këtë pajisje, ajo zyrtarisht ka njoftuar së do të hyj në tregun e tabletëve Android. Një javë më parë nuk ka pasur asnjë lajm apo thashetheme në lidhje me ketë, mirëpo si duket HP është përgatitur me shumë surpriza për Kongresin në Barcelonë.

Ky tablet i madhësisë 7 inç, do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean, me rezolucion 1024X600 pixel, procesorin 1.6 GHz  2-bërthamor Cortex, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme me mundësi zgjerimi nëpërmjet karteles micro SD, kamerën 3 megapixel në pjesën e pasme dhe atë frontalen VGA.

Shërbimet e Google-it siç janë Google Play, Google Search, Gmail, YouTube, Google Drive dhe Google+ janë të përfshira në të, duke mos lënë anash shumë aplikacione tjera që mund ti shkarkoni nëpërmjet Google Play.

Tableti HP Slate7 do të shfaqet në treg nga muaji Prill dhe do të ketë çmimin prej 169 $. |ameble| [divider top=”0″]

Tableti Asus MeMo Pad, 7 Inç për 150 $

Tableti Asus MeMo Pad, 7 Inç për 150 $

Asus ka njoftuar zyrtarisht për tabletin Memo Pad me android që do të jetë në dispozicion nga fundi i këtij muaji për 150 $.

Asus Memo Pad do të vijë me Android 4.1 Jelly Bean dhe përmban procesorë 1GHz VIA WM8950 dhe Mali 400 GPU, plus ekranin 7 inç me rezolucion 1024X600 pixel. Specifikat tjera të Asus Memo Pad përfshijnë 16GB hapësirë e integruar plus sloten për kartelën microSD që përkrahë deri 32GB, gjithashtu posedon edhe kamerën frontale 1 Megapixel e cila mund të kap video HD në 720p.

Tableti do të jetë në dispozicion në një varg ngjyrash dhe do të shitet me pakicë për 150 $. |ameble| [divider top=”0″]

Android 4.1.2 JB për Samsung Galaxy S2

Android 4.1.2 JB për Samsung Galaxy S2

Deri me tani, Samsung ende nuk ka lëshuar zyrtarishtë përditësimin (update) Android 4.1.2 Jelly Bean për smartphone Samsung Galaxy S2, mirëpo duket se tani kanë rrjedhur disa thashetheme për ketë përditësim.

Thashethemet për përditësimin Android 4.1.2 Jelly Bean sipas AndroidPolice do të vijnë për versionin ndërkombëtar të Samsung Galaxy S2 (I9100), përditësimi ky që pritet të jetë i pranishëm  gjatë këtij muaji.

Më shumë informacione në lidhje me përditësimin zyrtar Android 4.1.2 Jelly Bean për versionin ndërkombëtar  mund të gjeni nga XDA Developers. Kurse për mënyrën jo zyrtare instruksionet mund te merren nga një edutek yni i me hershëm. |ameble| [divider top=”0″]

Toshiba lanson një tablet të ri 10.1 inç

Toshiba lanson një tablet të ri 10.1 inç

Toshiba ka njoftuar sot për versionin e ri të tabletit AT300SE. Ky tablet si pjesë e series AT300, posedon procesor Nvidia Tegra 3, 16 GB memorie të brendshme, ekrani 10,1-inç LCD me prekje 1280 x 800, 1 GB RAM, është vetëm 10,5 mm i trashë dhe peshon 625 gram duke e bërë atë shumë të hollë dhe të lehtë sikurse versioni i me hershem origjinal.  Toshiba siguron se ky tablet funksionon me bateri për 10 orë.

Sistemi operativ i tij është Android 4.1 Jelly Bean, dhe ka qasje të plotë në dyqanin online Google Play që gjithashtu përkrahë shume lloje të formateve të muzikës, videove, dhe fotove.

Tableti ka të integruar mikro-USB port dhe microSD card slot që mbështet deri në 64 GB memorie shtesë.
Karakteristika të tjera përfshijnë harduer të integruar Bluetooth 3.0, Wi-Fi, GPS, 3 megapixel kamera e pasme, dhe 1.2 ajo frontale. Tableti do të fillojë te shitet nga fundi i vitit për 370 €. |ameble|

[divider top=”0″]