Përdoruesit e kompjuterëve sot po kërkojnë opsione që të fshehin çdo gjë që ata bëjnë në internet për të mbrojtur jetën private. Ata të cilët nuk duan të ndryshojnë konfigurimet e tyre në shfletues të internetit apo të përdorin ndonjë softuer nga tani e kanë mundësinë të blejnë një pajisje të vogël të quajtur Anonabox, një router WiFi që mbron çdo gjë që ju bëni në internet, jo vetëm aktivitetin tuaj nga shfletuesi.

Anonabox me donacion paraprak nëpërmes Kickstarter ka filluar me 7500$, aktualisht ka arritur 203.000$. Kjo pajisje pritet të kushtoj 45$ në Kickstarter dhe del në treg nga muaji Janar, pasi që raundi i parë i prodhimit është bërë.

Siç shihet në video më poshtë, Anonabox është shumë i lehtë për tu instaluar.

 

“Anonabox lehtë kodon përdorimin e internetit me ketë pajisje të thjeshtë që siguron të gjithë trafikun e internetit, jo vetëm trafikun që vjen nga programi,” shkruan kompania. “Nuk ka nevojë për të shkarkuar ndonjë softuer ose konfiguruar diçka, nuk ka nevojë për kredenciale, për regjistrimin apo çka do çoftë tjetër, e vetmja që ju duhet është, të lidhet në rrjetin e internetit. /ameble