Tag Archives

2 Articles
Hakeri pretendon që ndihmoi FBI-në, për te përndjekur hakerin e ISIS-it

Hakeri pretendon që ndihmoi FBI-në, për te përndjekur hakerin e ISIS-it

A ju kujtohet Junaid Hussain? Hacker i cili punonte për ISIS dhe i cili u vra në një sulm nga droni në Gusht të këtij viti. Tani, para disa ditësh janë shfaqur disa informata në lidhje me vdekjen e Hussain-it!

Haker

Hakeri tjetër, i cili në të kaluarën e sulmonte llogarinë Anonymous në Twitter, thuhet se shërbeu si një informues i FBI-së duke ndihmuar qeverinë amerikane, për të gjurmuar Junaid Hussain.

Tani ky i fundit që me pseudonim online në internet quhet Shm00p (@5hm00p), është anëtar i grupit të hakerëve Rustle League dhe beson se është “99,9% i sigurt”, se informacioni i dhënë prej tij për agjentët e FBI-së çoi në vrasjen e Hussain-it.

“Çfarë dreqin kam bërë,” ka lëshuar ai një cicërim të dielën në mëngjes nëpërmes Twitter-it. 15 orë më vonë pas cicërimës së parë, Shm00p bëri një seri cicërimash në llogarinë e FBI-së në Twitter.

“Kam humbur shumë miq dhe nderin tim”, Shm00p kishte shkruar pastaj tek FBI. Këto cicërima edhe pse tani janë të fshira, mund t’i shihni të arkivuar nga archive.is.

Shm00p, i cili jeton në Las Vegas, e njihte Hussain-in (i lindur si Britanik), nga një grup famëkeq i hakerëve të quajtur Team Poison.

Në vitin 2014, Hussain kishte kontaktuar Shm00p nëpërmjet chat-it (shërbimit të koduar Jabber). Pastaj Shm00p kishte identifikuar vend-ndodhjen e hakerit famëkeq Hussain të cilën informatë e kishte dhënë tek FBI.

Shm00p tha se ishte shumë i sigurt se ky informacion çoi në vdekjen e Hussain-it, i cili u largua nga Britania e Madhe dhe iu bashkua ISIS-it në vitin 2013.

Bazuar në cicërimat e tij, Shm00p u detyrua të ndihmoi agjentët e FBI-së sepse sipas tij ishte i kërcënuar me jetën e familjareve.

Edhe pse FBI ka refuzuar të komentoj për cicërimat e Shm00p, një burim i njohur me faktet ka thënë për Motherboard, se Shm00p me të vërtetë ka ndihmuar agjentët federalë amerikanë për të gjetur Hussain-in. /ameble

Rasti Swartz: Hakerët i hakmerren prapë qeverisë së SHBA-ve

Rasti Swartz: Hakerët i hakmerren prapë qeverisë së SHBA-ve

Vdekja e Aaron Swartz, që shumë nga ju tashmë e dini, ishtë diçka që i ka mërzitur shumë një shtresë të njerëzve anonim (Anonymous).

Dy javë pas vetëvrasjes së kryer nga Swartz, Anonymous ka marrë përsipër (hacking) faqen e internetit të komisionit për dënime në SHBA, duke lënë një mesazh për vizitorët dhe duke kërcënuar për publikim të dokumenteve qeveritare që janë zbuluar. Në kohën e këtij shkrimi, komisioni për dënime në SHBA nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me sulmin.

Mesazhi i shkruar thotë se “a line was crossed” (kufijtë janë tejkaluar) me vdekjen e Swartz-it dhe kanë kritikuar ashpër gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se “ligji është marr shumë pak për të mbështetur drejtësinë, dhe shumë më shumë për të ushtruar kontrollin, autoriteti dhe fuqia në interes të shtypjes apo përfitimit personal. “Në kohën që Anonumous mori atë uebfaqe të internetit, qeveria amerikane ka kthyer atë (domenin) jashtë dispozicionit (offline). Nuk ka asnjë fjalë se kur do të kthehen prapë, por qeveria do të jetë në kërkim të hakerve që kryen këtë sulm.

Ata që bënë hack faqen e internetit të komisionit për dënime të SHBA-së duhet të kenë kujdes, sepse kohët e fundit kemi parë mjaft hakera që janë arrestuar për veprimet e tyre. Ditë me herët, një grup i hakerëve Anonymous janë arrestuar për përfshirjen e tyre në sulmet mbi PayPal, MasterCard dhe Visa. Megjithatë, anëtarët Anoninymous kurrë nuk janë shqetësuar shumë në lidhje me pasojat e veprimeve të tyre që bëjnë, ata thjesht duan të japin mesazhin e tyre tek të gjithë.

Anonymous në ketë gjithsesi së është mërzitur mbi trajtimin e Aaron Swartz, i cili thuhet për shkarkimin e miliona dokumenteve nga JSTOR. Swartz u përball me një gjobë prej më shumë se 1 milion $ dhe mund të ketë qenë dënuar me 35 vjet burg. Këto dënime janë parë nga shumë njerëz si ekstreme, dhe pas vdekjes së tij, ne po shohim përplasje nga shumë aktivistë të internetit. |ameble| [divider top=”0″]