Tag Archives

4 Articles
Prezantohet aparati digjital Samsung NX1100

Prezantohet aparati digjital Samsung NX1100

Është prezantuar zyrtarisht aparati digjital Samsung NX1100 në Gjermani, që pritet të dalë në shitje nga fundi i këtij muaji me çmim prej 599 €. Ky model posedon softuerin Lightroom nga Adobe.

Samsung NX1100 në karakteristika tjera përmban 20 megapixel, sensorin APS-C CMOS dhe vjen me ISO range prej 100 deri 12800, gjithashtu ekranin LCD 3 inç me rezolucion 640X480 pixel dhe rrjetin WiFi të integruar, ende nuk ka detaje se kur dhe a do të paraqitet në vende të tjera të botës. |ameble|

Canon shumë shpejt me një seri të re të kamerave DSLR

Canon shumë shpejt me një seri të re të kamerave DSLR

Kamerat DSLR janë mjaft të mëdha në madhësi, kur krahasohen me kamerat tjera kompakte apo ato të rejat më pak të dukshme.

Momentalishtë po dëgjojmë thashetheme se Canon shumë shpejt mund të prezantoj serinë e re të kamerave DSLR qe përveç qe janë te vogla janë edhe më të lehta se seria e kamerave aktuale Rebel DSLR.

Seria Rebel DSLR përfshijnë pajisjet Canon të nivelit fillestar për ata që duan të fillojnë me fotografi, ose ndoshta dëshirojnë të kenë një aparat DSLR me karakteristika të mira.

Disa thashetheme janë shfaqur kohët e fundit duke pretenduar se një varg i ri i kamerave Canon DSLR pritet të lansohet dhe këto modele dhe do të konkurrojnë drejtë per drejt me serinë Rebel dhe EOS M. Kjo seri e re do tu ofroj fotografëve performancë në DSLR, por edhe një dizajn shumë kompakt për përdorim.

Ende nuk është e sigurt se çfarë duhet të presim nga këto modele, dhe nuk ka asnjë dëshmi të pajisjeve të tilla nga kompania Canon. |ameble| [divider top=”0″]

Nikon lanson aparatin DSLR D5200 me 24-megapixel

Nikon lanson aparatin DSLR D5200 me 24-megapixel

Nikon ka lansuar sot aparatit digjital të ri DSLR D5200 në një ngjarje të organizuar në Londër, një aparat me 24.1-megapixel dhe dizajn të kompletuar. Ky model është në dispozicion në tri ngjyra të ndryshme: të zezë, të kuqe, dhe bronz, gjithashtu ofron një mori karakteristikash të larta, duke përfshirë auto fokus 39 pikësh.

Përmban CMOS sensor DX-format dhe motorin EXPEED 3-ekuivalent për përpunimin e fotografisë. ISO ranges 100 – 6400 dhe mund të zgjerohet deri në 25.600. Nxjerr video HD të plotë deri në 1920×1080 60i/50i. Aparati ka një opsion të quajtur “Special Effects”, i cili përmban disa efekte për videot e incizuara, gjithashtu dhe “manual mode” për  duke i mundësuar përdoruesit për të zgjedh opsione të avancuara në video incizim, të tilla si shpejtësia e fotografimit etj.

Për shitje do të jetë nga dhjetori me çmim prej 899,00 € vetëm pajisja. |Nikon| |ameble| [divider top=”0″]

Nikon 1-V2 i ri, më 14.2 Megapixel

Nikon 1-V2 i ri, më 14.2 Megapixel

Nikon ka prezantuar sot modelin e aparatit fotografik me të ri, të serisë Nikon 1 të quajtur Nikon 1-V2 (versioni 2). Nikon 1-V2 është i pajisur me 14.2 megapixel, format CX me super shpejtësi të lartë të sensorit CMOS, dhe është projektuar për të siguruar auto-fokus të shpejtë më një funksion qe është në formë kompakte, gjithashtu përkrahë Full HD video të avancuar.

Nikon do të fillojë me shitjen e këtij aparatit në Nëntor me çmim prej 899 $ me kit lente standarde 10-30mm, kurse për 30-110mm 250 $ ekstra.

Nikon gjithashtu ka paraqitur një Speed-Light SB-N7 të re, një dritë e shpejt opsionale e cila është projektuar për të siguruar përdoruesit mundësi të ndriçimit të gjithanshëm për modelet Nikon 1-V1 dhe 1-V2. |ameble|

[divider top=”0″]