Tag Archives

2 Articles
Aplikacioni i javës: Wallpapers nga Google

Aplikacioni i javës: Wallpapers nga Google

A jeni të pasionuar në ndryshimin e shpeshtë të prapavijës së ekranit tuaj?

Aplikacioni jonë i javës këtë radhë është Wallpapers nga Google.

Ky aplikacion ju lejon që ta zbukuroni prapavijën e smartphonit tuaj me një koleksion të madh të fotografive, duke lejuar që të zgjedhni nga fotografitë tuaja personale e deri tek ato nga Google Earth.

Një mundësi shumë e mirë është edhe vendosja e shumë fotografive tek kategoria “Favorites” dhe çdo mëngjes do ta filloni me njërën nga ato fotografi në prapavijë.

Për ata që e dëshirojnë këtë aplikacion mund ta shkarkojnë direkt nga Play Store përmes linkut këtu./ameble

Aplikacioni i javës: Web Video Caster

Aplikacioni i javës: Web Video Caster

Këtë javë, në rubrikën tonë të përjavshme “Aplikacioni i javës” do të prezantojmë aplikacionin e quajtur Web video Caster.

Web video Caster është një aplikacion që ju mundëson të transmetoni videot nga uebfaqet nga smartphone-i në Smart TV qofshin ata filma, muzikë apo sport. E tëra që duhet të bëni është të hyni në uebfaqe përmes këtij aplikacioni dhe me pas të lidhni smartphone-in me Smart TV përmes wi-fi dhe më pas të bëni Cast Video.

Ky aplikacion është pa pagesë, por posedon edhe versionin e vet pro.

Versionin android mund ta shkarkoni këtu.