Tag Archives

5 Articles
Samsung lanson aplikacionin për lojërat Olimpike dimërore “Sochi 2014 WOW”

Samsung lanson aplikacionin për lojërat Olimpike dimërore “Sochi 2014 WOW”

Samsung të martën ka lansuar aplikacionin për lojërat Olimpike dimërore Sochi 2014 WOW, për pajisje Android Samsung, aplikacion ky i cili shfaq të gjitha ngjarjet e kësaj Olimpiade.

Sochi app

Pas instalimit, kur hapni aplikacionin fillimisht ju jepet mundësia të zgjidhni vendin tuaj, atletin dhe sportin. Në total janë 15 sporte në dispozicion, duke përfshirë ski alpine, patinazh artistik, patinazh i stilit të lirë, shpejtësi në patinazh, hokej mbi akull, kërcim, snowboarding etj.

Pasi të zgjidhni të preferuarat tuaja, menyja kthehet në një ballinë që tregon se sa medalje ka grumbulluar vendi juaj deri më tani, përveç orareve për çdo ngjarje aty gjenden lajme dhe shumë tjera. Gjithashtu posedon edhe mundësinë e diskutimit për ngjarjet, lajmet, fotot dhe videot. Nëse nuk i kuptoni rregullat e ndonjë sporti të veçantë, aty ka edhe instruksione të vogla se si funksionon.

Aplikacioni është pa pagesë dhe mund të shkarkohet nga Samsung App Store ose Google Play. Momentalisht, është i përshtatshem vetëm për pajisjet Samsung. /ameble

Lansohet aplikacioni “Viber Desktop App 3.0” për kompjuter

Lansohet aplikacioni “Viber Desktop App 3.0” për kompjuter

Shërbimi i njohur Viber, që shërben për mesazhe dhe thirrje të menjëhershme nëpërmes VOIP (Voice over IP) për smartphone, tani ka lansuar një aplikacion edhe për Desktop.

Versioni Viber Desktop App 3.0 u sjell përdoruesve mundësi të njëjta të shërbimeve, duke ju ofruar mundësinë të shijoni atë edhe në kompjuter desktop. Shiko video ilustrimin e më poshtëm:

[youtube id=”NEqS5W-KfRw” width=”600″ height=”350″]

Aplikacioni Viber nuk mund të instalohet pa pasur një numër aktiv. Ky aplikacioni posedon mundësinë e sinkronizimit të mesazhet tuaja përmes smartphone-it dhe aplikacionit desktop, kështu që të gjitha mesazhet tuaja shfaqen në të dyja platformat. Nëse mesazhet fshihet nga një platformë ato gjithashtu do të fshihen edhe nga platforma tjetër. |ameble| 

Ameble bëhet pjesë e “Google Play”

Ameble bëhet pjesë e “Google Play”

Të ndëruar vizitorë të Ameble-së,

Me kënaqësinë më të madhe duam të ju informojmë se që nga sot portali ynë është bërë pjesë e integruar e dyqanit virtual “Google Play” përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni nga cilido vend në botë.

Emri origjinal i aplikacionit është: “ameble” dhe mund të shkarkohet dhe instalohet në secilën pajisje që është e bazuar në platformën Android.

Çfarë ofron aplikacioni ameble?

Përmes këtij aplikacioni ne jemi munduar që në mënyrën më të thjeshtë dhe me të shpejt të mundur të ofrojmë informatat para jush. Përditësimi i të dhënave të postuara në këtë aplikacion ndodhë në kohë reale që mundëson që ju të mos humbisni asnjë informatë që ndërlidhet me botën e teknologjisë informative.

Ameble është aplikacion falas i cili mundëson shfletimin e secilit artikull të publikuar në portalin tone.

Ne ju inkurajojmë që pas instalimit të aplikacionit “ameble”,  ta shtoni këtë të fundit si “Widget” në “Homescreen” të pajisjes tuaj, në mënyrë që ta shijoni atë çfarë në të vërtet ky aplikacion ofron.

Ameble-App (2)

Për ta shkarkuar aplikacionin “ameble” atë mund ta bëni nëpermes faqës tone duke klikuar këtu apo nga dyqani virtual “Google Play”, duke klikuar në linkun e më poshtëm:

google-play-icon

Windows Store arrin 50.000 aplikacione

Windows Store arrin 50.000 aplikacione

Windows 8 StoreMicrosoft këto ditë ka kaluar shifrën 50.000 të aplikacioneve të saj në Windows Store. Sipas MetroStore Scanner, nga dita e sotshme në dispozicion janë 50.341 aplikacione në Windows Store.

Gjatë këtij muaji ka qenë një mesatare prej rreth 279 aplikacione të zhvilluara brenda ditës. Marsi është muaji i parë pas një kohë të gjatë në të cilën Microsoft nuk ka pasur rritje në zhvillimin e aplikacioneve. Që nga Nëntori, zhvillimi i aplikacioneve vazhdonte më një rënie të shpejtë. Zhvillimi i aplikacioneve për Windows 8 ka arritur kulmin e saj në muajin Nëntor të vitit të kaluar, me një mesatare prej 468 aplikacione të reja çdo ditë. Numri kishte rënë poshtë në 412 nga muaji Dhjetor, 174 për Janar, dhe muajin e kaluar Shkurt në minimale për 142 brenda ditës.

Rritjet e reja në zhvillimin e aplikacioneve ketë muaj ka ndodhur për shkak të nxitjes nga Microsoft me një konkurs të në të holla për zhvilluesit që krijojnë aplikacione. Microsoft u ofron zhvilluesve 100 $ për një aplikacion që zhvillojnë për Windows 8 ose Windows Phone 8. Zhvilluesve u mundësohet të zhvillojnë deri në 10 aplikacione për sistem operativ në një shumë deri 2000 $. Ky konkurs kishte filluar nga data 8 Mars, dhe do të mbetet i hapur deri më 30 Qershor.

Përveç kësaj, Microsoft gjithashtu ofron zhvilluesve një ndarje prej 80% për të ardhurat e fituara nga aplikacionet  e tyre, që i bie 10% më shumë se çfarë ofron Apple dhe Android. |ameble|

Samsung-u merr vendin e parë për besnikëri ndaj blerësit

Samsung-u merr vendin e parë për besnikëri ndaj blerësit

Gjiganti korean po fiton epërsi edhe përtej sferës së dominimit të vet në aksionet tregtare dhe po krijon besueshmëri më të fuqishme ndaj markës në këtë fushë duke e tejkaluar Apple-in me anë të metodave qe përdor ky i fundit.

Për herë të parë, Samsung-u e rrëmbeu vendin e parë në Top listën e Smartphone-ve, duke ia marr Apple-it pozitën që e kishte mbajtur për kohë të gjatë. Besnikëria e Apple-it ndaj markës për kohë të gjatë është promovuar si forcë përkundër pozitës dominuese të Samsung-ut në treg. LG-ja ishte prapa Apple -it në vendin e tretë, ndërsa Nokia dhe Sony u barazuan në vendin e katërt.

Sipas Robert Passikoff-it, presidenti i Brand Keys, kompania që ka bërë anketën, ku ishin të anketuar 39,000 persona,  në bazë të cilës është përpiluar lista e tanishme, ka thënë se dallimi midis vendit të parë dhe dytë është shumë  i një rëndësisë së madhe.

Dikush mund të ketë menduar se pozita e Appel-it ishte e sigurtë kur është fjala për kompjuterët,  llaptop, por kjo mbase nuk është e vërtetë. Tani Samsung-u dhe Cupertio janë në pozitën e njëjtë për spotin numër një. Pjesa tjetër ishte e lidhur ngushtë midis Asus-it, Sony-it dhe Toshiba-s, Acer-in dhe HP, Leonovo dhe Vizio dhe Dell-in në fund të listës.

Mes tjerash, anketa ka mbledhur të dhëna për besnikërinë ndaj blerësit në kategorinë e tabletave ku Kindle Fire i Amazon-it i prinë grupit me një diferencë solide, por Samsung-u përsëri e zbriti Appel-in në vendin e dytë. As iPpad i Apple-it nuk ia doli më mirë në kategorinë e e-lexuesit ku Kindle mban vendin e parë i ndjekur nga Barnes & Noble’s Nook.

Këto trende po i zbulojnë dallimet se sa kërkohet risia prej klientëve kur është fjala për mjetet elektronike në të gjitha kategoritë. |ameble| [divider top=”0″]