Tag Archives

3 Articles
Kështu mund të duket iPhone 6 [E përditësuar]

Kështu mund të duket iPhone 6 [E përditësuar]

Kemi dëgjuar thashetheme të shumta për iPhone 6, si dhe kemi parë një sërë fotografish se si do duket ky smartphone.

Tani dy dizajner, Tomas Moyano dhe Nicolas Aichino kanë nxjerr së bashku disa koncepte të mrekullueshme të iPhone 6, të cilat janë të bazuara në detajet që janë përfolur, dhe nga kjo na japin një pamje të qartë se si në të vërtetë mund të duket iPhone i ri, i cili pritet të lansohet këtë vit.

 

iPhone 6 pritet të lansohet në dy madhësi, një me ekran 4.7 inç, dhe tjetri me ekran 5.5 inç, smartphone-t pritet të vijnë në ngjyra të ngjashme me iPhone 5S.

Bashkë më ketë smartphone Apple do të prezantojë edhe gjeneratën e re të procesorëve, Apple A8 e cila është si gjenerata e dytë e procesorëve mobil 64-bit.

Ky model është përfolur të vij me më shumë RAM se sa iPhone 5S, dhe pritet gjithashtu të vijë me grafikë të përmirësuar, plus kamerën e pasme dhe atë frontale të përmirësuar.

[E përditësuar]

Duke u bazuar në të gjitha thashethemet për modelin e ri në videon më poshtë është paraqitur edhe video koncepti se si do të duket iPhone 6.

Apple është përfolur të lansoj këto modele të iPhone-it në Shtator, së bashku me Apple iWatch dhe versionin iOS 8. /ameble

Porositë e para për iPhone 6 thuhet të jenë rreth 70 milionë

Porositë e para për iPhone 6 thuhet të jenë rreth 70 milionë

iPhone 6 koncept (7)Smartphone iPhone 6 i ri pritet të hy në prodhim këtë muaj, Apple pritet të lansoj ketë model në Shtator, dhe si duket kompania ka porositur një numër të madh të tyre për prodhim.

Sipas një raporti të fundit, Apple ka bërë porosinë tek furnizuesit e saj që përfshijnë Foxconn dhe Pegatron dhe numri që ka porositur thuhet të jetë rreth 68 milionë aparate vetëm për të serinë së parë të tyre. Apple do të lansojë dy versione të ndryshme të iPhone 6, një model 5.5 inç i cili thuhet të jetë iPhone Air, dhe një model më të vogël 4.7 inç dhe nga dita e djeshme edhe shfaqë lajmi së ekrani i tij do të jetë nga gjami safir. Kjo do të bëjë iPhone-in i ri më të qëndrueshëm se modelet e mëparshme, sepse ekrani do të jetë shumë më rezistent ndaj gërvishtjeve dhe më i fortë nga thyerjet.

Apple është përfolur të lansoj këto modele të iPhone-it në Shtator, së bashku me Apple iWatch dhe versionin iOS 8. /ameble

Dy modelet e iPhone 6 do të jenë me specifika të ndryshme

Dy modelet e iPhone 6 do të jenë me specifika të ndryshme

iPhone 6Apple gjatë këtij viti pritet të lansoj dy modele të iPhone 6, një me një ekran 4.7 inç, kurse tjetri me 5.5 inç, mirëpo më herët është spekuluar se të dy pajisjet do të vijnë me harduer të njëjtë. Sipas një raporti të fundit, të dy modelet e iPhone 6 do të vijnë me specifika të ndryshme, modeli 5.5 inç është thënë të vijë me kamerën dhe hapësirën e të dhënave ndryshe nga modeli 4.7 inç.

Ne, më parë kemi dëgjuar se iPhone-i i ri do të vijë me kamerën e re që do të ketë funksionin për stabilizim elektronik të imazhit (Electronic Image Stabilization – EIS), mirëpo kjo si duket do të futet në modeli 4.7 inç, kurse modeli 5.5 inç do të ketë kamerën edhe më të avancuar. Lajmi vjen nga ueb-faqja kineze Feng (e përkthyer), e cila ka shkruar se modeli 5.5 inç e iPhone-it të ri do të vijë me kamerë ku përfshinë stabilizimin optik të imazhit, pajisja është përfolur edhe për hapësirën e të dhënave që pritet ta jetë 128GB.

Pjesa tjetër e specifikave në të dy pajisjet pritet të jenë të njëjta, të dy modelet do të pajisen me procesorë 64-bit Apple 8 dhe do të kenë më shumë RAM. Është e mundur se iPhone 6 me ekran 4.7 inç do të ketë rezolucionin 1704 x 960 pikselë, kurse tjetri me ekran 5.5 inç do të jetë me rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselë.

Apple është përfolur të lansoj këto modele të iPhone-it në Shtator, së bashku me Apple iWatch dhe versionin iOS 8. /ameble