Tag Archives

281 Articles
Specifikat që mund të vijnë në iPhone 8

Specifikat që mund të vijnë në iPhone 8

Sipas dy ekipeve të kompanive të njohura analistike të cilat kanë sjellur pikëpamjet e tyre rreth asaj se qfarë mund të presim në modelet e iPhone të këtij viti thuhet:

Sipas JP Morgan, iPhone 8 do të ketë ekran të plotë, prej skajit në skajin tjetër, kamerën dyshe, përmirësim në teknologjinë e rezistencës ndaj ujit, altoparlantë më të fuqishëm dhe AirPod pa pagesë.

Për më shumë, firma deklaron se modelet iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus do të kenë pjesën e pasme të mbuluar nga xhami dhe jo alumini, sikurse ndodhë zakonisht me produktet e tilla të Apple.

Në anën tjetër, CLSA pohon se Apple do të inkuadrojë sensorin Touch ID në pjesën e pasme të iPhone 8 për shkak se kompania nuk do të jetë në gjendje të përshtat atë në pjesën frontale. Për më shumë, kjo kompani poashtu parashikon instalimin e kamerës dyshe, si kamerë kryesore e produktit.

Megjithatë, edhe pse firmat e tilla kanë shpesh informata nga burime të sigurta, ato nuk i kanë gjithmonë detajet e sakta.

iPhone 7S dhe 7S Plus së bashku me iPhone 8 pritet të njoftohen në shtator, edhe pse pajisja e fundit mund të ketë vonesë në dërgesa./ameble

Si të instalojmë Whatsapp në iPad

Si të instalojmë Whatsapp në iPad

A ke një iPad dhe dëshiron të instalosh Whatsapp në të?

Nëse po, atëherë këtu ju shfaqim se si të instaloni Whatsapp në iPad.

1.Merrni .ipa skedarin (fajllin).

Para se të fillojmë ajo çfarë duhet të bëjmë është të instalojmë skedarin e aplikacionit i cili përdor formatin .ipa. Këtë nuk mund ta bëjmë direkt në iPad, për këtë arsye do ta bëjmë në mënyrën e vjetër, do ta shkarkojmë atë në Mac. Hapeni Finder dhe shkoni në dosjen e muzikës – se ku është e vendosur kjo, varet nga versioni i OS. Mund ta bëni thjesht duke shtypur Go në menynë lartë. Shtypeni Home e pastaj iTunes pastaj iTunes Media e më pas Mobile Applications ose drejt nga iTunesMobile Applications. Aty do t’i gjeni të gjithë .ipa skedarët që keni shkarkuar. Gjejeni skedarin Whatsapp dhe zhvendoseni në desktop.

Finder> Home > Music > iTunes > iTunes Media >Mobile Applications > WhatsApp.ipa

 2.Shkarkoni dhe startoni iFunbox

Lidheni iPadin me Mac. Përveç iTunes do të na nevojtiet edhe një tjetër program, që të i menaxhojmë skedarët në iPad. Ky është iFunbox i cili mund të shkarkohet këtu. Shkarkojeni dhe startojeni.

  1. Hapeni iFunbox dhe klikoni Install App
  2. Duhet ta shihni Whatsapp.ipa këtu. Hapeni
  3. Aplikacioni Whatsapp do të instalohet në iPad.

3.Instaloni Whatsapp në iPhone

Tani, duhet të instaloni Whatsapp në iPhone ashtu siç e keni bërë gjithmonë, duhet të jetë një instalim i ri, nëse e keni të instaluar më herët ndoshta duhet ta shlyeni dhe ta instaloni përsëri. Hapeni, dhe regjistrohuni me numrin që dëshironi ta përdorni në iPad. Si zakonisht do ju vijë kodi për verifikim.

Kur ta përfundoni lidheni iPhonin tuaj me Mac. Shkoni në User Applications nën hyrjen për iPhone klikoni dy herë te Whatsapp dhe më pas kopjoni dosjet Libary dhe Documents në desktop. Kjo përmban të dhënat e regjistrimit.

User Applications > WhatsApp > kopjo Library dhe Documents në desktop

4.Kopjimi i të dhënave të regjistrimit

Gati përfunduam. Largoni iPhonin dhe lidheni përsëri Ipadin me Mac dhe hapeni iFunbox, shkoni tek User Applications nën hyrjen për iPad dhe pastaj në Whatsapp. Documents dhe Library që ndodhen këtu i zëvendësojmë me ato që ndodhen në desktop pra të dhënat që i kemi dhënë në iPhone i kopjojmë në iPad.

Mbylleni Whatsapp në iPad dhe hapeni përsëri në mënyrë që ta largojmë mesazhin që thotë që aplikacioni nuk punon.

Do të keni mundësi që shumë mirë ta përdorni Whatsapp në iPad nëse i bëni të gjithë këta hapa me kujdes.

 

iPhone 8 vjen me ekran të lakuar

iPhone 8 vjen me ekran të lakuar

Apple ka bërë një porosi të madhe të ekranëve të lakuar OLED nga Samsung, bazuar në shumë raporte që burojnë nga zinxhiri aziatik i furnizimit të Apple. Porosia  po nxit thashethemet që modeli i ardhshëm iPhone 8 do të ketë ekran të lakuar.

Në mes tjerash Nikkei Asian Review ka raportuar:

“Apple ka porositur 70 milion njësi të paneleve OLED nga Samsung këtë vit, përderisa Samsung po përgatit që të shesë në total deri 95 milion njësi për Apple në këtë vit, në rast se kërkesat i kalojnë pritshmëritë”

DigiTimes, i cili ka një rekord sa i përket thashethemeve për iPhone, të enjten theksoi raporte tjera nga mediet aziatike:

“Raportohet që Apple ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Samsung Display për furnizim me panele OLED në vlerë prej 9 miliardë $,”

Nuk është e qartë nëse ekranet do të jenë të lakuar për të mbështetur funksione të reja, ashtu sikur pajisjet Galaxy të Samsung janë, apo ekrani i lakuar do të jetë për arsye estetike. iPhone 7 plus e ka një lakim të vogël të ekranit, por nuk ka ndonjë funksion.

Edhe Wall Street Journal, në vitin 2016 po ashtu ka raportuar se Apple po i shqyrton ekranet e lakuara. Megjithatë, kohëve të fundit, thashethemet kanë sugjeruar se Apple do të vazhdoj me ekranet e rrafshëta.

Apple pritet që t’i prezantoj tri pajisje të reja më vonë gjatë këtij viti, viti i dhjetë i lansimit të iPhone. Një pajisje me ekran të madh mund të ketë një emër special si iPhone 8, iPhone X ose iPhone Edition. Dy pajisje tjera më të vogla priten së bashku me të si përditësime të produkteve tradicionale. Këto pajisje pritet të kenë ekran të rrafshët, bazuar në DigiTimes./ameble

 

iPhone 8 vjen me wireless mbushës (charger)

iPhone 8 vjen me wireless mbushës (charger)

Në shtator të këtij viti pritet lancimi i smartphonit iPhone 8 i cili do të vijë me shumë të rreja ku prej tyre do të jetë edhe shërbimi i shumëpritur Wireless Charging.

Është shumë e pa qartë se si Apple do të funksionalizojë wireless charger, por duket se po merr konceptin e mbushjes me wireless nga kundërshtari më i madh Samsung. Sidoqoftë, Apple ka njoftuar se që nga shkurti i vitit të kaluar, është duke punuar në zhvillimin e pajisjes wireless charging.

Apple poashtu lajmëroi se iPhone 8 mund të kushtojë më shumë se 1000$ për shkak të risive të reja që do të sjell në iPhonen e ri. /ameble.com

Koha për iPhone me 32GB hapësirë të largohet nga tregu

Koha për iPhone me 32GB hapësirë të largohet nga tregu

Apple planifikon që në lancimin e radhës të modelit të ri, iPhone 8, i cili pritet të jetë në shtator të kë këtij vitit, të fillojë prodhimin e pajisjeve me hapësirë të brendshme nga 64GB e tutje. Këto janë të rreja të mrekullueshme për përdoruesit të brendit Apple. Si duket ky vendim tregon se gjiganti Apple dëshiron gradualisht t’i largojë nga tregu iPhonet me hapësirë të vogël.

Ky veprim mund të paraqet një pakënaqësi tek përdorëset e pajisjeve Apple, për arsye se do të ketë një ndikim edhe në ngritjen e çmimeve të iPhone-ve. Nga përvoja e deritanishme, me rritjen e hapësirës së brendshme të një modeli të iPhone-it, është rritur drejtpërsëdrejti edhe çmimi i tij.

Shumica e përdoruesve janë të kënaqur me vendimin nga Apple, për zgjerimin e hapësirave të brendshme, pasi që modelet me 16 GB ose 32 GB, nuk kanë pasur hapësirën e mjaftueshme për një përdorues, ose nuk kanë plotësuar në tërësi nevojat e tyre. /ameble.com

Apple blen 70 milion ekrane për iPhone 8 nga Samsung

Apple blen 70 milion ekrane për iPhone 8 nga Samsung

Në shtator të këtij viti pritet të lansohet iPhone 8 nga Apple e cila pritet të vijë me 3 versione për përdoruesit e saj.
Apple planifikon të lansojë smartphonen e ri iPhone 8 me ekran prej 4.7 inch dhe me 5.5 inch iPhone 8 plus, ata planifikojnë që iPhone 8 të lansohet me ekrane OLED.
Sipas raporteve të fundit, Apple ka porositur më shumë se 70 milionë ekrane OLED të cilat janë të prodhuara nga Samsung i cili njihet si rival i madh i kompanisë Apple.

Samsung planifikon prodhimin e më shumë se 95 milionë ekraneve për Apple për shkak se pritshmëritë e porositjeve të iPhone 8 mund të tejkalojnë.
Ne gjithashtu mund të presim edhe performanca më të mira nga procesorët që do të përdoren në iPhone 8, po ashtu pritet që në iPhone 8 të lansohet edhe Wireless Charging.
Me lansimin e smartphoneve të rijnë pritet të lansohet edhe  iOs 11 në shtator.

Në moment që do të dalin fotot e para të telefonit të Apple ne do të ju njoftojmë./ameble.com

Është zyrtare (ndoshta), iPhone 8 do të ketë ekran OLED!

Është zyrtare (ndoshta), iPhone 8 do të ketë ekran OLED!

Le t’i lemë thashethemet anash, iPhone 8 do të ketë ekranin OLED, mendohet. Akoma nuk është e konfirmuar nga Apple në ketë kohë, por siç duket kjo do të jetë e vërtetë pasi para ca muajsh Apple porositi mbi 70 milionë ekrane OLED nga rivali i tyre kompania Samsung.

Thashethemet janë përhapur që para shumë muajsh. Por tani janë vetëm disa fakte të vogla se Apple do te hedh ne treg një gjeneratë të re iPhone-ësh me ekrane OLED dhe me një ekran të lakuar si Galaxy S8 ose Galaxy S7 Edge.

Ekranet OLED mund të jenë vetëm në një nga tre modelet që do të lansohen këtë vit dhe me shumë mundësi, duke u bazuar në thashethemet e dalura do te jetë vetëm në modelin me të mirë që i cili gjithashtu sipas thashethemeve do të quhet “iPhone Edition”. Gjithashtu është dhe një thashethem tjetër i cili ky model mund te ketë IRIS Scanner (skanimi i retinës së syrit për tu kyçur në pajisje) si dhe Wireless Charging (mbushësi i pajisjes pa kabull) /ameble.com

Lëshohet iOS 10 Beta 2 për iPhone, iPad dhe iPod touch

Lëshohet iOS 10 Beta 2 për iPhone, iPad dhe iPod touch

Dy ditë pas lëshimit të versionit beta për zhvilluesit, Apple tani ka lëshuar versionin iOS 10 beta 2 për të gjithë përdoruesit publik. Nëse dëshironi të keni me pak gabime dhe sfidoni atë, atëherë mund ta shkarkoni dhe instaloni softuerin menjëherë për iPhone, iPad, dhe iPod touch.

Më poshtë është lista e pajisjeve që përkrah ky version, tani për të gjithë përdoruesit:

  • iPad 4th gen
  • iPad Air
  • iPad Air 2
  • iPad Pro
  • iPad mini 2
  • iPad mini 3
  • iPad mini 4
  • iPod touch 6th gen
  • iPhone 5
  • iPhone 5c
  • iPhone 5s
  • iPhone SE
  • iPhone 6
  • iPhone 6 Plus
  • iPhone 6s
  • iPhone 6s Plus
Apple feston 40 vjetorin e kompanisë

Apple feston 40 vjetorin e kompanisë

Gjiganti Apple u themelua 40 vjet më parë, më 1 prill 1976 nga i ndjeri Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne.

Kompania ka festuar ditëlindjen e tyre të 40-të duke shfaqur një flamur pirat në Infinite Loop selinë e tyre në Cupertino, Kaliforni, të cilën mund ta shihni në foton e  poshtme e cila ishte e postuar në llogarinë e tyre në Twitter.

apple-campus

Apple ka filluar në garazhin e Steve Jobs-it 40 vjet më parë dhe tani është një nga kompanitë më të vlefshme në botë.

https://youtu.be/mtY0K2fiFOA

Produktet e Apple janë bërë shumë të popullarizuara me teknologjitë si iPod, iPhone dhe iPad të cilat kanë ndryshuar edhe mënyrën se si njerëzit i përdorin ato. /ameble

iPhone 7 do të jetë edhe më i hollë

iPhone 7 do të jetë edhe më i hollë

Smartphone i ardhshëm i Apple-it, iPhone 7, do të sjellë një dizajn të ri që do të jetë mbresëlënës, 1mm më i hollë se sa iPhone 6S. Pajisja pritet të vijë pa portën e kufjeve, por mund të vijë me altoparlantë stereo ngjashëm si në iPad Pro.

iPhone 7 koncept

Me 1mm më i hollë se iPhone 6S, iPhone 7 dimensionet e tij pritet ti ketë vetëm 6.1mm, e që e do të jetë iPhone-i më i hollë deri më sot – dhe një nga smartphone-t me të hollë në treg në përgjithësi. Rivali i tij kryesor, Samsung Galaxy S7 posedon dimensione 7.9mm – 1.1mm më shumë se ai i vitit të kaluar Galaxy S6.

Macotakara për modelin e ardhshëm të iPhone-it aq të hollë thotë se Apple e sjellë duke e hequr portën për kufje të smartphone-it. Përdoruesit në vend të kësaj duhet të llogarisin në kufje me Bluetooth apo me lidhje të dritës.

Pjesa tjetër e dimensioneve, lartësia dhe gjerësia pritet të mbesin të njëjta. /ameble

Apple Siri do të vijë edhe në pajisjet Mac me versionin OS X 10.12

Apple Siri do të vijë edhe në pajisjet Mac me versionin OS X 10.12

iMACApple Siri aktualisht është në dispozicion për pajisjet iPhone dhe iPad, kurse tani sipas një raporti të fundit po flitet se Siri do të vijë edhe për Mac në sistemin OS X. Kompania Apple do ta shtojë shërbimin Siri për Mac gjatë këtij viti, respektivisht kur t’i vijë radha lansimit të ardhshëm të versionit OS X, që do të jetë OS X 10.12.

Sipas Mark Gurman nga portali 9 to 5 Mac, Siri do të vendoset në Menynë e Mac-ut ngjashëm sikur Spotlight dhe do të jetë me zë aktiv.

Kompania Apple, versionin
pritet të lansoj në ngjarjen e rregullt të tyre për zhvillues (Worldwide Developer Conference) e që pritet të mbahet në muajin Qershor, kurse softueri i sistemit do të dal në Shtator ose Tetor të këtij viti. /ameble

75 % të pajisjeve iOS tani përdorin versionin iOS 9

75 % të pajisjeve iOS tani përdorin versionin iOS 9

iOS 9Kompania Apple ka publikuar disa detaje në lidhje me adoptimit e sistemit operativ në pajisjet e tyre, si dhe ka paraqitur një tabelë të asaj se si versioni i ri iOS 9 ka ecur kohët e fundit.

Sipas të dhënave të fundit, iOS 9 tani gjendet në 75% të pajisjeve të Apple-it, iOS 8 në 19%, ndërsa iOS 7 në 7% të pajisjeve.
Sipas kësaj shumica e përdoruesve tani janë duke përdorur iOS 9 pavarësisht disa problemeve që janë paraqitur në ketë version.

Kompania ka lëshuar edhe versionin iOS 9.3 Beta për zhvilluesit, i cili sjell disa karakteristika të dobishme për pajisjet, veçanërisht për iPad që ofron mundësinë e përdorimit multiuser. Sa i përket këtij versioni nuk janë dhënë informata se kur pritet të lëshohet për përdoruesit tjerë. /ameble