Tag Archives

2 Articles
Bashkohen Ashton Kutcher dhe Lenovo për serinë e re të smartphone-ve

Bashkohen Ashton Kutcher dhe Lenovo për serinë e re të smartphone-ve

Ashton Kutcher and LenovoVitin e kaluar kur Lenovo kishte paraqitur në prezantim aktorin Ashton Kutcher si një “inxhinier të teknologjisë” për ndihmë në hartimin e tabletit të tyre Yoga, të gjithë kanë menduar se është vetëm reklamë. Si duket kjo ishte gabim. Aktori, i cili portretizoi edhe rolin e Steve Jobs-it, thuhet se do të luajë një rol aktiv në zhvillimin e një serie të re të smartphone-ve për Lenovo, ka deklaruar kompania për Re/code.

Ndryshe nga partneriteti i Alicia Keys me BlackBerry-n, Ashton Kutcher këtu do të ketë një rol më shumë se fytyrë reklamuese. Para se të bëhej aktor, Ashton kishte studiuar inxhinierinë biokimike në Universitetin Iowa. Ai ka investuar edhe në një numër të startup-ve të njohura, duke përfshirë Uber dhe Foursquare.

Kompania nuk ka dhënë detaje në lidhje me serinë e këtyre smartphone-ve, duke thënë se ende jemi në fazën fillestare. Është gjithashtu e paqartë nëse do të dalin si produkte të Lenovo-s apo si Motorola. Lansimi zyrtar është planifikuar të ndodh gjatë këtij viti. Për më shumë detaje mbetet të shihet në të ardhmen. /ameble

Filmi “jOBS” nga Ashton Kutcher me datën 19 Prill

Filmi “jOBS” nga Ashton Kutcher me datën 19 Prill

Data zyrtare për shfaqjen e filmit “jOBS” përfundimisht është caktuar. Fillimisht këtë javë do të bëhet premiera e saj botërore në Festivalin e Filmit Sundance dhe pastaj do të zbret në kinematë nga muaji Prill. Data zyrtare e shfaqjes së filmit nëpër kinema është caktuar në përvjetorin e 37-të të themelimit të Apple-it. Kjo do të thotë së data zyrtare e shfaqjes është 19 Prill.

Paraqitja e parë ose premiera e filmit në Sundance do të jetë 25 Janar, në natën e mbylljes së festivalit të filmit atje. Rolin e Steve Jobs do ta luaj aktori i njohur Ashton Kutcher, dhe filmi është drejtuar nga Joshua Michael Stern dhe e shkruar nga Matthew Whitley.

Ky film paraqet jetën e Steve Jobs-it nga koha kur ai la kolegjin për t’u bërë një nga njerëzit më me ndikim në teknologji. Një pjesë e këtij filmi është inçizuar edhe në garazhin ku edhe kishte filluar Apple.

Për suksesin mbetet të shihet, mirëpo duket se do të jetë edhe një buxhet tjetër i madh për Steve Jobs-in dhe filmin që është punuar nga Sony. |ameble| [divider top=”0″]