Tag Archives

2 Articles
BarCamp Prishtina #20

BarCamp Prishtina #20

BarCamp Prishtina për të njëzeten herë i sjellë kryeqytetit takimin e përmuajtshëm të komunitetit ku edhe kësaj radhe nuk do të mungojnë prezantimet interesante dhe diskutimet interaktive.

BarCamp Prishtina #20 do të mbahet më datë 27 shkurt 2014 nga ora 17:00 në Teatrin ODA në Prishtinë.

BarCamp Prishtina 20 -1

– Alejtin Berisha është drejtor ekzekutiv i Kolegjit Universum, anëtar i bordit në European Higher Education Society, bashkëpunëtor në Institutin Steinhardt për Politika të Arsimit të lartë në New York University. Alejtini po ashtu është bashkëthemelues i iziSurvey.com. Aktiv në fushën e ndërmarrësisë dhe kontribues në komunitet, Alejtini punon në fuqizimin e pozitës së të rinjëve në Kosovë përmes avancimit të arsimit dhe stimulimit të ndërmarrësisë dhe teknologjisë. Alejtini do të flas mbi përkrahjen që Universum u jep të rinjëve në teknologji dhe inxhinieri.

– Adonis Berisha është student në shkenca kompjuterike në Kolegjin Universum. Ai u bë i njohur me avancimet e tij në fushën e inxhinierisë duke krijuar produkte dhe zgjidhje të reja, të pa njohura më parë në Kosovë. Adonisi mund ta dhez veturen me sms, krijon energji nga uji apo edhe nje mausë kompjuteri i vendosur në dorëz dhe i cili funksionon me senzorë. Klan Kosova ka bërë storje për shpikjet e tij. Ai në BarCamp do të prezantoj punën e tij te deri tanishme.

– Ilir Bajri është kompozitor që vokacion kryesor ka jazz muzikën. Anetare i jazz formacioneve në vitet `90 (Classic Jazz Trio, Quasi Fusion Band, Ilir Bajri Quartet). Shkruan me sukses muzikë për teatër dhe film. Si njohës i mirë i muzikës në kompjuter është sprovuar me sukses në fushën e muzikës ektroakustike ( “Vijëzimi”, “Përtej“ dhe “I-Turn-U). Qe nga viti 2005 organizon dhe udhëheq me Prishtina Jazz Festival i cili kete vit do te realizoje edicionin e dhjete te tij! Ne BarCamp Iliri do të flas për profesionin e muzicientit & ngritjen e nivelit profesional përmes organizmit të aktiviteteve kulturoro-shoqnore!

– Valmir Mustafa është i angazhuar si projekt kordinator në ndërmarrjen EYE Sh.P.K., Valmiri në BarCamp do të prezentoj garën EYE Venture për 2014. EYE Venture është një garë e përvitshme biznesi e cila organizohet nga EYE për të rinjtë, studentët dhe ndërmarrësit nga Kosova dhe Diaspora me ide inovative dhe të shquara biznesi. Gara ka për qëllim të promovojë kandidatët më të shquar, të investojë në idetë premtuese dhe bindëse të tyre, t’i udhëzojë ata nëpërmjet procesit të planit të biznesit, si dhe ata t’i ndihmojë të shndërrojnë konceptet e tyre në biznese të suksesshme në rritje, nëpërmjet ekspertizës sonë menaxheriale dhe burimeve financiare. Ameble do të jetë prezent aty dhe ta përcjell ketë ngjarje për së afërmi. /ameble

BarCamp Prishtina #16

BarCamp Prishtina #16

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundation dhe që është i gjashtëmbëdhjeti me radhë, do të mbahet më 24 tetor 2013 në Sabaja Drs Beer House.

BarCamp Prishtina #16 1

Ky BarCamp do të sjellë në një vend tre folës të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme të cilat ndërlidhen në një formë apo tjetër. Tema e parë do të jetë Birra, tema e dytë do të jetë sistemet e automatizuara dhe për fund do të bashkëbisedojmë se si kompanitë punojnë për të nxjerrë një produkt në treg.

Alex Butler vjen në Prishtinë nga Rochester, NY. Nga fillimet e para të bërjes së birrës në shtëpi, Alex Butler është tani partner dhe Brewmaster në Sabaja Craft Brewery. Ai do të flas për historinë e birrës dhe rëndësinë e saj. Ai gjithashtu do të flas për birrat e para artizanale në Kosovë, Birrat Sabaja, dallimi me birrat tjera në treg etj.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i Universitetit për Biznes dhe Teknologji dhe Dr. Sc. Muzafer Shala, Dekan i Fakultetit të Menaxhimit të Mekatronikës & ud. Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë do të flasin për rolin e Menaxhimit të Mekatronikës në Industrinë e Kosovës. Ata gjithashtu do të flasin për sistemet automatike të prodhimit. Në fund për audiencën do të paraqiten robotët autonomë “Nao”.

Valon Sopi është dizajner grafik i fokusuar në krijimin e produkteve për web. Si themelues i boldUnderline. llc, bashkë me ekipin e kompanisë ai ka krijuar për klientë të njohur në vend dhe botë. Përvoja e Valonit shtrihet në dizajn, zhvillim, marketing, dhe ndërtim ekipesh. Në BarCamp, Valoni do ta prezantoj produktin e fundit të boldUnderline. llc, Goodwerp. Mes tjerash ai do të disuktojë për rrugëtimin e krijimit të produktit prej idesë, ekzekutimit, e deri tek lansimi i platformës dhe marketingut për botë — si dhe sfidat, sukseset, e mësimet e ndryshme gjatë rrugës. Goodwerp është aplikacion për menaxhimin e projekteve dhe bashkëpunim, i krijuar enkas për firmat kreative në botë.