Tag Archives

6 Articles
Satya Nadella, emërohet kryeshef i ri i Microsoft-it

Satya Nadella, emërohet kryeshef i ri i Microsoft-it

SatyaMicrosoft sot, pas shumë muajsh spekulime i dha fund përzgjedhjes së kryeshefit të ri dhe kështu zyrtarisht ka emëruar Satya Nadella. Nadella ka qenë punonjës i Microsoft-it që 22 vite dhe së fundmi ka shërbyer si zëvendëspresident ekzekutiv i kompanisë për Cloud dhe Enterprise.

“Mundësitë përpara për Microsoft-in janë të shumta, por për t’i kapur ato ne duhet të përqendrohemi në mënyrë të qartë dhe të lëvizim më shpejt duke vazhduar me transformime,” ka thënë sot Nadella. Një pjesë e madhe e punës sime është që të përshpejtojmë aftësinë tonë për të sjellë produkte të reja në mënyrë më të shpejt për klientët tanë”

Kurse kryeshefi në largim Steve Ballmer u ka dërguar një letër punonjësve të Microsoft-it, në të cilën ai ka vlerësuar aftësitë teknike të Nadella-së dhe njohurit e tij të mëdha për biznesin. “Unë nga afër kam punuar për shumë vite me Satya dhe kam parë këto aftësi shumë herë, ka thënë Ballmer. Ai nuk është i vetëm, ekipi udhëheqës i yni sikur tani nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe së bashku ky ekip do të shty kompaninë përpara.”

Ndërkohë , Bill Gates është duke rënë nga pozita e tij si kryetar i bordit të drejtorëve, ai tani do të shërbejë në bord si themelues dhe këshilltar për teknologji si dhe do të punojë ngushtë me Nadella-n.

[highlight color=”yellow”]Kush është Satya Nadella? [/highlight]

I lindur në vitin 1969 në Hyderabad të Indisë, Satya Nadella përfundoi shkollimin e tij në Shkollën Publike tëHyderabad-it dhe më pas u diplomua si Inxhinieri në Elektronikë dhe Telekomunikacion nga Instituti i Teknologjisë në Manipal. Ai, si shumë prej inxhinierëve të asaj kohe, vazhdoi dhe përfundoj arsimin e tij në inxhinieri jashtë vendit si Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti i Wisconsin-Milwaukee. Dhe krejt në fund, ai rrumbullakoj arsimimin e tij me një diplomë Master në Administrim dhe Biznes në Universitetin e Çikagos.

Nadella karrierën e tij e ka filluar në Sun Microsystems, para se të filloj për Microsoft-in në vitin 1992, ku aty ishte si menaxher i programit në grupin e Windows-it për marrëdhënieve dhe zhvillim. Dhe kështu Nadella nga ajo kohë ka lëvizur shumë shpejt në pozita të larta dhe të ndryshme të kësaj kompanie. /ameble

Bill Gates ofron 5,000 $

Bill Gates ofron 5,000 $

by maliu 1 Comment

Në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet me të madhe një fotografi e themeluesit të kompanisë gjigante Microsoft, Bill Gates.

Deri më tani kjo foto ka arritur një numër jashtëzakonisht të madh të shpërndarjes duke arritur në 572,637.

Shtrohet pyetja, çfarë është arsyeja e shpërndarjes së një fotoje?

Bill Gates FB

Siç shihet në foto, Bill Gates me stilin e tij modest dhe një buzëqeshje të zakonshme është duke mbajtur një letër të formatit A4 në të cilën shkruan:

“Hey Facebook,

As some of you may know, I’m Bill Gates. If you click the “share” link, I will give you $ 5,000. It’s about time I give back to the people”

Që shkurt në përkthim i bie, nëse ju e shpërndani këtë foto Bill Gates do t’iu jap 5,000 $!

Pra, një veprim ose aksion interesant dhe shumë kureshtar!

Ne nuk mund të japim një konkludim për foton se a është bërë ndonjë foto-montazh, por duke u bazuar në numrin e shpërndarë deri me tani mund të jetë edhe reale.

Nëse jeni kureshtar edhe ju, mund të provoni edhe ju duke përcjell linkun Bill Gates ofron 5,000$. |ameble|

Video nga Gates, Zuckerberg etj…që të mësojmë programimin

Video nga Gates, Zuckerberg etj…që të mësojmë programimin

Në përpjekje për të inkurajuar nxënësit të mësojnë programimin dhe të bëhën kodues, disa njërës të famshëm të botës së teknologjisë dhe jo-teknologjisë kanë postuar një video në emër të code.org, një organizatë jo-fitimprurëse që promovon këtë nismë.

Kjo video në Youtube përmban Bill Gates (Microsoft), Mark Zuckerberg (Facebook), Gabe (Valve Software), will.i.am (artist nga Black Eyed Peas), Jack Dorsey (Twitter), dhe Chris Bosh (ylli i NBA) etj. Video frymëzuese që u publikua në YouTube më 26 shkurt nga këta të famshëm, rrëfejnë se si kanë filluar me kodim nga një mënyrë fillestare dhe si ata arritën dhe ku janë sot me anë të kodimit.

Mirëpo si duket kjo video ka dhënë alarmin, sepse është shikuar me mbi 6 milion herë deri më tani dhe po shikohet vazhdimisht. Video, synimin kryesor përveç ne krejt botën e ka edhe tek shkollat amerikane nga të cilat 90% e kanë ndaluar mësimdhënien në programim apo kodime.

Njëjta gjë do të kishte qenë mirë të bëhet edhe në shkollat tona sepse me sa kemi njohuri, përveç universiteteve pak ose hiç nuk mësohet në shkollat e ulëta dhe kjo video duhet të jetë një shembull apo apel për të gjithë. |ameble|

Shikoni videon:

[youtube id=”nKIu9yen5nc” width=”600″ height=”350″]

Nëse video e mësipërme ishte interesante për ju, ndoshta ju intereson të shikoni edhe versionin më të gjatë.

[youtube id=”dU1xS07N-FA” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Bill Gates, jo i kënaqur me strategjinë për telefoni mobile

Bill Gates, jo i kënaqur me strategjinë për telefoni mobile

Krijuesi dhe ish udhëheqësi ekzekutiv i Microsoft-it, Bill Gates në një intervistë të tij me “CBS This Morning” ka qenë kritik i strategjisë së kompanisë Microsoft për telefoni mobile duke e quajtur ketë një gabim të qartë.

Bill Gates u pyet gjithashtu nëse ai ishte i lumtur me punën e Steve Ballmer, të cilin e ka mbështetur dhe tha: “ai dhe unë janë dy nga kritiket e vetëm dhe mund të imagjinohet. Kanë qenë shumë gjëra të mahnitshme që udhëheqja e Steve-it me kompaninë ka bërë vitin e kaluar. Windows 8 është çelësi i së ardhmes, tableti Surface gjithashtu, pastaj Bing, njerëzit janë duke e parë si një produkt të kërkimit më të mirë, Xbox, e tjerë”, tha ai duke shtuar se kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhet bërë çdo gjë të mundshme.

Edhe pse udhëheqësi ekzekutiv dha dorëheqjen rreth pesë vjet më parë, ai ende ka interes të madh në punën e Microsoft-it. Kritikat vijnë në një moment kur Microsoft mban vetëm 2.4 % të tregut për telefonin mobile, sipas të dhënave të fundit nga IDC.

Se çfarë ka në plan Steve Ballmer për të ardhmen e strategjisë së Microsoft-it për telefoni mobile është e panjohur, por jemi të sigurt se ai do ta mbajt në mend këtë intervistë të Bill Gates. Ndiçni videon e plotë. |ameble|

[youtube id=”SIUSWhipU1I” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Bill Gates flet për produktet e reja nga Microsoft

Bill Gates flet për produktet e reja nga Microsoft

Themeluesi dhe ishshefi ekzekutiv i Microsoft-it, Bill Gates është ulur dhe ka folur për herë të parë në lidhje me fillimin e ardhshëm të Microsoft-it me tabletën e tyre Surface, sistemin operativ Windows 8 dhe Windows Phone 8, të cilat tani për tani janë më të reja për kompaninë, dhe ka shtuar duke thënë së kalimi drejt tabletave është një hap i madh për Microsoft-in.

Përderisa ishshefi ekzekutiv Gates nuk ka qenë për disa vite në krye të Microsoft-it, ai duket se është ende shumë i vetëdijshëm për atë që po ndodh me kompaninë dhe ka shumë për të thënë në lidhje me produktet e ardhshme të Microsoft-it. Gates në një intervistë të shkurt pesë minuta për “Next at Microsoft” ka folur dhe ka lavdëruar tabletën Surface, Windows 8 dhe Windows Phone 8.

Gates tha se përdoruesit në ditët e sotme “dëshirojnë që gjërat që i bëjnë tani, duan që ato të jenë në një mënyrë jashtëzakonisht të thjeshtë.” Për shkak të kësaj ai thotë se Microsoft është përzierja e të gjitha formave të ndryshme për të sjell pajisje të lehta dhe për t’u përdorur nga të gjithë.

Gates gjithashtu ka shfaqur disa njohuri për të ardhmen e kompanisë duke thënë se përdoruesit do të jenë “të habitur” për planet dhe përpjekjet që Microsoft ka vënë përpara për produktet e saja të ardhshme dhe se kjo është një pikë kthesë për kompaninë sa i përket inovacionit për produktet e reja. Gates në fund ka shtuar duke thënë “this is the big time for Microsoft”. |ameble|

[youtube id=”gFDTN25qip8″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Bill Gates është ende njeriu më i pasur në Amerikë me 66 miliard $

Bill Gates është ende njeriu më i pasur në Amerikë me 66 miliard $

Mediat nga Forbes raportojnë se Bill Gates, Warren Buffett dhe Larry Ellison kanë një rritje prej 7 – 8 miliard $. Me këtë rritje të kapitalit, Bill Gates tani më renditet në vendin e parë me vlerë neto prej 66 miliard $, që i bie 20 miliard $ diferencë nga vendi i dytë në të cilin renditet Larry Eillison me 46 miliard $. Vendi i tretë i takon Warren Buffet me një vlerë prej 41 miliard $. Në vendin e katërt dhe të pestë renditen vëllezërit Charles dhe David Koch me vlerë prej 31 miliard $. Në vendin e gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë renditen anëtarët e familjes Walton (Wal-Mart), ndërsa numri dhjetë në listë është Michael Bloomberg me vlerë neto prej 25 miliard $.

Industria e teknologjisë është shumë mirë e përfaqësuar në listën e këtij viti. Në listën e 20 më të pasurve përveç Gates, Ellison, dhe Jeff Bezos Amazon, Larry Page Google dhe Sergey Brin  hyjnë edhe Steve Ballmer dhe Paul Allen. Top 50 përfshin Michael Dell, Laurene Steve Jobs gruaja dhe familja e saj, Mark Zuckerberg, Pierre Omidyar (eBay), dhe Eric Schmidt.

Interesante është se Gates dhe Buffett kanë arritur të ruajnë titujt e tyre si njerëzit e parë dhe të dytë më të pasur në Amerikë,  duke fituar titullin “djemtë më bujar në botë”. Sipas Forbes, deri më tani, të dy kanë dhuruar për ndihmë një shumë të madhe parash në vlerë prej 45 miliardë $. |ameble|[divider top=”0″]