WWW 20 VjetPersoneli në CERN, organizatë përgjegjëse për hartimin e standardeve të Internetit, janë duke festuar ditëlindjen e 20-të të World Wide Web (WWW-Internetit), duke e kthyer ueb faqen e tyre të parë të internetit qe kishin, në atë të tanishmen.

Edhe pse ueb faqja e parë ishte lansuar në vitin 1991, ka qenë data 30 Prill 1993 kur CERN kishte nxjerr teknologjinë WWW në dispozicion për të gjithë pa pagesë.

Kjo faqe e internetit padyshim se ka qenë shumë e varfër nga standardet e sotme, përmbante vetëm tekst që shpjegonte disa nga bazat e World Wide Web. Ajo fillimisht ishte në dispozicion në këtë adresë – http://info.cern.ch/hypertext/WWW/TheProject.html, por qe disa vjet ajo është drejtuar tek http://info.cern.ch.

Kjo ngjarje është edhe një nga ngjarjet e shënuara me kuriozitete tek Galeria jonë “Doza Ditore”. |ameble|