Child Locator Phone është një pajisje e cila ju mundëson të komunikoni si dhe vëzhgoni vend-ndodhjen e fëmijës tuaj. Me vetëm 5 butona në dispozicion, kjo pajisje në formë lodre i posedon të gjitha tiparet thelbësore të një telefoni celular.

Sot, ne jemi në një kohë kur teknologjia sa më shumë mundësi ofron aq ofron edhe dëme. Një përqindje e madhe e prindërve, sot, fëmijëve të moshës së ulët u blejnë pajisje të cilat mbajnë pasoja në vete. Një smartphone apo tablet përveç që e bën fëmijën dembel në mësime dhe detyra, këto pajisje nëse nuk përdoren më kohë dhe masë të caktuar shkaktojnë dëme të mëdha.

Child Locator Phone posedon një dizajn ndryshe dhe gjithashtu në vete përmban shumë opsione të ngjashme të një telefoni standard. Prandaj, shiko videon the kupto së sa ka vlerë ky produkt:

Pra siç e patë brenda kutisë gjenden: pajisja Child Locator Phone, karikuesi (mbushësi i rrymës), kabllo USB, bateria, mbajtësi (lanyard), mjeti ndihmës si dhe udhëzuesi.

Është i ndërtuar nga plastika dhe posedon 5 butona në dispozicion (njërin për thirrje emergjente, SOS). 4 butonat (numra) janë për konfigurimin e numrave familjarë, butoni në mes për thirrje emergjente, kurse me poshtë gjenden tri drita sinjalizuese LED, njëra tregon statusin e rrjetit GPS, tjetra baterinë si dhe e fundit rrjetin GSM. Poshtë pajisjes është porta miniUSB për mbushjen e baterisë.

Kjo pajisje funksionon me rrjetin GSM, për atë arsye i nevojitet një kartelë SIM me GPRS.


Karakteristikat tjera:

  • Vend-ndodhjen e saktë të telefonit mund ta përcillni nëpërmes internetit nga kompjuteri apo edhe smartphone,
  • Nëpërmes një SMS-i ju pranoni vend-ndodhjen e saktë të telefonit në kohë reale,
  • Vëzhgimi më zë gjithashtu ju mundëson të dëgjoni zërin apo vend-ndodhjen e fëmijës tuaj,
  • Posedon opsionin për thirrje nga fëmija në rast nevoje,
  • Përveç këtyre ju mund të shihni edhe historinë e lëvizjes për një ditë, javë apo muaj.

Pra, vërtetë një pajisje me nevojë për prindërit e zënë me punë dhe që kujdesin ndaj fëmijëve e kanë të mangët. Një pajisje që mban në kontroll çdo lëvizje të fëmijës tuaj.

Pajisja gjendet në tregun tonë dhe posedon çmimin 108 €, për porosi na shkruani nëpërmes formës së kontaktit. /ameble