Kur kërkon emrin tuaj në Google, ndodh që me emër të njëjtë si rezultat të shfaqen shumë persona. Njëri aktor, njëri kampion në karate, atlet në kolegj e kështu me radhë. Mirëpo personi me emër Christopher Viatafa, që ka 27 vjet i ka ndodh se ka gjetur veten në listë si i kërkuar (Most Wanted) për Kaliforni, nëpërmes Google-it. Viatafa menjëherë e ka lajmëruar rastin, i cili thotë se asnjëherë nuk ka qenë ndër hetime apo nuk ka bërë ndonjë të keqe.

Christopher_Viatafa

Viatafa nuk kishte ide se si ka mundësi të futet në listën “e të kërkuarve” pavarësisht asaj që nuk ka bërë ndonjë atentat në grup njerëzish siç shkruhet aty. Një gjë është e sigurt se Google di shumë për njerëzit, mirëpo të dhënat që janë gjetur gjatë kërkimit nga Viatafa nuk janë të qarta. Një gjë tjetër kuptohet, se kur je në arrati atëherë Google mund të jetë në kërkim tuajin në bashkëpunim me organizatat kundër krimit, mirëpo kjo çfarë i ka ndodhur Viatafa-së është rast tjetër, ku personi në fjalë siguron se nuk ka bërë asnjëherë ndonjë të keqe.

Kështu që kërko emrin tuaj nëpërmes Google-it dhe shih se ku gjendet emri juaj?/ameble