Google sot ka lëshuar “source code” për Android 4.1 Jelly Bean në AOSP (Android Open Source Project), disa ditë më heret nga ajo çka u parashikua gjatë Google I/O.

Falë kësaj, zhvilluesit e “custom ROM”-ëve siç është grupi i mirënjohur CyanogenMod do të mund të portojnë Jelly Bean për shumë paisje. Ky grup tashmë ka filluar punën sipas profilit të tyre në Google Groups, duke cilësuar se kriteret të cilat vlejnë për CM9 do të vlejne për CM10 gjithashtu (512MB RAM).

Gjithnjë sipas CyanogenMod, ndryshimet dhe mundësitë e reja të Jelly Bean do të inkorporohen shumë shpejt në CM10, me disa ndryshime në launcher-in Trebuchet, përmirsimet në LockScreen, si dhe Theme Engine, ndërkaq pritet që shumë shpejt të fillojnë publikimet e “builds”. |Google Groups|CyanogenMod.com| [divider top=”0″]