Tag Archives

7 Articles
Corning prezanton Gorilla Glass 5, tani edhe me rezistent

Corning prezanton Gorilla Glass 5, tani edhe me rezistent

Kompania Corning ka njoftuar për xhamin mbrojtës të tyre të fundit që përdoret për smartphone dhe tablet, Gorilla Glass 5 i cili është projektuar të jetë më rezistent se sa ai ekzistues.

Sipas Corning, Gorilla Glass 5 është projektuar të jetë më i qëndrueshëm në rast kur bie pajisja në tokë.

Ata kanë bërë një numër testesh laboratorike dhe rreth 80% e kohës gjatë testimit xhami ka mbijetuar kur ka rënë në tokë me fytyrë, nga një lartësi prej 1.6 metrash.

Për më shumë detaje rreth xhamit mbrojtës të ri Gorilla Glass 5 mund të gjeni në ketë link. Ende nuk ka detaje për atë se; cili nga smartphone-t e parë do të perdorë ketë xham. /ameble

Corning prezanton “Project Phire”

Corning prezanton “Project Phire”

Corning_GorillaGlassCorning, prodhuesi i mbrojtësve të ekraneve ka njoftuar zyrtarisht për projektin e tyre të ri “Project Phire”, prodhimin e një materiali të ri që është më shumë rezistent se sa Gorilla Glass, e cila tashmë është përdorur nga disa prodhues të smartphone-ve, që kanë dashur të ofrojnë mbrojtje më të fortë për ekranet e tyre.

Kompania në muajin nëntor kishte njoftuar për versionin Gorilla Glass 4, kurse tani raporton se është duke punuar për të arritur diçka që është edhe më e fortë se kjo. “Krye-shefi i Corning, James Clappin ka thënë se “Ne kemi zhvilluar një produkt të ri nga safiri që do të ofrojë rezistenc zero dhe do të tejkalojë rezistencën e Gorilla Glass.”

Safiri bëri bujë vitin e kaluar kur dolën thashethemet se Apple është duke punuar për të futur ketë material në disa nga produktet e saj të ardhshme duke përdorur xhamin nga Corning.

Tani që Corning ka diçka të tillë shumë nga pajisjet e ardhshme mund ta përdorin ketë teknologji të saj. /ameble

Njoftohet për Antimicrobial Corning Gorilla Glass

Njoftohet për Antimicrobial Corning Gorilla Glass

Antimicrobial Corning Gorilla GlassCorning është e njohur mirë për teknologjinë e tyre Gorilla Glass e cila është përdorur me shumë nga smartphone, dhe tani kjo kompani ka nisur një version të ri të xhamit mbrojtës për smartphone dhe tablet, të quajtur Antimicrobial Corning Gorilla Glass.

Antimicrobial Corning Gorilla Glass është projektuar për t’i ndaluar bakteriet në smartphone-t apo tabletët tuaj, sipas kompanisë kjo do të qëndroj për tërë jetën sa qëndron pajisja.

Deri me tani nuk janë dhënë detaje se në cilët modele të smartphone-ve apo tabletë-ve do të përdoret kjo teknologji e re nga Corning, për më shumë detaje mund të lexoni në uebfaqen Corning. /ameble

Gorilla Glass edhe në ekranet e laptopëve

Gorilla Glass edhe në ekranet e laptopëve

Gorilla Glass NBTCorning Gorilla Glass është bërë e njohur me emrin e saj duke siguruar ekran rezistencë të qëndrueshëm ndaj gërvishtjeve, pluhurit etj. në disa nga smartphone dhe tablet të njohur. Tani kompania është zgjeruar në një fushë të re, laptopat me prekje (touchscreen).

Laptopat me prekje falë sistemit operativ Windows 8 po bëhen dita-ditës shumë të përdorshëm. Kompania në mënyrë të qartë e sheh ketë si një mundësi për të dominuar tregun e saj me Gorilla Glass NBT, ekran ky i projektuar posaçërisht për laptop.

Në një reklamë komike, Gorilla Glass thekson pretendimin se ky ekran nuk do të thyhet ose gërvishet edhe kur ju e mbyllni laptopin dhe rastësisht e keni lënë ndonjë objekt të vogël në tastierë. Kjo nuk ndodh shpesh mirëpo mund të jetë një shembull i asaj çfarë po pretendon të bëj Corning.

Duke pasur parasysh suksesin e Gorilla Glass në tregun e pajisjeve mobile nga kjo në të ardhmen e afërt priten të shfaqen laptop me ekran NBT. Fatmirësisht, kjo nuk do të rris çmimin e pajisjes, kompania thotë se do të rris vetëm 1-2 % të kostos totale të asaj pajisje. |ameble|

Demonstrimi i Gorilla Glass 3 në CES 2013

Demonstrimi i Gorilla Glass 3 në CES 2013

Kompania Corning më parë kishte njoftuar për ekranin e tyre të ri Gorilla Glass 3, të cilin e ka ndërtuar më teknologjinë e përdorur si në produktet e tyre të mëparshme Gorilla Glass mirëpo tani ka futur edhe përbërje tjera kimike dhe lëndë të para atomike të qelqit.

Gorilla Glass 3 tani ofron më shumë rezistencë, dhe është tri herë më shumë rezistent ndaj gërvishtjes dhe ofron 40% reduktim në numrin e dukshëm të gërvishtjeve.

Engadget në CES 2013 ka pasur shansin për të vënë Corning Gorilla Glass 3 nëpër disa teste, të cilat përfshinin një rënie 130 gram duke lëshuar drejt xhamit. Shiko videon e paraqitur më poshtë për të parë se si reziston kjo teknologji e Gorilla Glass 3. |ameble|

[youtube id=”AYCvg1x4gx0″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Një miliard pajisje më Gorilla Glass

Një miliard pajisje më Gorilla Glass

Kompania Corning ka njoftuar se teknologjia e tyre e xhamit Gorilla Glass tani është përdorur në më shumë se një miliard pajisje në mbarë botën, ky lloj xhami i prodhuar nga Corning është përdorur në disa smartphone dhe tableta më të njohur si Apple, Nokia, HTC, Dell, HP, LG, Sony, Lenovo dhe shumë tjera. Gorilla Glass është projektuar për të qenë e qëndrueshme dhe me rezistencë (grithje) zero, e cila e ka bërë atë mjaft të njohur në pajisjet smartphone dhe tabletë, pra gjithmonë kur vendosni të blini pajisje smartphone apo tabletë është me rendësi të shikohet nëse është e përfshirë kjo teknologji në ekran apo jo.

Corning ka folur gjithashtu për modelin e ri të xhamit Willow Glass, i cili është ultra i hollë fleksibil, që është projektuar për t’u përdorur në pajisjet elektronike, dhe kjo mund të përmirësojë prodhimin e LCD-ve dhe paneleve OLED dhe të ndryshojë formën dhe projektimin e pajisjeve në të ardhmen.

Corning është prodhues amerikan i xhamit, qeramikës dhe materialeve të ngjashme, kryesisht për përdorim në industri dhe shkencë. Kjo kompani që nga viti 2008 është përqendruar në sektorë të mëdhenj të biznesit në Teknologjinë e ekranit (Display Technologies). |ameble| [divider top=”0″]

Shfaqet xhami i hollë dhe i lëkundshëm

Shfaqet xhami i hollë dhe i lëkundshëm

Kompania Corning njoftoi për shfaqjen e xhamit të hollë dhe i lëkundshëm i cili mund bëj revolucion në ndryshimin e formës, të gjeneratës së ardhshme në teknologjinë elektronike.

I ashtuquajturi Xham Shelgu Corning do të ketë formë të hollë, ndriçim dhe kosto efikase për aplikime të lehta duke përfshirë ekranet e hollë dhe sipërfaqeve të zgjuara në të ardhmen. Më i holli, më i forti dhe më i lëkundshmi Xham Shelgu Corning ka potencial të mundësoj që ekrani të mbështjellët rreth pajisjeve ose strukturave të ndryshme. Gjithashtu, Xham Shelgu Corning mund të përpunohet në temperatura deri në 500°C ku aftësitë në temperaturat e larta të përpunimit janë të domosdoshme në ekranet e teknologjisë së fundit dhe është një kusht i përpunimit që nuk mund të mbështetët me filmat e polimerit. Xham Shelgu Corning do ti krijoj mundësi industrisë të ndjek temperaturat e larta vazhdueshëm sikurse procesi i prodhimit të gazetave rrotull për rrotull që ishte i pamundur deri më tani. Ai do ti ndihmojë prapavijës së hollë dhe filtrave të ngjyrës për të dy: diodën organike me emetim të lehtë (OLED) dhe ekraneve me kristale të lëngshme (LCD) efektshmëri të lartë, pajisjeve portative sikurse telefonat e mençur, tabletëve dhe të ashtuquajturve kompjuter fletore.

Ekranet për çdo ditë janë bërë më të kërkuar dhe prodhuesit përpiqen ti bëjnë sa më të hollë në pajisjet portative dhe ekranet e mëdhenj.

Xham Shelgu Corning është prodhuar duke përdorur procesin e fuzionit që është pronësi e kompanisë. Përparimet në formimin me shkrirje kanë bërë të mundur për të prodhuar xhamin që është i trashë 100 mikron i përafërt me trashësinë e një fletë letre për kopjim. Në këtë trashësi, na ofron mbyllje hermetike të komponentëve të ndjeshëm duke siguruar gjithashtu veti të shkëlqyeshme optike, termike dhe pronësisë sipërfaqësore.

Corning do të vazhdojë të zhvilloj dhe përmirësojë produktet e reja të xhamit për të arritur performancë të lartë, në ndryshimin e lojës nga e nesërmja për ekranet në tregjet elektronike. /Corning/

[youtube id=”uXQEpVRtGtw” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]