Adobe Creative CloudAdobe në një konferencë që po mbahet në Los Angeles, ka bërë të ditur se versionet e reja për pakot e saj të softuerëve, të cilat përbëhet nga Photoshop, Illustrator, InDesign dhe të tjera, nuk do të jetë më në dispozicion si në të kaluaren, nëpërmjet pakove fizike (CD/DVD).

Ata kanë thënë se do të kalojnë të gjitha në digjital, në shërbimin Cloud, shërbim ky me abonime. Adobe ka vendosur të kaloj të ardhmen e kompanisë në një sistem ndryshe, në vend se të ofrohet pako e dizajnuar bukur dhe me pakicë, Adobe ka vendosur të fus të gjitha pakot Creative Suite në një vend, që është në dispozicion vetëm përmes një modeli të ri të abonimit.

Kompania gjithashtu ka njoftuar për një seri të përmirësimeve për produktet Suite, duke përfshirë Photoshop-in, Illustrator dhe Premier Pro, të cilat do të jenë të ngjitura në CC (Creative Cloud), në vend të Creative Suite siç ishte me parë, sepse çdo gjë është e lidhur me sistemin Cloud, shërbimet e saj tani janë të integruara dhe kanë lajmëruar se do të jetë një aplikacion desktop për të ndihmuar në administrimin më të mirë të aplikacioneve Cloud.

Tani për tani, çmimi është caktuar të jetë 49,99 $ për muaj. Kurse, ata që posedojnë një licencë të CS3 e me lartë mund të abonohen në Creative Cloud për 29,95 $ në muaj vetëm për një kohë të kufizuar, ka thënë Adobe. |ameble|