Tag Archives

6 Articles
Lansohet smartphone-i Micromax Yureka me CyanogenMod

Lansohet smartphone-i Micromax Yureka me CyanogenMod

Micromax ka lansuar smartphone-in e tyre të parë me ndërfaqen CyanogenMod dhe quhet Micromax Yureka. Ky smartphone u lansua në Indi dhe do të shitet me pakicë për rreth 142$.

Micromax yureka

Yureka vjen me ekran 5.5 inç me definicion të lartë dhe rezolucion 1280 x 720 pikselë. Është i pajisur me procesor 64-bit 8-bërthamor Qualcomm Snpadragon 615 në 1.5GHz, gjithashtu vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie e brendshme.

Karakteristikat e tjera të Micromax Yureka përfshijnë slotën microSD për memorie shtesë, plus kamerën frontale dhe atë të pasmen. Kamera frontale është 5 megapikselë kurse ajo e pasme është 13 me blicin LED. Ky smartphone posedon edhe 4G LTE, WiFi, Bluetooth, dual SIM dhe baterinë 2500 mAh.

Micromax Yureka do të shitet nëpërmes Amazon-it në Indi, dhe do të jetë në dispozicion nga dita e sotme. /ameble

Smartphone-i “OnePlus One” me karakteristika mahnitëse

Smartphone-i “OnePlus One” me karakteristika mahnitëse

OnePlus sot ka prezantuar smartphone-in e parë Android me ndërfaqen CyanogenMod të emëruar si OnePlus One. Duke marrë parasysh karakteristikat e smartphone-it dhe çmimin e volitshëm, është i vetmi smartphone Android për momentin që duhet vërtetë të konsideroni blerjen e një të tillë.

Ky smartphone do të jetë edhe më lirë se sa është pritur nga njerëzit, me pakicë do të jetë 299$/269€ (versioni 16GB) ose 349$/299€ (versioni 64GB), dhe shumë shpejt pritet të të jetë në dispozicion në 16 shtete.

Smartphone-i “është projektuar të jetë i hijshëm në pamje, i përdorshëm dhe i rehatshëm për dorë”, ka thënë kompania.

Ky model posedon ekranin 5.5-inç 1080p Full HD me LTPS dhe TOL (Touch on Lens) teknologji e mbrojtur me Corning Gorilla Glass 3, Procesorin 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801 2.5GHz, Adreno 330 GPU, memorien 3GB LP-DDR3 RAM, përkrahje në 4G LTE, memoria e brendshme për të dhëna 16/64GB, nuk posedon portën microSD, kamerën 13-megapikselë (6-lens Sony Exmor), blicin e dyfishtë LED dhe përkrahë video incizim me rezolucion 4K, kamerën frontale 5-megapikselë, rrjetin WiFi Dual-Band 802.11 b/g/n/ac, Bluetooth 4.1, NFC, GPS, Glonass dhe baterinë 3100mAh. Smartphone posedon masat 152.9 x 75.9 x 8.9mm dhe pesha e tij është 162g.

Përveç kësaj, smartphone OnePlus One posedon një version të veçantë të CyanogenMod 11S të bazuar nga Android 4.4 Kitkat, të cilat ofrojnë karakteristika të ndryshme duke përfshirë kamerën dhe galerinë e aplikacioneve të avancuara.

Video dhe galeria e më poshtme paraqet dizajnin e këtij smartphone-i, që më shumë gjasë do të jetë smartphone-i i vitit:

Oppo paralajmëron daljen në treg të smartphone-it N1

Oppo paralajmëron daljen në treg të smartphone-it N1

Oppo N1 lansimiDisa muaj më parë, Oppo kishte premtuar se smartphone-i i tyre i ri N1 do të dal në treg në Dhjetor, dhe ja tani kompania ka dhënë datën zyrtare të lansimit dhe çmimet për pajisjen, i cili vjen në dy modele njëri posedon sistemin Android me CyanogenMod kurse tjetri me sistemin e vet Color OS. Oppo N1 do të jenë në dispozicion duke filluar nga 10 Dhjetor në dy shtetet SHBA dhe Britani të Madhe për 599$ dhe 449 € të hapur (unlocked).

Oppo N1 posedon ekran 5.9 inç të plotë HD dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë, procesorin 4-bërthamor 1.7 Ghz quad Snapdragon 600, 2GB RAM, 16GB ose 32GB memorie e brendshme, kameren 13 megapikselë e cila mund të rrotullohet në 180 shkallë, baterinë 3610 mAh dhe në vete ka të instaluar versionin Android 4.2.

N1 është smartphone i parë i kompanisë, i zhvilluar së bashku me ekipin Cyanogen. Oppo N1 do të jenë në dispozicion përmes dyqanit online të kompanisë Oppo dhe nga Amazon. |ameble|

Jelly Bean dhe CyanogenMod 10

Jelly Bean dhe CyanogenMod 10

by MiNT 0 Comments

Google sot ka lëshuar “source code” për Android 4.1 Jelly Bean në AOSP (Android Open Source Project), disa ditë më heret nga ajo çka u parashikua gjatë Google I/O.

Falë kësaj, zhvilluesit e “custom ROM”-ëve siç është grupi i mirënjohur CyanogenMod do të mund të portojnë Jelly Bean për shumë paisje. Ky grup tashmë ka filluar punën sipas profilit të tyre në Google Groups, duke cilësuar se kriteret të cilat vlejnë për CM9 do të vlejne për CM10 gjithashtu (512MB RAM).

Gjithnjë sipas CyanogenMod, ndryshimet dhe mundësitë e reja të Jelly Bean do të inkorporohen shumë shpejt në CM10, me disa ndryshime në launcher-in Trebuchet, përmirsimet në LockScreen, si dhe Theme Engine, ndërkaq pritet që shumë shpejt të fillojnë publikimet e “builds”. |Google Groups|CyanogenMod.com| [divider top=”0″]

Android 4.0.x ICS, 100% më i shpejtë me Linaro

Android 4.0.x ICS, 100% më i shpejtë me Linaro

Disa programer të Linux-it vendosën të hyjnë më thellë në përmirësimin e kodit të Androidit 4.0.x ICS dhe shfaqën një version të ri të ashtuquajtur Linaro. Qëllimi i tyre ishte përmirësimi i kodit në mënyrë që të arrihet dukshëm efektshmëria.

Për më tepër, distribucioni i Linaros për Android 4.0.x ka tërhequr vëmendjen e ekipit të CyanogenMod, dhe të gjithë mund të paramendojmë se çfarë do të ndodhë më pas. Tashmë pjesë të kodit Linaro janë dorëzuar ekipit të CyanogenMod dhe aktualisht është në pritje të miratimit për tu vendosur në kodin kryesor, ku pastaj do të mund të përdorët në të gjitha pajisjet  me softuerin CyanogenMod dhe efektshmërinë mahnitëse. /meetgadget/ [youtube id=”mrQRYmYip6Q” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]