Tag Archives

2 Articles
Çfarë pritet nga ngjarja E3 2014?

Çfarë pritet nga ngjarja E3 2014?

E3 2014 LogoElectronic Entertainment Expo (E3) fillon nesër, dhe nga kompanitë më të mëdha të video lojërave pritet të shfaqin të rejat e tyre për gjatë gjithë javës.

Los Angeles Convention Center do të jetë pikë-nisja për disa nga lojërat më të mëdha të vitit që vjen. Aty mund të shikoni titujt e ardhshëm për Xbox One, PlayStation 4, dhe Wii U ku do të përcaktojnë të ardhmen e lojërave.

Sony, Microsoft dhe Nintendo kanë punuar dhe janë duke punuar shumë për të shitur konsolat e  tyre të reja dhe këtu qëndron edhe ekskluziviteti.

Nintendo pritet të prezantoj Super Smash Bros për 3DS dhe Wii U, e cila është një nga lojërat më të pritura nga Nintendo. Shumica e fansave po shpresojnë që Nintendo do të prezantoj disa karaktere të reja që i mungojnë listës, si Solid Snake, Bayonetta, ose Wonder Red. Nintendo gjithashtu do të zbulojë më shumë për lojërat Hyrule Warriors dhe Dynasty Warriors. Përveç këtyre dy titujve, presin edhe lajme tjera nga lojërat e famshme të Nintendo-s, si Mario, Zelda dhe ndoshta Metroid që është në zhvillim etj.

Microsoft do të paraqitet me lojën Halo për Xbox One dhe do të prezantoj gjithashtu planet e saj për versionin Halo 5: Guardians.

Sony gjithashtu do të ketë disa tituj të veçantë në E3, por që nuk do të jenë tema kryesore e tyre. Këtë vit, ata pritet me shumë të promovojnë shërbimin e tyre të ri për lojëra PlayStation Now streaming, e cila premton të sjell lojërat klasike të PlayStation për PlayStation 4, gjithashtu në HDTV-të të Sony-t. Për më tepër ne do të percjellim të gjitha këto ngjarje dhe në ditën në vijim do të shfaqim më të rejat nga ky organizim. /ameble

Halo 5: Guardians do të jetë loja e re e serisë Halo

Halo 5: Guardians do të jetë loja e re e serisë Halo

Halo 5 GuardiansHalo 5: Guardians është emri i lojës së re nga seria Halo dhe pritet të lansohet ekskluzivisht për Xbox One në vitin 2015 në të njëjtën kohë me serialet e saj në TV, aktualisht në zhvillim e sipër me producentin Steven Spielberg.

Lansohet diku në Shtator të vitit të ardhshëm, Halo 5 edhe një herë do të shfaqet me Master Chief dhe lojtarët e tij ku do të vazhdojnë udhëtimin pas ngjarjeve në fund të Halo 4.

Microsoft për ketë lojë pritet të jap me shumë informata në ngjarjen E3 2014, ku do të njoftojë gjithashtu për lojërat tjera që do të lansohen për konsolen e tyre Xbox One. Ngjarja E3 2014 pritet të mbahet nga data 10-12 Qershor, të cilën si çdo vit do t’i përcjellim të ngjarjet. /ameble