Tag Archives

3 Articles
Apple blen 70 milion ekrane për iPhone 8 nga Samsung

Apple blen 70 milion ekrane për iPhone 8 nga Samsung

Në shtator të këtij viti pritet të lansohet iPhone 8 nga Apple e cila pritet të vijë me 3 versione për përdoruesit e saj.
Apple planifikon të lansojë smartphonen e ri iPhone 8 me ekran prej 4.7 inch dhe me 5.5 inch iPhone 8 plus, ata planifikojnë që iPhone 8 të lansohet me ekrane OLED.
Sipas raporteve të fundit, Apple ka porositur më shumë se 70 milionë ekrane OLED të cilat janë të prodhuara nga Samsung i cili njihet si rival i madh i kompanisë Apple.

Samsung planifikon prodhimin e më shumë se 95 milionë ekraneve për Apple për shkak se pritshmëritë e porositjeve të iPhone 8 mund të tejkalojnë.
Ne gjithashtu mund të presim edhe performanca më të mira nga procesorët që do të përdoren në iPhone 8, po ashtu pritet që në iPhone 8 të lansohet edhe Wireless Charging.
Me lansimin e smartphoneve të rijnë pritet të lansohet edhe  iOs 11 në shtator.

Në moment që do të dalin fotot e para të telefonit të Apple ne do të ju njoftojmë./ameble.com

LG lanson ekranin Quad HD për smartphone

LG lanson ekranin Quad HD për smartphone

LG sot ka njoftuar për ekranin e ri Quad HD i dedikuar për smartphone-a, i cili vjen me një rezolucion që është katër herë më i mirë se ekranet aktuale HD tek smartphone-t.

Ekrani Quad HD nga LG është 5.5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve me një densitet prej 538 PPI.

LG Quad HD

Në vitin 2012, LG kishte njoftuar i pari për ekranet FULL HD, ndërsa sot LG përsëri nxjerr mundësi të reja me zbatimin e teknologjisë Quad HD, me ç’rast vazhdon me inovacione për të rritur dhe krijuar standardet e reja për tregun e smartphone-ve.

Kompania ende nuk ka njoftuar për ndonjë pajisje të re që do të ketë të integruar ketë ekran, por shpresojmë se deri në fund të vitit do të dalë me ndonjë model i cili do të jetë padyshim konkurrent në tregun e smartphone-ve. |ameble|

Apple është duke testuar ekrane me të mëdha

Apple është duke testuar ekrane me të mëdha

Kompania Apple më bazë në Kaliforni ka kërkuar ekrane prototip të smartphone-ve me të madha se 4 inç. Ekranet matëse mbi 13 inç (diagonalja) kanë qenë gjithashtu të kërkuar për një pajisje tabletë të ri.
iPhone 5 i tanishëm ka ekranin 4 inç kurse iPad 4 9.7 inç dhe në fund ekrani i iPad Mini është 7.9 inç.
Apple duhet të zgjedhin, për të zbatuar ekrane të mëdha në pajisjet e kësaj kompanisë, kompania do të shkojë në treg me phablet të cilët aktualisht dominohen nga Samsung dhe Sony dhe të cilët madhesinë e ekraneve e kanë të ngjashme me një tablet.

Smartphones

Sony Xperia Z  përmban ekranin Ultra 6.4 inç, ndërsa Samsung Galaxy Mega 5.8  inç.
Rreth 25.6 milionë pajisje phablet janë shitur gjatë vitit 2012, sipas IHS, dhe kjo shifër pritet të rritet në 60.4 milionë deri në fund të këtij viti.

Mos do të thotë kjo që Apple ka filluar të kopjoj kompanitë tjera të cilat me ekrane me të medha kishin sukses me të madh, sepse që nga lansimi i Samsung Galaxy S4 shitjet e pajisjeve të kompanisë Apple kanë rënë për 30%.