Tag Archives

2 Articles
Google Reader mbyllet sot

Google Reader mbyllet sot

Google ReaderSot është dita e fundit për Google Reader, Google kishte njoftuar në muajin Mars se do të mbyll Google Reader nga data 1 Korrik, shërbimi si duket është ende duke punuar edhe në këtë moment por ndoshta do të mbyllen në orët e ardhshme.

Një numër i kompanive kanë punuar për të lansuar zëvendësimin e këtij shërbimi RSS nga Google Reader, duke përfshirë Digg Reader, Feedly, AOL Reader, dhe shumë tjerë.

Feedly duket të jetë një nga alternativat më të mira deri me tani, Net News Wire dhe Reeder për Mac janë gjithashtu me vlerë, edhe pse Reeder sipas disa raporteve është duke punuar në një version të ri të aplikacionit të tyre dhe ky ekzistuesi nuk do të funksionoj pas mbylljes së Google Reader sepse ai përdorë Google Reader si burimin e saj për të dhëna.

Do të jetë interesante për të parë se cili lexues RSS do të zë vendin e Google Reader-it. |ameble|

500 mijë përdorues nga Google Reader emigrojnë në Feedly

500 mijë përdorues nga Google Reader emigrojnë në Feedly

Feedly, një përmbledhës i lajmeve ka premtuar të bëjë migrimin nga Google Reader i cili sipas paralajmërimeve do të mbyllet më 1 Korrik. Ata kanë pranuar një fluks prej mbi 500.000 përdoruesish të Reader-it.

“Më shumë se 500.000 përdorues të Google Reader janë bashkuar komunitetin Feedly vetëm gjatë 48 orëve të fundit. Ne i duam lexuesit e pasionuar. Mirë se vini në bord,” ka shkruar Feedly në blogun e tyre zyrtar.

Mirëpo kjo nuk është e tëra: Llogaria Feedly në Twitter po gumëzhinë me aktivitete, me përdoruesit e rinj duke pyetur në lidhje me karakteristikat dhe versione të reja të softuerit. Aplikacioni Feedly për iOS shumë shpejt ka bërë të jetë top aplikacioni pa pagesë në App Store. Për tu përballuar me të gjithë përdoruesit e ri dhe reagimet e tyre, Feedly ka ngritur Bandwidth-in e saj për 10 herë, ka shtuar serverë të ri dhe ka hapur një forum për sugjerime dhe tipare të reja.

Sigurisht, Feedly nuk është e vetmja alternativë për Google Reader, por shembulli i tij tregon se si një shërbim i vogël mund të përfitoj nga një lojtar i madh gjatë daljes së tij nga loja. |ameble| [divider top=”0″]