FIFA World Cup aplikacioniGrupi udhëheqës në FIFA është duke bërë përgatitjet për Kupën e Botës 2014 në Brazil duke lansuar kështu aplikacionin e ri për pajisjet iOS dhe Android.

Fansat e futbollit do të kenë mundësi të shohin të rejat për 197 ligat e gjithë botes që mbulon qindra turne vendore dhe ndërkombëtare duke shfaqur orare, rezultate, lajme, udhëzime dhe profilet e ekipeve. Përdoruesit e këtij aplikacioni gjithashtu do të kenë në dispozicion edhe një opsion të quajtur “World Match Centre” që mundëson rregullimin sipas dëshirës për lojëra dhe klube e preferuara.

“Shkarko aplikacionin më të plotë të futbollit në planet dhe zbarko botën e futbollit,” ka thënë FIFA.

Aplikacioni zyrtar i FIFA World Cup 2014 tani është në dispozicion për shkarkim në Google PlayStore dhe AppStore. |ameble|