Tag Archives

6 Articles
Tableti me Firefox OS shfaqet në Computex 2013

Tableti me Firefox OS shfaqet në Computex 2013

Një tablet me sistem operativ Firefox është paraqitur në ngjarjen Computex 2013. Ky tablet është prezantuar në fillim të kësaj në një konferencë për media, momentalisht gjendet nën stendat e kompanisë Foxconn bashkë më një seri smartphone-sh me po të njëjtin sistem operativ.

Prezantimi i këtij tableti Firefox vijon nga njoftimi i së hënës, se kompanitë Foxconn dhe Mozilla janë partner jo vetëm për të ndërtuar smartphone por edhe tablet.

Firefox OS tablet

Është thënë se modeli i këtij tableti është i pajisur me ekran 10.1 inç dhe në stil dhe dizajn duket i ngjashëm me Google Nexus 10.

Menaxheri i përgjithshëm i Grupit për Biznes dhe Inovacione në Sisteme Digjitale për Foxconn, Young Liu, ka shpjeguar në një deklaratë duke thënë: “Ne besojmë se integrimi i softuerit dhe zhvillimi i harduerit do të ofrojnë përfitime të mëdha për klientët dhe konsumatorët tanë.” Firefox OS nga Mozilla është i bazuar në HTML5 dhe në open web technologies. |ameble|

Në shitje, smartphone-at e parë me Firefox OS

Në shitje, smartphone-at e parë me Firefox OS

GeeksphoneProdhuesi spanjoll GeeksPhone, që ka bërë smartphone-t e parë me Firefox OS për zhvilluesit, kanë filluar sot me pranimin e paraporosive për dy smartphone-et e tyre Keon dhe Peak.

Përderisa Keon është në dispozicion më çmim prej 119 $, smartphone-i Peak ka qenë me çmim prej 194 $, dhe në kohën kur po shkruajmë, asnjë nuk ka mbetur ne dispozicion (shitja është mbyllur përkohësisht). Nuk jemi të sigurt nëse kompania ka në plan të plotësoj rezervat ditët e ardhshme, por kjo tregon se ka një interes të madh.

Modeli Keon është pajisur me procesor Qualcomm Snapdragon 1GHz, ka 512MB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme për ruajtje. Përmban ekran IPS qHD 4.3 inç, kamerën e pasme 8 megapikselë dhe atë frontale 2 megapikselë.

Kurse modeli Peak është i pajisur me procesor Qualcomm Snapdragon 1.2GHz dhe posedon ekran IPS qHD 4.3 inç, dhe gjithashtu përmban kamera të njëjta si modeli i mësipërm.

Këta smartphone për herë të parë janë prezantuar ne muajin Janar. |ameble|

Firefox OS nga Qershori do të debutojë në pesë vende

Firefox OS nga Qershori do të debutojë në pesë vende

Firefox-OSMozilla ka njoftuar se sistemi i tyre operativ Firefox OS do të filloj nga muaji Qershor fillimisht në pesë vende. Lajmi është dhënë nga shefi ekzekutiv i Mozilla-a Gary Kocacs, i cili tha se deri në fund të vitit kanë në plan të shfaqin edhe në njëmbëdhjetë vende tjera.

Mozilla Firefox OS nga Qershori do të fillojë në Brazil Spanjë, Portugali, Poloni dhe Venezuela, ka thënë ai, kurse për SHBA do të duhet të presin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa për vendet tjera si dhe Britaninë e Madhe nuk ka përmendur fare.

Firefox OS për herë të parë ishte publikuar vitin e kaluar ne muajin Korrik, i bërë për smartphone dhe tableta, kurse në dispozicion vetëm për testim është për OS X, Windows, dhe Linux. |ameble| 

Drejtpërdrejt: Sistemi Operativ për celularë Firefox OS

Drejtpërdrejt: Sistemi Operativ për celularë Firefox OS

[MWC 2013] Mozilla ka në plan të shfaq drejtpërdrejt një konferencë për shtyp në Kongresin Botëror për Celularë (MWC 2013), duke prezantuar kështu platformën e saj të re Firefox OS dhe vizionin e saj për të ardhmen në pajisjeve celulare.

Ne gjithashtu e dimë se kompania ZTE ka në plan të lansoj një smartphone me po të njejtin sistem operativ dhe se lansimi i kësaj pajisje është planifikuar të debutoj këtë muaj, po në ketë ngjarje të MWC, dhe ky pra mund të jetë shansi që ne të shofim gjithçka nga ky sistem operativ. Firefox OS është vetëm një nga shumë alternativat që kemi për momentin. Vetëm në ketë organizim që zyrtarisht pritet të filloj nesër, do të shohim prezantimet me në detaje përveç Firefox-it edhe nga Tizen dhe Ubuntu.

Mozilla ka ofruar ketë ngjarje drejtpërdrejt nga portali i tyre online nga ky link air.mozilla.org. Prezantimi fillon në ora 18:00 të kohës sonë. |ameble| 

[divider top=”0″]

Versioni i ri Mozilla Firefox 16 me të meta sigurie

Versioni i ri Mozilla Firefox 16 me të meta sigurie

Nganjëherë është mirë që të prisni pak para se të shkarkoni versionet e reja të shfletuesve, aplikacioneve, programeve, etj, përderisa ai version është testuar dhe sugjeruar për përdorimin i tij.

Në një post zyrtar të sigurisë nga Mozilla është zbuluar një “krisje serioze të sigurisë” në versionin e fundit të Firefox-it, meqë është ndaluar shkarkimi i tij tek përdoruesit. Kompania ka lëshuar tashmë një version për Android si dhe një shfletues Firefox i cili është përkohësisht i degraduar në versionin e mëparshëm. |ameble| [divider top=”0″]

Mozilla publikon sistemin e parë operativ Firefox OS

Mozilla publikon sistemin e parë operativ Firefox OS

by bmbi 0 Comments

Tani edhe një sistemi tjetër operativ për smartphone, është ky sistemi i parë nga Mozilla i bërë për smartphone dhe tableta, por në dispozicion është vetëm për testim nga OS X, Windows, apo Linux. Udhëzimet për instalim janë në publikuara në uebfaqen Gaia/Hacking.

Zhvilluesit(developers) do të kenë mundësin të fillojnë testimin menjëherë nga çdo pajisje që posedojnë. Sigurishtë qe ky version nuk është ende një pako e kompletuar, mirëpo vetëm për testim apo krijimin e aplikacioneve. Sistemi operativ i Mozilla-s i quajtur ndryshe edhe si boot2gecko, sipas pamjes së parë duket mjaft i ngjashëm me atë që kemi parë tek Android gjatë viteve të fundit, ka një pamje përafërsisht si MIUI.

    

Mozilla këtë version te kompletuar planifikon ta nxjerr ne treg brenda një viti. Pajisjet e para me ketë sistem operativ do te jenë me procesorë Qualcomm Snapdragon dhe sipas Mozilla-s pritet te fillojnë ne Brazil nga fillimi i vitit 2013 nëpërmjet shërbimit telefonik Vivo. Gjithashtu operatorët si Deutsche Telekom, ETISALAT,  Sprint, Telekom Italia, dhe Telenor kanë shprehur interesim për të ofruar pajisje me Firefox OS.

Ne na mbetet ta shohim se sa do te ketë sukses ky hap nga Mozilla, apo a do te hyj ne konkurrencë me sistemet tjera si Android, iOS, Windows Phone etj. |blog.mozilla.org| [divider top=”0″]