E përditësuar 12:00: Bersant Disha  nga Recura Financials, foli pak për EYE Venture 2014, duke inkurajuar individë, ndërmarrës, studente e te tjerë qe te përgatiten  me idetë e tyre për biznese.

E përditësuar 11:30: Ekipi që  ka fituar  EYE Venture 2013 është Phronesis Technologies  me ne krye Mergim Cahani-n.  Shpërblimi ka vlerën e  12000 euro. Produktet qe Phronesis ka realizuar janë: 1) iziSurvey LLC, 2) Gjirafa (www.gjirafa.com) dhe sistemi i pagesave online, me të cilin dhe ka fituar këtë çmim.

Pas shpalljes së fituesit të EYE Venture 2013. Glenn Noble nga TekFuze ndau dëshminë e tij rreth bashkëpunimit me EYE, duke deklaruar se suksesi më i madh i TekFuze erdhi pikërisht falë bashkëpunimit me EYE. Ai ndër të tjera inkurajoi të gjithë ata që kanë ide inovative rreth biznesit të teknologjisë që ta bëjnë këtë duke bashkëpunuar me EYE.

2

E përditësuar 11:15:  Ideatori i EYE, Vllaznim Xhiha,  publikoi  të dhënat rreth aplikimeve për idetë inovative, nga ku janë dorëzuar  43 aplikime në total. Në mesin e këtyre aplikacioneve 70% te aplikuesve janë meshkuj dhe 30 % femra. Sipas tij, gjate rishikimit te aplikacioneve vërehet se nuk ka shume ide inovative. Vlerësohet se per sistemin e arsimit ne Kosove duhet një reforme e thelle. Dhe për këtë duhet edhe ndihma institucionale.

eye1

EYE Venture është një organizim për biznese që mbahet çdo vit dhe që organizohet me qëllim për të identifikuar idetë inovative të reja të biznesit duke i përkrahur dhe investuar.

Kjo ngjarje u mbajt sot në Hotel Sirius në Prishtinë duke filluar nga ora 10. Ekipi ynë ishte pjesëmarrës i kësaj ngjarje dhe gjithashtu raportoi drejtpërdrejt nga aty. /ameble