Tag Archives

3 Articles
FOSS BootCamp në Gjakovë – 19 Prill

FOSS BootCamp në Gjakovë – 19 Prill

FOSS Boot Camp posteriFLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës: Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmban një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete të ndërlidhura me edukimin në fushën e softuerit me kod burimor të hapur (Open Source Software).

Të dizajnuara për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma me kod burimor të hapur.

Ndërkohë që FOSS BootCamp i parë do të mbahet këtë të dielë në Pejë, ne po hapim aplikimet edhe për pjesëmarrësit në BootCamp-in e Gjakovës i cili do të mbahet më datën 19 Prill, nga ora 10:00AM në Kolegjin UNIVERSUM kanë shkruar ata.

Të gjithë studentët e interesuar nga Gjakova mund të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje. Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje për punëtoritë e ndjekura.

Aplikimi bëhet online, ndiqni vegzën në vijim: http://goo.gl/HoFG83.

Vëni re! Datat për BootCamp-in në Mitrovicë do të publikohen së shpejti!

FOSS BootCamp në Pejë – 13 Prill

FOSS BootCamp në Pejë – 13 Prill

FOSS Boot Camp Peje posteriFLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës; Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmbanë një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete ndërlidhur me edukimin në fushën e softuerëve me kod burimor të hapur (Open Source Software).
E dizajnuar për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platformat me kod burimor të hapur.

FOSS BootCamp i parë do të mbahet në Pejë më datën 13 Prill, nga ora 10:00 AM në Qendrën Rinore “Atë Lorenc Mazrreku”.

Të gjithë të studentët e interesuarit nga Peja mund të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje. Pjesëmarrësit do marrin certifikatë pjesëmarrje për punëtoritë e ndjekura.
Aplikimi bëhet online, ndiqni linkun në vijim:http://goo.gl/HoFG83

Vëmendje: Datat për BootCamp-et në Gjakovë dhe Mitrovicë do të publikohen shumë shpejt! /ameble

SFK12 – Software Freedom Kosova 2012

SFK12 – Software Freedom Kosova 2012

Sot dhe nesër (8 dhe 9 shtator) në Prishtinë do të mbahet Liria Softuerike Kosovare (Software Freedom Kosova), konferencë ndërkombëtare për teknologji, e cila ka për qëllim thellimin e njohurive nga fusha e teknologjisë informative.

Njohës të kësaj fushe specifike, për herë të katërt do të tubohen në Prishtinë për të dëshmuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunuar në fushën e teknologjisë informative e cila i dha botës uebin, Androidin, Wikipedian e shumë teknologji të tjera. Liria Softuerike Kosova, e cila organizohet nga FLOSS Kosova, është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon.

Konferenca do t’i ketë ligjëratat kryesore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtines më 8 dhe 9 shtator ndërsa më 7 dhe 10 shtator punëtori në UNICEF Innovations Lab .

SFK12 do të mbledhë folës nga shumë vende anembanë botës duke përfshirë:

Bruce Perens: Një nga themeluesit e lëvizjes për kod burimor të hapur. Perens është pronar i një kompanie softueri si dhe programues kompjuteri. Perens është bashkë-themelues i Open Source Initiative (OSI).

Andrew Betts: Zhvillues në PHP dhe JavaScript si dhe themelues i Assanka, tani pjesë e Financial Times. Betts është ligjërues për tema të lidhura me HTML5 dhe PHP.

Prof.Dr.Frederik Questier: Këshilltar akademik për projektet arsimore të TIK-ut në disa vende në zhvillim si dhe profesor në disa departamente në Vrije Universiteit, Bruksel. Prof. Questier është autor dhe redaktor i disa librave dhe artikujve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe softuerit të lirë.

Flamur Mavraj: Mavraj është zhvillues i aplikacioneve në ueb me PHP. Ai do të ligjëroj për Zend Framework2, si dhe shumë të tjerë.

Konferenca këtë vit bëhet e mundur duke iu falenderuar ndihmës financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, STIKK, Ipko Foundation dhe Unicef Innovations Lab. FLOSSK është OJQ e themeluar më 2009 me qëllim të promovimit të softuerit të lirë dhe teknologjive dhe lëvizjeve të ndërlidhura. |flossk.org| [divider top=”0″]