Foxconn punetoretGjiganti i prodhimit kinez Foxconn, i cili ka më shumë se një milionë njerëz të punësuar është prodhuesi ma i madh i elektronikës në botë. Kompania prodhon shumë nga pajisjet elektronike që janë shumë të njohura dhe gjenden nëpër dyqane rreth globit, duke përfshirë edhe pajisjet iOS të Apple-it. Megjithatë, Foxconn-it si kompani nuk i ka shkuar gjithçka në rregull, pasi i është dashur të merret edhe me disa skandale.

Nga e kaluara u kritikua rëndë për praktikat e punës, kompania tani është pjesë e një hetimi tjetër në të cilën thuhet se disa ish-punonjësit të saj gjoja kanë marr ryshfet që arrijnë shumën 5 milionë $, nga furnizuesit komponent të cilët janë trajtuar si më të preferuar.

Wall Street Journal të mërkurën ka raportuar se prokurorët e Tajvan-it kanë paditur një grup prej pesë ish-punëtoreve të Foxconn Technology, pas një hetimi i cili ka zgjatur më shumë se një vit. Si duket, nga 2009 deri 2011 këta pesë persona kanë marrë ryshfet prej 10 furnizuesve në formën si “zbavitje dhe pagesa për shërbime.”

Në këmbim, ata u kanë siguruar se këta furnizues do të zgjidhen në kontrata dhe do të marrin çmimet më të mira dhe vëllime të larta.

“Furnizuesit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë pro-aktive me prokurorët në këtë hetim. Për furnizuesit e përfshirë, të cilët kanë dalë si të pastër nga prokurorët, kompania Foxconn do t’i trajtojë si të besueshëm, kurse për furnizuesit të cilët janë gjetur të përfshirë në këtë rast, Foxconn dhe njësitë e saj nuk do të zgjidhin ata në të ardhmen dhe do të kërkojnë kompensim sipas ligjit,” ka thënë tha Foxconn në një deklaratë të tyre. /ameble