Tag Archives

4 Articles
E konfirmuar: LG G4 vjen me 28 Prill

E konfirmuar: LG G4 vjen me 28 Prill

LG sot zyrtarisht ka konfirmuar se gjatë një konference për shtyp më datën 28 prill në qytetin e New York-ut, do të prezantoj smartphone-in e tyre të fundit LG G4. Kompania veçse kishte para-lajmëruar për ngjarjen, por që kjo është hera e parë që deklarohet zyrtarisht se ne ketë ngjarje do shohim një vështrim të parë të këtij smartphone-i.

LG G4 Ftesa

G4 pritet të vijë me ekran të ri Quad HD për të cilin është njoftuar pak ditë më parë si dhe ndërfaqen UX 4.0. Gjithashtu, kamera pritet të jetë deri në 20.7 megapikselë me fokus të veçantë në përformancën e dritës së ulët, lexuesin për gisht, si dhe shumë tjera.

Në ftesë shihet se mund të ketë edhe një model lëkure për të prezantuar me 28 prill. /ameble

Ftesë për Samsung Galaxy K Zoom me 29 Prill

Ftesë për Samsung Galaxy K Zoom me 29 Prill

Galaxy S5 vetëm se ka filluar shitjet javën e kaluar, por tani duket se Samsung është duke u përgatitur për të prezantuar diçka tjetër të ngjashëm. Gjatë fundjavës kompania ka bërë Tweet një ftesë për media në ditën e 29 Prillit në Singapor, duke nënvizuar kështu si ngacmim fjalinë “Kapture Moment,” (kape momentin), që jap sinjale se mund të shohim smartphone-in e përfolur Galaxy K Zoom ose S5 Zoom.


Në bazë të raporteve të fundit ne jemi në pritje të Galaxy S5 Zoom, i cili mund të lansohet si Galaxy K Zoom, që mund të vij me kamerë 19-megapikselë me zoom optik, ekranin 4.8-inç 720p, 16GB memorie e brendshme, 2GB RAM dhe me versionin Android 4.4.2. Sipas disa fotove të kësaj pajisje që kanë rrjedhur janë se lensi i kamerës mund të jetë i rrafshët me pjesën tjetër të trupit të këtij modeli, që i bie ndryshe nga ai i vitit të kaluar Galaxy S4 Zoom.

Ne anën tjetër ende nuk është e sigurt nëse ky model do të thirret Samsung Galaxy S5 Zoom ose me shkronjën “K”, si përpjekje për të filluar me një linjë të re të telefonave me kamera të fokusuara. Megjithatë nuk është larg 29 Prilli për të kuptuar emrin e këtij smartphone-i, gjithashtu dhe karakteristikat e tij. /ameble

Canon prezanton produkte të reja në Prishtinë

Canon prezanton produkte të reja në Prishtinë

Partneri i akredituar për ProVideo/Photo nga Canon për Kosovë “MEGA Electronics” ka lëshuar ftesë për partnerë të cilët janë të interesuar të jenë prezent në prezantimin e produkteve të reja për video incizim dhe fotografi nga Canon.

Në ftesë shkruhet: është kënaqësi e madhe për kompaninë Canon t’ju ftoj në prezantimin e trendëve të reja në fushën e video pajisjeve. Si lider botëror dhe zgjedhja me e mirë për biznese dhe konsumator, Canon dëshiron të ju prezantoj pajisje të reja kinema, për video profesionale dhe produktet DSLR.

Canon Ftesë

Ngjarja është caktuar me datën 19 Mars në Hotelin Viktory në Prishtinë. Pjesëmarrës dhe prezantues i këtij eventi do të jetë z. Ferenc Torok – Canon CEE GmbH. /ameble

Nokia thërret për një ngjarje në NY, me datën 11 Korrik

Nokia thërret për një ngjarje në NY, me datën 11 Korrik

Sot Nokia ka dërguar ftesë për media për një ngjarje që pritet të mbahet më 11 Korrik në qytetin e Nju Jorkut. Ftesa në vetvete nuk thotë nëse ata do të prezantojnë nisjen e një smartphone të ri ose një phablet-i, vetëm se kanë shkruar moton “Zoom Reinvented”.

Nokia 11 Korrik ngjarja

Ndoshta kjo është aluzion i një smartphone të ri me një kamera mbresëlënëse? Gjithashtu për diçka të tillë është përfolur se Nokia është duke punuar në një smartphone të ri me kamerë 41 megapikselë, ndoshta prodhuesit finlandez është bërë gati ta shpallë atë pas të gjitha pritjeve?

Aktualisht njihet si smartphone Nokia EOS, kjo pajisje e veçantë është thënë të vijë me kamerë me stabilizim optik të imazhit, blicin ksenon dhe dritën LED. Disa imazhe kanë rrjedhur gjatë javëve të kaluara. Krejt këto janë vetëm spekulime megjithatë, mbetet të njoftohemi zyrtarisht muajin që vjen. |ameble|