Orët e mençura (Smartwatches) sot thjesht po bëhen pajisje që medoemos na duhet t’i kemi në jetën tonë të përditshme, dhe LG është njëra prej kompanive që ofron orë të tilla dhe një nga ato është LG G Watch R.

Në laboratorin tonë kjo orë ka arritur për testim ku fillimisht kemi bërë video shpaketimin e pajisjes dhe gjithashtu kemi shfaqur disa pamje se si duket:

[youtube id=”URc_Av9njGM” width=”600″ height=”350″]

LG G Watch R vjen me një dizajn interesant, duke përfshi ekranin OLED 1.3 inç apo P-OLED, që ka një rezolucion prej 320 x 320 pikselë i përkrahur nga procesori 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400. Karakteristikat e tjera të LG G Watch R përfshijnë 512MB RAM memorie dhe 4GB hapësirë të brendshme, Bluetooth 4.0, microUSB, një bateri 410 mAh, plus një sërë sensorësh. Posedon sensorin për monitorim të rrahjeve të zemrës, gjithashtu duhet të theksohet se ky model është i certifikuar me IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit.

Arsyet për ta blerë një LG G Watch R janë:

  • Monitorimin e rrahjeve të zemrës,
  • Trupi i pajisjes nga çeliku,
  • Rripi me mundësi ndërrimi,
  • Ekrani i tërë i përdorshëm,
  • I përdorshëm edhe ne rreze direkte.

Kurse karakteristikat e plota teknike të tij janë:

  • Sistemi Operativ: Android Wear,
  • Procesori: Qualcomm Snapdraggon 400 me 1.2GHz CPU,
  • Rripi: 22mm (me mundësi ndërrimi),
  • Ekrani: OLED 1.3 inç apo P-OLED,
  • Bateria: 410mAh,
  • Bluetooth: 4.0,
  • Memoria interne: 4GB dhe 512MB RAM,
  • Dimensionet: 46.4 x 53.6 x9.7mm,
  • Pesha: 62g,
  • Portat dhe lidhjet: Micro USB në karikuesin Cradle,
  • Sensorët: 9-Axis (Gyro/Accelerometer/Compass, Barometer, PPG).