Samsung Galaxy Note Edge ka filluar të shitet në shtetin e Samsung-un pra Korenë e Jugut, smartphone i ri është paralajmëruar të nisë shitjet së shpejti edhe në SHBA, mirëpo nuk ka informata për vendet tjera.

Samsung dje ka postuar një video shpaketim të Galaxy Note Edge dhe kemi mundësin të shohim ketë pajisje me ekran të lakuar.

 

Siç po e shiheni edhe nga video, ekrani i lakuar i kësaj pajisje është i lakuar në pjesën anësore të smartphone-it/phablet-it, ekrani ka masat 5.6 inç dhe vjen me rezolucion QHD 2560×1440 pikselë për pjesën ballore kurse 160 pikselë për pjesën anësore apo të lakuar të ekranit. Ky model posedon procesorin 4-bërthamor Snapdragon 805 me 2.7GHz, grafiken GPU Adreno 420 dhe 3GB RAM.

Samsung Galaxy Note Edge gjithashtu përmban memorie internet 32GB, dhe në qoftë se ju nevojitet më shumë atëherë posedon portën microSD e cila përkrah kartela deri në 128GB.

Kamera frontale e tij është 3.7 megapikselë kurse ajo e pasmja 16 megapikselë me OIS, fuqia e baterisë 3000mAh, platformën Android 4.4.4 Kitkat si dhe vjen me Samsung S-Pen. Pra posedon vertet karakteristika të mira. Të presim se kur do të vijë në vendin tonë./ameble