Tag Archives

5 Articles
Android 4.3 është gati për Samsung Galaxy S3

Android 4.3 është gati për Samsung Galaxy S3

Android 4.3 1Përdoruesit e smartphone-ve Galaxy S3 në Irlandë ishin me më shumë fat se vendet e tjera të botes, sepse janë të paret që do të kenë mundësin që të bëjnë përditësimin e sistemit të tyre në versionin Android 4.3 i cili me vete do të sjell shumë risi.

Presim së shpejti që ky përditësim të jetë i gatshëm edhe për përdoruesit në vende të tjera si dhe për vendin tonë.

Ky përditësimi i versionit Android 4.3 është i madhësisë rreth 932MB, prandaj sigurohuni që të keni hapësirë ​​të mjaftueshme në smartphone-in tuaj .

Çfarë në fakt sjell ky përditësim? Në vijim do t’i paraqesim disa tipare kryesore të Android 4.3;

  • Mbështetje për Galaxy Gear
  • Pamja e re e TouchWiz
  • LockScreen i ri
  • Tastiera e re nga Samsung
  • Sistemi i ri i kamerës
  • Aplikacionet e reja nga Samsung duke përfshire kalkulatorin, orën, kontaktet, galerinë dhe muzikën
  • Implementimi i komandave me zë
  • Përshtatja e aplikacioneve në të tërë ekranin
  • Mundësia e bartjes në SD kartel

Këto ishin vetëm disa nga funksione dhe mundësit e reja të ofruara me përditësimin e ri dhe bëhuni gati për të ndryshuar së shpejti pajisjen tuaj Samasung Galaxy S3. |ameble|

 

Samsung përgatit Android 4.3 për Galaxy S4, S3 dhe Note 2

Samsung përgatit Android 4.3 për Galaxy S4, S3 dhe Note 2

Samsung Galaxy S4 BallinaThuhet se Samsung është duke testuar versionin Android 4.3 Jelly Bean në modelet e saja Galaxy S4, Galaxy S3 dhe Note 2, raporton SamMobile, duke shtuar gjithashtu se përditësimi mund të shfaqet në dispozicion nga muaji i ardhshëm.

Google ka njoftuar për ketë version gjatë verës bashkë me tabletin Nexus 7 në një konferencë shtypi, edhe pse Samsung nganjëherë është e para ajo që merr përditësimet e versioneve të reja Android. Pajisjet e fundit Samsung Galaxy Note 3 dhe Note 10.1 automatikisht janë shfaqur me versionin e ri të Android-it.

SamMobile pretendon se Galaxy S4 është i pari në listë që do të marrë përditësimin muajin e ardhshëm, duke vazhduar me Galaxy S3 në Tetor ose në Nëntor kurse Galaxy Note 2 me shumë gjasë në Dhjetor. Përderisa Samsung nuk shfaqet me deklaratë zyrtare këto mbesin vetëm thashetheme. |ameble|

iPhone 5 dhe Galaxy S3 – Testi i hedhjes

iPhone 5 dhe Galaxy S3 – Testi i hedhjes

Për entuziastët e Galaxy S3 nuk do të jetë shumë i këndshëm testi i hedhjes bërë nga Android Authority në Hong Kong.  iPhone 5 del fitimtar me disa gërvishje të vogla kundrejt Galaxy S3 ku të cilit shtresa mbrojtëse e ekranit i pëlcet anash por ekrani ende funksionon. Në foto galerinë mund të shihni disa fotografi nga testi i bërë.

[jcarousel source=”post” link=”image” size=”160×160″ limit=”10″ items=”3″ speed=”500″ margin=”10″]

Më poshtë mund të shihni edhe videon me tre testet e bëra nga Android Authority:

• Testi i parë: Nxjerrja nga xhepi ku më së shumti ndodhë që telefoni të rrëshqet nga dora e bie në tokë.
• Testi i dytë: Hedhja nga lartësia e gjoksit ku nga kjo lartësi shumë rrallë ndodhë që telefoni të bie në tokë.
• Testi i tretë: Hedhja duke folur lartësia e veshit ku edhe nga kjo lartësi ndodhë që telefoni të bie në tokë.

[youtube id=”6M5q5TRuAsY” width=”600″ height=”350″][divider top=”0″]

Reklama e re e Samsung kundër iPhone 5

Reklama e re e Samsung kundër iPhone 5

Në vendin tonë, kemi pritur në radhë për qumësht e kemi pritur për bukë. Mirëpo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë njerëz presin në radhë kur një iPhone i ri del në shitje. Samsung ka publikuar një reklamë që ka në shënjestër pikërisht ata që planifikojnë të presin në radhë për të blerë iPhone 5. Shikojeni vetë.

[youtube id=”nf5-Prx19ZM” width=”600″ height=”350″]

|ameble||phonearena|[divider top=”0″]

iPhone 4S tri herë më shumë energji rrezatuese sesa Galaxy S3

iPhone 4S tri herë më shumë energji rrezatuese sesa Galaxy S3

Kompania e quajtur Tawkon krijoi një aplikacion me diagram informues për telefona të ndryshëm i cili tregon se sa trupi juaj absorbon sasi të energjisë rrezatuese SAR (Specific absorption rate) gjatë përdorimit.

Sipas Tawkon, “iPhone 4S lëshon tri herë më shumë energji rrezatuese sesa Galaxy S3”.

Kompania më parë kishte paraqitur aplikacionin në App Store për ti lajmëruar përdoruesit e iPhone kur telefonat e tyre transmetojnë energji rrezatuese të rrezikshme gjatë përdorimit, por pas një viti Apple largoi aplikacionin nga App Store me arsyetimin se nuk kishte interesim për aplikacionin. Në atë kohë ishte dilemë se Apple veproi arsyeshëm ku edhe sot besohet nga disa që largimi i aplikacionit ishte vetëm se iPhone nuk paraqitej në mënyrë më të mirë.

Lajmi i mirë është që aplikacioni është ne dispozicion për telefonat Android ku dhe mund ta shkarkoni më poshtë:
 [divider top=”0″]