Pamjet e shfaqura online për të përfolurin Android 4.3 shfaqen edhe një herë për publikun, kësaj radhe duket të jenë në një pajisje Galaxy S4 Google Play Edition (GT-I9505G), që konfirmon se çfarë pritet ne versionin e ardhshëm të kësaj platforme.

Sammobile ka publikuar këto pamje që si duket ky version ka mbërri në duart e tyre. Fotografia e parë konfirmon se pajisja posedon përditësimin e ri të ndërfaqes Android, e dyta tregon Jelly Bean dhe e treta tregon aplikacionin e përditësuar të kamerës.

Android 4.3          Android 4.3 1          Android 4.3 2

Google pritet të bëj lançimin e këtij versioni Android 4.3 për publikun ose edhe të konfirmojë nëse ky do të jetë një përditësim i Jelly Bean apo një ëmbëlsirë krejtësisht e re si Key Lime Pie. |ameble|