Tag Archives

3 Articles
Super kompjuteri për lojëra dhe editim

Super kompjuteri për lojëra dhe editim

Maingear Rush është një kompjuter i dizajnuar veçanërisht për të përballuar edhe punët më të rënda si, video-lojërat moderne ose editimin multimedial më qetësi maksimale dhe përfomancën më të lartë.

Tani këto gaming kompjuter mund ta bleni edhe në tregun tonë ne gjirafa50.com

Dizajni është ndër aspektet që bie në sy më së shumti. Pjesa qendrore përbëhet nga alumini dhe metali 4mm i hollë, ndërsa në dy anët ka xham 5mm të tejdukshëm që shfaq gjithçka çka gjendet brenda kësaj bishe. Vjen me ngjyra të ndryshme dhe për ngjyrosje përdoret e njëjta metodë si tek veturat luksoze që quhet ElectroColor, që zgjatë shumë dhe reziston ndaj korrozionit.

Butonat ne pjesen anesore

Por pamja e jashtme nuk është i vetmi aspekt mahnitës. Brenda kutisë ka dy konfigurime opsionale që mund t’i zgjedh blerësi. Konfigurimi i parë i quajtur Intel Z270 përbëhet nga procesori Intel i7 7700K 4 bërthama deri në 4.5GHz Turbo, grafikë prej 4 njësive NVIDIA GeForce Titan X 12GB GDDR5 me konfigurim SLI dhe RAM memorie deri në 64GB DDR4-2666Mhz.

Konfigurimi tjetër, Intel X99, përbëhet nga procesori Intel i7 6950X 10 bërthama deri në 3.5Ghz Turbo, grafikë prej 4 njësive AMD Radeon R9 390X 8GB GDDR5 ose 4x R9 Fury X 4GB dhe memorie deri në 128GB DDR4-2666Mhz. Ka hapësirë për 6 hard disqe ose SSD, 4 njësi DVD/Blu-Ray dhe njësi furnizuse të rrymës Corsair Professional Digital Series 1500 Watt. Sistemi i ftohjes vjen me ftohje të lëngshme premium të punuar me dorë. E gjithë kjo paketë vjen me një peshë hiq më pak se 36Kg.

E për të reklamuar këtë produkt Maingear së bashku me kanalin më të famshëm ne YouTube, atë të PewDiePie, ka vendosur që një person fatlum ta shpërblej me këtë kompjuter duke lansuar lojën shpërblyese. Të gjithë mund të hyjnë përmes këtij linku https://maingear.com/promotions/pewdiepie.php

E për ata qe dëshirojnë ta blejnë çmimi i këtij kompjuteri me konfigurimin më bazik fillon nga 1667 Euro, ndërsa tek ne kemi zgjedh kompjuterin Aegis nga gjirafa50.com (kliko) /ameble.com

Pro Evolution Soccer 2014 në fund të vitit

Pro Evolution Soccer 2014 në fund të vitit

Për fasnat e lojërave, e sidomos për ata që luajnë futboll, një lajm i mirë sepse loja prestigjioze Pro Evolution Soccer 2014 ose shkurt PES 2014 do të lansohet në fund të vitit. Për fat të keq, PES 2014 nuk do të jetë ende gati për Xbox One dhe Sony Play Station 4. Loja do të jetë në dispozicion vetëm për Xbox 360, PlayStation 3, PC dhe PSP.

Çfarë risi do të sillen në PES 2014 si dhe në çfarë sistemi është duke u zhvilluar loja, shikoni videon e më poshtme. |ameble| 

[youtube id=”qKbqkYfl08w” width=”600″ height=”350″]

Scuta Gaming: Organizatë profesionale e sporteve elektronike

Scuta Gaming: Organizatë profesionale e sporteve elektronike

Edhe pse Kosova është njëra prej shteteve më të reja, gjithmonë ka qenë në frekuencë në fushën e video lojërave dhe të teknologjisë në pergjithësi.

Internet kafetë e pas luftës ishin shumë të popullarizuara dhe me to lindi edhe epoka e Counterstrike. Komuniteti i lojtarëve të video lojërave filloi të rritet secilën herë e më shumë, turnire gjithandej, internet secilën herë e më të shpejtë, që ndikuan në kultivimin e kulturës profesionale të lojtarëve.

Scuta Gaming është një organizatë profesionale e sporteve elektronike e krijuar me tendencë të bashkimit të talentit shqiptarë nën një flamur. Scuta në latinisht do të thotë “mburojë” kurse në logo të tyre kemi mburojën e Ilirëve.

Qëllimi i Scuta Gaming është krijimi i ekipeve që do të mund të prezentonin Kosovën në arenën ndërkombëtare për sporte elektronike. Momentalisht Scuta ka ekipe në World of Warcraft, Counterstrike, Dota 2, Heroes of Newerth, Star Wars: The Old Republic dhe komunitetin në Diablo 3.

Të gjithë lexuesit që janë entuziast të video lojërave (sporteve elektronike) mund të vizitojnë ueb faqen e Scuta Gaming në: www.scuta-gaming.com.

Ndoshta Skenderbeu i ardhshëm do të jetë digjital?! |ameble|[divider top=”0″]