Giada këtë javë ka shtuar një pajisje të re në serinë e tyre të kompjuterëve mini desktop, në formën e sapo lansuar Giada F300 dhe Giada F310 mini PC, e cila madhësinë e ka 10.2 x 6.9 x 1.4 inç.

Giada F300

Giada F300 është i pajisur me procesorë Intel Core I5-4200U Haswell dhe Giada F310 është me procesorë Intel Celeron J1850 Bay Trail. Të dy modelet janë të pajisur me sistem kundër ngrohjes për të zhdukur nxehtësinë.

Karakteristika të tjera të Giada F300 dhe Giada F310 mini PC përfshinë grafiken Intel HD Graphics 4400 , diskun 2.5 inç, portet mSATA dhe USB, portën e rrjetit Ethernet, VGA dhe DVI.

Për më shumë informata në lidhje me këto pajisje mund t’i gjeni në faqen e internetit të tyre. Fatkeqësisht, ende nuk ka informata për çmimet ose disponueshmërinë e tyre në botë.