Tag Archives

3 Articles
Memoria e re DDR3 arrin rekord botëror në 4.62GHz

Memoria e re DDR3 arrin rekord botëror në 4.62GHz

Kingston dhe Gigabyte janë bashkuar për të arritur një rekord të ri botëror me memorie DDR3 e cila ka arritur shpejtësi në 4.62GHz duke përdorur pllakën amë (motherboard) Gigabyte LN2-only respektivisht Z97X-SOC Force LN2.

Edhe pllaka amë SOC Force LN2 gjithashtu ka thyer rekordin botëror me memorie DDR3, jo një herë, por dy herë. Së pari duke arritur rekordin në 4.5GHz, dhe pastaj tre ditë më vonë në 4.56GHz.

Për të kuptuar më mirë rreth këtyre përpjekjeve dhe arritjeve për rekorde botërore me memorie DDR3, shih videot e më poshtme: 

Për më shumë detaje nëse ju intereson rreth pllakës amë Z97X-SOC Force LN2 kliko këtu. /ameble

Gigabyte ka prezantuar laptopin e ri Gigabyte P34G v2 Slimline

Gigabyte ka prezantuar laptopin e ri Gigabyte P34G v2 Slimline

Duke u bazuar në laptopin paraardhës të linjës së laptopëve për lojëra, Gigabyte ka lajmëruar se do të nxjerrë në treg versionin e dytë të Gigabyte P34G. Kompania e ka dizenjuar laptopin e ri për tu dhënë përdoruesve një laptop të përshtatshëm për punë dhe një laptop që ofron mundësinë për të luajtur lojëra pas punës.

Gigabyte P34G v2

Laptopi Gigabyte P34G v2 do të jetë në treg në fund të muajit me çmim rreth 1400 dollarë. Specifikat e këtij laptopi përfshijnë ekranin 14 inç Full HD 1080p, me kartë grafike NVIDIA GeForce GTX 860M GDDR5 4GB/2GB.

Gjenerata e katërt e procesorit Intel Core dhe kjo kartë grafike ofrojnë një performancë 47% më të mirë se performanca e laptopit paraardhës.

Gigabyte shpjegon më tej: “P34G v2 është një zhvillim i ri në fushën e laptopëve për lojëra me kartën grafike për të mirë në treg, dhe i gjithë produkti është 20,9 mm në trashësi dhe me masë 1,67 kg. Me këto cilësi, ky laptop padyshim do të mbizotërojë tregun e laptopëve të tillë.

Teknologjia e ftohjes së procesorit dhe kartës grafike përfshin 2 gypa me lëng dhe 2 ventilatorë për të ruajtur kushtet më të favorshme për përdorimin e pajisjes.”

Për informacion të detajuar, vizitoni uebfaqen e Gigabyte për këtë produkt. /ameble

Gigabyte lanson zyrtarisht Mini kompjuterin “Gigabyte Brix”

Gigabyte lanson zyrtarisht Mini kompjuterin “Gigabyte Brix”

Në ngjarjen Computex 2013, kompania Gigabyte ka lansuar zyrtarisht mini kompjuterin e tyre të ri Gigabyte Brix që mund të jetë e pajisur me zgjedhje të procesorëve përfshirë Intel Celeron 1007U, Core i3-3227U, Core i5-3337U, dhe Core i7-3537U.

Dimensionet e mini PC-s Gigabyte Brix janë 29.9 X 107.6 X 114.4 mm dhe është i pajisur me dy slote SO-DIMM duke mundësuar kështu rritjen në maksimum prej 16GB RAM të llojit DDR3. Karakteristika të tjera të Gigabyte Brix përfshijnë, portën HDMI, mini DisplayPort, WiFi, dhe 2 porte USB 3.0

Gigabyte Brix Mini PC

Gigabyte Brix Mini PC 1

Gigabyte Brix është projektuar për ti ofruar përdoruesve një opsion kompakt për shtëpi HTPC (Home Theater Personal Computer). Në të ardhmen kjo kompani shpreson të ofroj sisteme të pajisur me procesorë  Haswell.

Ende nuk ka informata për çmimet e pajisjes se lansuar Gigabyte Brix. |ameble|