Tag Archives

12 Articles
Gjirafa50, tani vjen me 24000 produkte të reja

Gjirafa50, tani vjen me 24000 produkte të reja

Tani të gjithë e dimë që Gjirafa50 është platformë e shitjes online e krijuar nga vet Gjirafa.

Gjirafa50 është dyqani online rajonal i specializuar për shitjen e produkteve më të kërkuara të teknologjisë, fillimisht ishte nisur me top 50 produktet më të kërkuara. Pas top 50 produkteve Gjirafa50 tani vjen me e-commerce, me 24000 produkte te reja me të cilën bëhet edhe dyqani online me i madhi për teknologji në rajon.

www.gjirafa50.com

24,000 produkte teknologjike të reja i gjeni vetëm në https://gjirafa50.comDyqani online më i madh per teknologji në Kosovë dhe rajon.

Posted by Gjirafa50 on Monday, April 3, 2017

Faqja është ende ne përpunim gjirafa50.com , por nga sot edhe ju mund t’i shihni dhe njoftoheni me 24000 produktet e reja për teknologji si Laptop , smartphone, kamera, TV dhe shumë aksesor dhe solucione për smart home. /ameble

Gjirafa mundëson: Gjej punë! Shpejtë dhe thjeshtë

Gjirafa mundëson: Gjej punë! Shpejtë dhe thjeshtë

Gjirafa.com ju ofron një mundësi të re dhe shumë më efektive për të gjetur një vend pune në Kosovë edhe në Shqipëri.

Në gjirafa.com tashmë janë të publikuara me qindra  konkurse pune për pozita të ndryshme. Me një procedurë të thjeshtë kërkimi dhe me ndihmën e filterave ju mund të bëheni pjesë e këtyre konkurseve duke kontaktuar direkt me kompanitë që kërkojnë kandidatë për punë.

Nëse në këto konkurse ju nuk gjeni një punë që i përshtatet profilit dhe profesionit atëherë krijoni një rezyme dhe puna ju gjen juve ! Gjirafa.com ju mundëson që ju vetë të krijoni dhe publikoni rezymenë tuaj online duke ju sjell shumë më afër punëdhënësve potencial. Kjo formë e gjetjes së punës përdoret masivisht dhe me shumë sukses në botë, ndërkaq Gjirafa.com e sjell për herë të parë në gjuhën shqipe. Shumë kompani serioze në Kosovë dhe Shqipëri tashmë përdorin këtë shërbim të gjirafa.com gjatë rekrutimit të stafit të ri.

Krijimi i rezymesë është falas dhe ju mund të aplikoni më shumë se një herë. Për çdo paqartësi, keni stafin e Gjirafës të gatshëm t’iu asistoj në secilin hap të krijimit të rezymesë. Krejt çka duhet të bëni është të hyni në faqen gjirafa.com të klikoni në ‘Kërko Punë’ dhe të zgjedhni opsionin ‘Krijo Rezymenë’. Procedurën e mëtejme e keni të paraqitur grafikisht këtu:

Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në gjuhën shqipe, e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë interneti. Përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë në më shumë se 160 milion ueb faqe shqip si dhe të kenë qasje në më shumë se 10.000 lajme ditore nga të gjitha portalet në gjuhën shqipe. Gjirafa.com ndër të tjera ofron edhe oraret e autobusëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe parashikimin e motit për qytetet kryesore.

Gjirafa prezanton shërbimin e ri për reklamim online “AdNetwork”

Gjirafa prezanton shërbimin e ri për reklamim online “AdNetwork”

Sot me datë 15 Dhjetor, në Prishtinë u mbajt punëtoria “Marketingu Digjital”, organizuar nga makina kërkimore në gjuhën shqipe Gjirafa, ku ndër të tjera u prezantua shërbimi i tyre i radhës për reklamim në Internet i quajtur Gjirafa® AdNetwork℠.

Gjirafa AdNetwork është një platformë e reklamimit online në Internet e cila ju mundëson të targetoni reklamën tuaj, duke u bazuar në hapësirë gjeografike apo të drejtoni reklamën tuaj tek konsumatorët në bazë të preferencave të tyre, për shembull, të dashamirësit e sportit, apo edhe më saktë, tek tifozët e një klubi. Përparësia tjetër e kësaj platforme është se nga një vend mund të krijoni reklamën ndërsa reklama e juaj do të shfaqet në portale të ndryshme të Internetit në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni si dhe shumë portale tjera shqip nga e mbarë bota.

Ngjarjen e hapi krye-shefi i kompanisë njëherit edhe themelues i saj, z. Mergim Cahani duke shpjeguar rëndësinë e Internetit në raport me televizionin apo format tradicionale të reklamimit, si dhe rëndësinë e marketingut digjital sot.

Gjirafa AdNetwork Prezantimi

Prezantimi u pasua nga Jeta Zagragja, udhëheqëse e zhvillimit të biznesit, e cila fillimisht pasqyroi trendët globale të marketingut digjital deri të ato lokale, duke u ndalur ne tregues të marketingut në Kosovë. Ndër të tjera u ndal të efikasiteti i lartë i reklamimit digjital i bazuar në targetim sipas fjalëve kyçe, në raport me vendosjen e banereve statik të portaleve online.

Rezultati i krejt kësaj është të paguash vetëm për reklama të cilat shihen nga përdorues që kanë interesim apo kanë lidhje me reklamën tuaj.

Kompanive pjesëmarrëse iu dhurua gjithashtu 100 € bilanc në Gjirafa AdNetwork, në mënyrë që të njihen nga afër me përparësitë e reklamimit online në Internet. Për më shumë detaje nga kjo platformë mund të gjeni në linkun http://client.gjirafa.com/home/landing. /ameble

Përmbledhja Javore: 9 Mars – 14 Mars

Përmbledhja Javore: 9 Mars – 14 Mars

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Lokale

Microsoft për Gjirafa-n: “Një makinë e fuqishme kërkimore” – Si mund t’i qaset një makinë e vogël kërkimore në gjuhën Shqipe gjigantëve të sotëm të kërkimit? Duke e kuptuar gjuhën lokale, duke krijuar një shërbim të dedikuar për përdorues, dhe duke u mbështetë në teknologjitë e Microsoft Cloud. Për shumicën e sportdashësve që flasin gjuhën angleze, gjetja e rezultateve të ekipit të tyre të preferuar është aq e thjeshtë sa të shkruash emrin e ekipit në Bing apo Google. Rezultati momental i takimit zakonisht është në faqen e parë apo të dytë të kërkimit.

Gjirafa

Art House organizon ngjarjen Managed Print Services– Art House në bashkëpunim me prodhuesin lider të pajisjeve për printim Xerox organizojnë Managed Print Services (MPS) event ku do të shpalosen detajet rreth shërbimit, implementimit dhe përfitimet të cilat ndërmarrjet publike dhe private do të mund ti kenë nga MPS. Managed Print Services MPS (shqip: Shërbimet e Menagjuara te Printimit) është shërbim të cilën Art House e ka plasuar në tregun Kosovar që nga viti 2007 dhe është në shërbim të disa institucioneve në Kosovë.

Dy ministri nënshkruajnë memorandum me Microsoft– Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Arsimit, nesër do të nënshkruajnë një memorandum mes këtyre dy ministrive, me Microsoft-in. Qëllimi i këtij Memorandumi është të formalizohet korniza e bashkëpunimit në mes MAP, MASHT dhe Microsoft-it, me ç’rast do të mundësohet qasje dhe pjesëmarrja më e madhe në programet, në trajnimet, resurset dhe mjetet teknologjike të cilat janë pjesë e nismave globale të Microsoft-it, YouthSpark dhe programi Partner në Mësim.

Softuer dhe Pajisje të reja

Apple MacBook– Apple në ngjarjen e tyre të organizuar ditë më parë ka njoftuar për disa pajisje të reja dhe një ndër ato është edhe Apple MacBook i ri, ku vjen me një dizajn krejtësisht të ri në krahasim me modelin e mëparshëm. MacBook i ri është me më i hollë dhe më i lehtë se se MacBook Air, ku peshon vetëm 908 gram dhe vjen me një tastierë të re e cila përmban një mekanizëm të ri në formë të fluturës.

Apple MacBook (1)

Smartwatch Oppo– Shumë kompani kohëve të fundit janë përqendruar në pajisje smartwatch, sigurisht për atë se kjo do të përdoret shumë në të ardhmen. Pajisje të tilla deri me tani kemi parë nga Samsung, Sony, LG, Motorola, Huawei, kurse tani nëse mund t’ju besojmë raporteve, kompania Oppo është ajo që pritet të nxjerr një orë të mençur (smartwatch). Por, çfarë mund të sjellë Oppo që të tjerët nuk e kanë bërë? Sipas thashethemeve, smartwatch i ardhshëm i Oppo-së është thënë të paraqitet me një teknologji të re që mundëson rimbushjen e plotë të baterisë së orës, për vetëm pesë minuta.

LG AKA së shpejti do të fillojë të shitet edhe jashtë Koresëlg-aka-AmebleNë muajin Nëntor të 2014, LG kishte publikuar një telefon të menqur Andoid unik i quajtur LG AKA. Një pajisje mobile që vjen me një mbeshtjelles të veqant dhe me një nderfaqe që mund të personalizohet sipas dëshires së individit. AKA fillimisht kishte filluar të shitet në Korenë Jugore, prej nga edhe e ka origjinen, dhe mendohej se aty do të ngel gjithcka me të. Befasisht pak ditë më parë LG njoftoi se ky telefon do të fillojë të shitet edhe në vendet të tjera jashtë Koresë.

Zbulohen çmimet e Apple Watch– Siç është prezantuar edhe dje, Apple Watch vjen në tri versione: Watch, Sport dhe Edition. Apple Watch Sport do të fillojë me çmim prej 349$ për versionin 39mm dhe 399$ me 42mm. Blerësit mund të zgjedhin nga pesë opsione me ngjyra të ndryshme. Ato të rangut të mesëm fillojnë nga 549$, por sipas modelit që zgjidhni do të shiten deri në 1099$. Apple do të ofroj zgjedhje prej tre rripave të ndryshëm.

Kalendari i Google tani bëhet pjesë e Apple App Store– Preferoni që telefoni juaj i mençur të jetë iPhone, por keni dëshirë që në kalendarin e Google të mbani listën e ngjarjeve dhe të regjistroni planet për të ardhmen tuaj? Tani ky nuk është një problem. Google Calendar sapo është lansuar edhe për iPhone dhe tanimë është pjese e App Store të Apple, nga ku mund edhe te shkarkohet.

Ngjarje, Biznese, Kuriozitete

Kamerat e pesë telefonave me teknologjinë më të mirë auto fokus -Autofokusi gjatë detektimit të fytyrës, laserët, infraredi, fokusi i pikselëve në nxjerrjen e imazheve dhe ngjyrave më përsosmërinë më të lartë, etj. Të gjitha këto janë karakteristika të kamerës së telefonave të mençur të ditëve të sotme. Samsung tregoi vetveten me teknologjinë PDAF në Galaxy S5, më pas LG prezantoi Autofokusin laserik “Laser Auto Focus”, Lenovo integroi një sistem të fokusit përmes infrared-it në Vibe Shot, dhe Sony është gati për të sjell një zbulim të ri sa i përket kualitetit dhe fokusit të fotografisë në telefonin e gjeneratës së ardhme që do të quhet Hybrid AF.

Best Autofocus- Ameble

Apple prezanton portin dhe kabllon USB-C (3.1)– Përveç një rezolucioni të lartë “Retina” dhe një profili të ri që në fakt është më i hollë, Laptopi i ri i Apple ka edhe një gjë të re mjaft interesante që ju duhet ta dini pa marre parasysh se a do të blini një kompjuter Apple apo jo. MacBook-u më  ri i Apple është laptopi i parë qe ka të integruar USB –C portin. Ky lloj i ri i USB porit dhe kabllos apo siç po quhet ndryshe edhe USB 3.1 ka kapacitet rekord të transferit në hiq me pak se 10 gigabit për sekondë dhe outputin e energjis deri në 20 volt.

Ja kush është Apple!– Ngjarja e sotshme e Apple-it në San Francisko, nuk ishte e fokusuar vetëm në pajisje. Krye-shefi i Apple-it, Tim Cook, prezantimin e sotshëm e ka filluar me një njoftim të shpejtë për disa nga pajisjet dhe shërbimet e tyre të fundit, ku ka jap disa numra mahnitës. Të gjithë e dimë që Apple është një kompani e madhe, por statistikat e dhëna sot janë vërtetë të mëdha edhe për vetë kompaninë.

Senatori amerikan asnjëherë nuk ka dërguar email– Besoni apo jo, senatori Republikan i Karolinës Jugore Lindsey Graham asnjëherë në jetë nuk ka dërguar e-mail. Gjersa ishte prezent në një takim me gazetarë, njëri nga ta e pyeti atë se a ka senatori email adresë private. Ai u përgjigj “Unë nuk dërgoj e-mail, kontrolloni llogarinë time dhe do të shihni se unë asnjëherë nuk kam dërguar asnjë email”. Gjëja më e interesante e këtij lajmi është fakti që ai po përgatitet që të jetë njëri nga kandidatet për president të SHBA nga kampi republikanë dhe për momentin drejton nën komitetin për teknologji të SHBA-së dhe vetë nuk përdor teknologjinë.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit. /ameble

Microsoft për Gjirafa-n: “Një makinë e fuqishme kërkimore”

Microsoft për Gjirafa-n: “Një makinë e fuqishme kërkimore”

Si mund t’i qaset një makinë e vogël kërkimore në gjuhën Shqipe gjigantëve të sotëm të kërkimit? Duke e kuptuar gjuhën lokale, duke krijuar një shërbim të dedikuar për përdorues, dhe duke u mbështetë në teknologjitë e Microsoft Cloud.

Gjirafa

Për shumicën e sportdashësve që flasin gjuhën angleze, gjetja e rezultateve të ekipit të tyre të preferuar është aq e thjeshtë sa të shkruash emrin e ekipit në Bing apo Google. Rezultati momental i takimit zakonisht është në faqen e parë apo të dytë të kërkimit.

Gjërat s’janë aspak të thjeshta për sportdashësit shqipfolës. Përdorimi i makinës kërkimore për t’u informuar mbi lojën e fundit të ekipit, për shembull, mund të kërkojë disa kërkime. Madje edhe atëherë rezultati mund të mos gjendet, deri në faqen e dytë apo tretë të të kërkimit. Por ky mundim shkon përtej kërkimit të rezultateve të sportit për shqipfolësit në vendet si Shqipëria Kosova dhe Maqedonia. Ata në vazhdimësi e kanë të vështirë të gjejnë saktë çka do qoftë në Internet, duke filluar nga lajmet, motin apo vendet e lira të punës.

Mergim Cahani, ndërmarrës dhe zhvillues shqiptarë ka një ide të saktë se ku qëndron problemi.

“Makinat e mëdha kërkimore nuk i futen uebit Shqiptarë aq thellë, dhe arsyeja kryesore është vetë Gjuha” thotë ai. Shqipja në fakt, është gjuha më e dallueshme nga të gjitha gjuhët e botës për nga leksiku i saj, si dhe është një nga të paktat gjuhë që nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër, thotë Cahani “që të procesohet kërkimi në mënyrë inteligjente, të duhen njohuri të thella të gjuhës në mënyrë që të analizohet teksti dhe të kuptohet plotësisht kërkimi”.

Cahani mendoi se mund të adresojë këtë çështje duke krijuar makinën kërkimore Gjirafa, veçanërisht për Shqip-folësit anë e mbanë botës. Mirëpo Cahani nuk i kishte resurset për të konkurruar në të njëjtin nivel me organizatat e mëdha të cilat e dominojnë kërkimin. Për të qenë një konkurrent i denjë, atij i nevojitej partneritet me një kompani të duhur dhe të përdorte teknologjinë më të zhdërvjelltë dhe të më të pasur me veçori.

Cloud është teknologjia që i prinë marrëdhënies në rritje të Gjirafës me Microsoft 

Qe nga fillimi i zhvillimit, Cahani është kthyer në teknologjinë që kishte përdorë në ditët e tij si student në qytetin e New York-ut.

“Unë gjithmonë kam përdorur veglat e Microsoft-it për të zhvilluar, përfshirë Visual Studio, sepse ato ma bënin jetën më të lehtë.” thotë ai. “Unë po ashtu kam provuar shumë vegla me kod të hapur (Open Source), ne mendimin tim ato nuk ishin aq të fuqishme dhe të thjeshta sa mjetet e bazuara në Windows”.

Duke përdorë Visual Studio dhe Microsoft Visual C#, Cahani krijoi versionin e hershëm të makinës kërkimore që përfshinte multi-threaded crawler, dhe përpunuesin e kërkimit. Në mënyrë që ai të ndërtoi atë, atij vetëm i nevojitej teknologjia që mundëson rritje.

Ishte koha kur Cahani mësoi për platformën Microsoft Azure Cloud.

“Kur Azure doli në treg, unë kisha qasje për ta provuar atë, dhe më pëlqeu ajo çka pashë ” thotë ai. “ E kuptova që Azure do të përkujdeset për infrastrukturën, ashtu që ne do të mund të rrisim resurset pa u brengosur fare”.

Edhe pse ai kishte testuar përdorimin e Amazon Web Services, ai ishte thelluar në Azure Search, një zgjidhje search-as-a- service qe i ndihmon zhvilluesve të integrojnë kërkimin në aplikacione pa u brengosur për infrastrukturën.

“Amazon ka diçka të ngjashme, por nuk krahasohet ne çmim dhe nuk integrohet aq lehtë me veglat e Microsoft të cilat unë i përdor” thotë Cahani.

Një Makinë e fuqishme kërkimore e bazuar në Azure

Cahani dhe një ekip prej katër zhvilluesish e kanë krijuar Gjirafa.com, makinën kërkimore për kërkim të plotë të tekstit të ueb faqeve, në gjuhën Shqipe dhe Angleze, të bazuar pothuajse tërësisht në Azure. Përveç Azure Search, aplikacioni përdorë shërbimet e Azure Cloud për pjesën e parme, si dhe makinat virtuale për skanimin e uebit. Cahani dhe ekipi i tij po ashtu përdorin shërbimin Azure Managed Cache, që është një zgjidhje e memories së shpërndarë që ofron qasje super të shpejtë në të dhëna. Për me tepër, Gjirafa ka filluar të shfrytëzojë Azure Machine Learning që të parashikojë fjalët e kërkimit.

“Nëse e shkruan një tekst për të kërkuar, do të mundohet të sugjerojë fraza kërkuese” thotë Cahani. “Ne ende nuk kemi një numër të mjaftueshëm të kërkimeve që të nxjerrim parashikime të vlefshme, megjithatë është premtuese.”

Gjirafa.com mbledhë më shumë se 15,000 artikuj të lajmeve në gjuhen Shqipe për çdo ditë, nga më shumë se 120 portale. Po ashtu ofron shërbim për të kërkuar mbi 45,000 linja të autobusëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe shpallje të vendeve të lira të punës, apo parashikimin e motit për ato regjione. Momentalisht faqja tërheqë 240,000 vizitorë mujorë, 2.2 milion shfletime mujore dhe në indeksin e saj ka mbi 33 milion ueb faqe. Me këtë ritëm të shpejtë të rritjes së Gjirafës, 1 milion vizitorë së shpejti do të jenë arritja e tyre e radhës. Çfarë e bën krejt këtë të funksionojë është Azure Search, “thotë Cahani.

“ Me Azure Search, ne kemi ndërtuar një super indeks kërkimi, dhe kemi disa algoritme të mira për rënkim të rezultateve, si dhe para-procesim të kërkimeve për gjuhën Shqipe në të cilën është duke punuar bashkëthemeluesi ynë Dr.Ercan Canhasi. Si rrjedhojë ne jemi duke ju ofruar informata tejet të rëndësishme më shume se 12 milion shqipfolësve anë e mbanë globit.

Diçka qe gjigandët nuk e kanë: të dhënat lokale dhe ekspertiza gjuhësore

Gjirafa ju ofron përdoruesve shqipfolës të Internetit diçka qe gjigandët si Google nuk mund të ofrojnë.

“Ne mund t’i ofrojmë përdoruesve tanë qasje të lehtë ne informata gjeografike lokale sepse ne mund ta skanojmë uebin shqip shumë thellë “ thotë Cahani. “Ne madje i shikojmë edhe faqet lokale të cilat Google mund t’i injoroje tërësisht”

Gjirafa gjithashtu dallohet me njohuri gjithëpërfshirëse të gjuhës Shqipe.

“Të përdorësh Azure Search për të para procesuar gjuhën, na mundëson të përcaktojmë kuptimin e saktë të frazës përpara se të kthejmë rezultatet e kërkimit” thotë Cahani. “Kjo se bashku me të dhënat lokale, nënkupton se ne e shërbejmë tregun Shqipfolës më mire sesa makinat e mëdha kërkimore.”

Përparësisë e të qenit i Vogël

Edhe pse Gjirafa ka vetëm 15 persona të punësuar, organizata mund të punojë më mire se konkurrentët e mëdhenj të kërkimit.

“Duke u mbështetur në Azure si infrastrukturë e jona, ne s’kemi nevojë të preokupohemi me menaxhim të harduerit, dhe ne mund të rritemi shumë shpejtë për aq sa kemi nevojë ” thotë Cahani. “Edhe pse ne jemi të vegjël ne mund të konkurrojmë drejtpërdrejtë me kompanitë e mëdha të kërkimit”. Ne kemi mundësi të shpenzojmë më pak kohë duke menduar për teknologji, dhe më shumë kohë duke u fokusuar në shërbimin e nevojave të përdoruesve shqipfolës të Internetit.

Të qenit i vogël ka pas ndikim po ashtu edhe në surpriza të papritura për Gjirafën.

“Fillimisht, ne kemi analizuar se çfarë kërkojnë më së shumti përdoruesit, dhe kemi zbuluar se shumica e tyre kërkojnë vetura të përdorura,” thotë Cahani. “Në bazë të kësaj ne i kemi agreguar të gjithë portalet që shesin vetura në Internet, i kemi kategorizuar fushat si modeli, kilometrat e kaluara dhe çmimi, dhe kemi vendosur të gjitha shënimet në Indeksin kërkimorë të Azure. Ne ishim në gjendje të ndërtojmë tërë indeksin në vetëm një javë, dhe ne tani kemi shërbimin më të mirë të kërkimit të veturave në shitje në rajon, me mbi 70,000 shpallje të veturave, të cilat mund të shpalosen çdo ditë.” Kompania ka ndërtuar indekse të ngjashme për vende të lira të punës dhe shpallje të patundshmërive, dhe është duke punuar ne indeksin e telefonave të mençur. Ai thotë “ do të na duheshin muaj të tërë për të ndërtuar indekse të tilla nëse do duhej të menaxhonim infrastrukturën tonë”

Zhvillim i shpejtë dhe efikas

Si kompani e vogël Gjirafa duhet t’i jep zhvilluesve të saj teknologji që përshpejton kohët e zhvillimit.

“ Për këtë arsye ne përdorim Microsoft Visual Studio Ultimate 2013 si platforme të përgjithshme zhvilluese, “ thotë Cahani.

“Ne po ashtu zhvillojmë në Android dhe iOS, por zhvillimi dhe kodimi në Visual Studio është pakrahasimisht më i lehtë. Kjo do të thotë se puna kryet më shpejtë, na kushton më pak dhe ndihmon të ofrojmë më shpejtë shërbime të reja për përdoruesit tanë. Visual Studio bën pjesë të madhe në rritjen dhe suksesin tonë.

Përderisa kompania vazhdon duke shtuar shërbime të reja në Gjirafa.com, ajo planifikon të zhvillojë zgjidhje të reja të bazuara në Azure.

“Ne jemi duke punuar në zgjidhje e-commerce si dhe zgjidhje për kërkime për klientë biznesorë ” thotë Cahani. Ne mendojmë se mund të përdorim Azure Search për t’i ofruar punëtorëve të organizatave të gjejnë me lehtësi informatat në organizatën e tyre. Çka do që planifikojmë të bëjmë, ne do të mbështetemi në përparësitë e shkathtësive të cilat i kemi zhvilluar në Azure dhe Visual Studio, dhe ne do të përdorim partneritetin me Microsoft që të rrisim kompaninë tonë në të ardhmen.”

Ky artikull është i përkthyer, artikulli origjinal mund të shikohet këtu. /ameble

Si të kërkoni punë në gjirafa.com

Si të kërkoni punë në gjirafa.com

Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

Vetëm 3 muaj kanë kaluar që nga hapja publike e Gjirafa.com, dhe përveq shërbimeve fillestare, tani përdoruesit mund të gjejnë të gjitha shpalljet shqip në Intenet që kanë të bëjnë me: 1) Shitjen e veturave, 2) Patundshmërive: si banesa, lokale apo shtëpi, që jane në shitje apo jepen me qera, si dhe 3) shërbimin më të ri i cili ështv kërkimi i vendeve të lira të punës.

Kërko Punë” është një shërbim që i mundëson përdoruesve të kërkojnë të gjitha shpalljet për vende të lira të punës në Internet, apo të shfletojnë vendet e lira të punës duke pas mundësi ti filtrojnë ato sipas vendit (Kosovë Shqiperi apo papercaktuar), Qyteteve, Kategorisë, Kompanisë, Kohezgjatjes, Llojit të kontrates, datës së shpalljes apo datës së skadimit.

Kërkimi i vendeve të lira të punës ne gjirafa.com për momentin ka me shumë se 550 vende të lira të punës. Në vijim, do të demonstrojmë praktikisht se si mund të kërkojmë shpallje të vendeve të lira të punës duke përdorë fjalë kyce, apo duke përdore filterat. /ameble.com

Webrazzi: Makina kërkimore shqiptare Gjirafa fillon si sfidues lokal ndaj Google-it

Webrazzi: Makina kërkimore shqiptare Gjirafa fillon si sfidues lokal ndaj Google-it

Më poshtë ju paraqesim intervistën e fundit të krye-shefit të Gjirafës, Mërgim Cahani, dhënë për Webrazi.com. Webrazzi është burimi kryesor në ueb për tregjet digjitale, për start-ups, për investime, zhvillime teknologjike dhe ngjarje të tilla që ndodhin në Evropë, Lindjes të Mesme dhe në tregjet Afrikane.

Gjirafa1

Sidoqoftë, Cahani në intervistën e tij për ketë ueb, ka shpalosur paksa planet e tyre të ardhshme për Gjirafën, mirëpo nuk ka përmendur numrin e vizitave për Gjirafën, duke theksuar shkurt se është kaluar numri i parashikuar. Intervista e dhënë është si në vijim:

Për Europë, Yandex në Rusi dhe Seznam në Republikën Çeke qëndrojnë të forta në sfidën lokale ndaj të fuqishmit Google nga Silicon Valley. Në lansim në muajin a kaluar, makina kërkimore shqiptare Gjirafa.com synon ti bashkëngjitet këtij klubi të makinave kërkimore lokale dhe të ballafaqohej me Google-in për këtë regjion.
Njëra ndër aspektet interesante të këtij startup-i është që edhe pse e themeluar nga shqiptarët dhe për tregun shqiptar dhe kosovar, ekipi pas këtij projekti zgjodhi të ishte pjesë e akseleratorit (përshpejtuesit të startup-ve) në StartupYard nga Praga, njëri ndër akseleratorët më të famshëm dhe reputabil në Europë. CEO Mergim Cahani ka treguar që ky projekt ka qenë në zhvillim për disa vite, duke filluar gjatë studimeve post-diplomatike të tij në Universitetin e New-York-ut para tri viteve. Pastaj, para 5 muajve, ata përfunduan programin në akselerator në Republikën Çeke dhe përgatitën shërbimin të lansohen.

Cahani thotë që po synojnë të përcjellin modelin e makinave kërkimore tjera duke monetizuar nga marketingu bazuar në terme dhe përmbajtje. Më vonë, ai thotë që po shikojnë të hapin edhe disa abonime dhe shërbime të reja transaksionale (për 2-3 vite).

Gjirafa është hapur publikisht vetëm para 5 javësh dhe Cahani tregon që ende hezitojnë të hapin shifrat e vizitorëve. Mirëpo, ai thotë që numri total e tejkalon numrin e parashikuar. Shërbimet qëndrojnë në versionin beta, mirëpo kanë kaluar nga versioni privat në atë publik.

Cahani vazhdon të tregoj që me bashkëthemeluesit Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani në fillim kanë investuar vetë, mirëpo më vonë kanë pranuar investim nga StartupYard, Qendra Inovative e Kosovës, dhe investitor privat sikurse Jan Habermann nga Credo Ventures e Republikës Çeke dhe disa investitorë tjerë të pa emëruar.  Edhe pse nuk po i hapin informatat e investimeve në këtë kohë, Cahani ka thënë se ata kanë një staf prej 18 personave në këtë kohë, dhe si duket janë në gjendje stabile për momentin. /webrazzi /ameble

5 muaj nga StartupYard, Gjirafa.com rritet vrullshëm

5 muaj nga StartupYard, Gjirafa.com rritet vrullshëm

Këtë javë ramë në kontakt me Mërgim Cahanin që të flasim në lidhje me lansimin beta të Gjirafa.com, makinës kërkimore në Gjuhën Shqipe si dhe grumbulluesin e lajmeve, që në Shqipëri dhe Kosovë është duke bërë emër. Cahani së bashku me disa pjesëtarë kryesorë të ekipit ishin pjesë e rundit paraprak në akceleratorin tonë, dhe kishin arritur të siguronin një investim të konsiderueshëm nga investitorët “angel” për biznesin e tyre i cili është hapur për publikun në Tetor të këtij viti me versionin beta.

Foto 1

Mergim! Shumë gjëra kanë ndodhur për 5 muaj, që kur jeni larguar nga StartupYard. Cilat janë risit e fundit?

E vërtete, kemi qenë shumë të zënë. Pas largimit nga StartupYard, e kemi lansuar versionin beta vetëm me ftesa. Kjo me të vërtetë na ka ndihmuar që të përmirësojmë motorin kërkimorë të Gjirafës, si dhe të merremi me përvojën e përdorimit të ndërfaqes dhe cilësisë së kërkimit. Deri më tani kemi arritur të indeksojmë më shume se 20 milion ueb faqe në Gjuhën Shqipe. Stafi ynë është rritë në 18, që është shumë mirë sepse kemi tërë talentin që na nevojitet, dhe shumë më herët se sa kam pritur të kompletojmë ekipin. Kjo me të vërtetë është emocionuese. Ne jemi duke e shfrytëzuar potencialin tonë gjithmonë e më shumë. Ne jemi një grup i fuqishëm, dhe kjo është thelbësore në këtë përpjekje.

Më në fund, me 9 Tetor, e lansuam versionin beta për tërë popullin Shqiptar. Sapo e kishim njëmujorin e parë. Ne me të vërtetë jemi të kënaqur. Produkti është gjithëpërfshirës, dhe ne jemi duke parë numra me shumë potencial. Mezi pres të ju tregoj më shumë.

foto 2

Me cilat shërbime jeni lansuar?

Kërkimi në Gjuhën Shqipe dhe Angleze është produkti kryesor, pastaj vjen grumbulluesi i lajmeve, dhe orari i autobusëve. Ne i grumbullojmë mbi 3500 artikuj shqip të lajmeve në ditë, dhe kemi një statistikë të shkëlqyeshme, megjithatë është herët t’i shpalosim ato. Linjat e autobusëve është produkti kryesor, ku i kemi shtuar më shumë se 8,000 linja te rajonit, përfshirë qytetet e mëdha deri te vendbanimet e vogla, duke e bërë platformën e Gjirafës të vetmin vend ku këto informata mund të gjenden online. Kjo me të vërtetë ka ngjall reagim të mirë te qytetarët, e cila është pikërisht ajo çka ne kemi synuar: të ju mundësojmë Shqiptarëve një përvojë të pasur në Internet, të cilën të tjerët në Evropë e marrin si të mirëqenë.

Përtej kësaj, ne kemi sjellë edhe disa shërbime të cilat nuk i kemi pritë të vijnë kaq shpejt, kjo shkaku i dëgjimit të zërit të përdoruesve që në versionin beta ishte i fuqishëm. Kjo përfshinë motin për 320 vende, dhe data bazën e kërkueshme të veturave të përdorura dhe pronave të paluajtshme të cilat me të vërtetë janë të popullarizuara.

Si po pranohen shërbimet nga përdoruesit?

Çfarë kemi gjetur është se ekziston një kërkesë e lartë për kërkime vertikale. Ne sapo kemi lansuar shërbimin e kërkimit të veturave këtë të Hëne, dhe po shohim një trafik marramendës. Kërkimet për vetura në shitje mund të shfletohen këtu: http://gjirafa.com/Top/IndexM, ndërsa patundshmëritë këtu: http://gjirafa.com/Top/IndexB

press4

Grumbulluesi i lajmeve po ashtu është duke pas sukses, veçanërisht tri lajmet kryesore të cilat zgjedhën në mënyrë kompjuterike, dhe që vazhdimisht po janë edhe përcaktues të lajmeve më të rëndësishme të ditës në uebin Shqip. Këto lajme mund të shfletohen këtu: http://gjirafa.com/Lajmet/Tefundit

Ne sapo kemi filluar të zhvillojmë emrin Gjirafa. Ne dëshirojmë të njihemi si produkt i ndërtuar nga dhe për Shqiptarët. Për këtë ne po shohim tërë komunitetin e përdoruesve si pjesë e kësaj përpjekjeje, dhe ne do të vazhdojmë të dëgjojmë zërin e tyre për së afërmi që të kuptojmë nevojat dhe kërkesat që ata kanë ndaj nesh. Njerëzit me të vërtetë po flasin, dhe po na bëjnë me dije që janë duke e përkrahur këtë përpjekje, dhe dëshirojnë që ne të kemi sukses. Ka qenë shkëlqyeshëm.

Pra reagimi në komunitetin e shqip folësve ka qenë i mire? Çka i pëlqen atyre? Çka kërkojnë?

Gjëja e pare që atyre ju pëlqen është sepse është në Gjuhën Shqipe, dhe kompani Shqiptare. Ata me të vërtetë ndjehen krenarë për këtë fakt, dhe mendojnë që është dashur të vijë edhe më herët. Ata e ndiejnë Gjirafën si të tyren dhe e identifikojnë veten me të – dhe kjo është pikërisht ajo qe ne duam dhe mendojmë që është e saktë.

press1

Ne kemi krijuar për Shqiptarët, dhe reagimi ka qenë me të vërtetë i fuqishëm. Do të ju sjell një shembull shumë interesant: Një nga përdoruesit tanë na kontaktoi një ditë dhe shkroi “Jam duke e shikuar orarin e autobusëve, dhe po e shoh orarin nga qyteti A në qytetin B, por duhet të jetë një gabim, sepse po mungojnë edhe dy ndalesa përgjatë rrugës”. Ne kontrolluam dhe ai kishte të drejtë, kështu që ne i shkruam atij që ta informojmë se e kemi përmirësuar. Ai vazhdon dhe poston, komunikimin tonë me email, në Instagram dhe me krenari deklarohet se ai e ka rregulluar problemin, dhe ka mundësuar që ajo informatë të jetë në dispozicionin e të gjithëve. Ai në një mënyrë e vendosi veten në ekipin tonë, që në të vërtetë, unë mendoj, është pjesë e punës tonë.

Madje ndonjëherë edhe në telefon më thërrasin për të më pyetur si punon kjo apo ajo, apo në përgjithësi si përdoret platforma! Njerëzit krijojnë edhe postojnë video ne YouTube se si të përdoret Gjirafa. Edhe pse ne nuk i kërkojmë atyre ata thjeshte vetë e bëjnë këtë. Pothuajse në baza ditore pranojmë rezyme, ku vërejmë se njerëzit dëshirojnë të na ndihmojnë shpesh edhe vullnetarisht, pa pagesë. Komentet e tyre inkurajojnë njerëzit që ta përdorin produktin në mënyrë patriotike. Njerëzit thonë:” Duheni ta përdorni këtë, dhe të ndihmoni në mënyrë që kjo të ia arrijë, sepse është e jona.” Kjo është inkurajuese për ne. Është mahnitëse dhe ne i falënderojmë.

Dhe nuk janë vetëm njerëzit. Kompanitë tjera nga rajoni na janë ofruar, dhe na e kanë bërë me dije se janë në anën e ekipit tonë gjithashtu, dhe lobojnë për në. Kjo është shumë mirë.

Çfarë ndikim ka pas në Shqipëri dhe Kosovë në raport me pritjet e juaja? A keni menduar se do të arrini këto para një viti?

Në disa po, ndërsa në disa aspak fare. Ne kemi pritur të kemi trafik të mirë, por muajin e parë pas lansimit për tërë punlikun, ne jemi duke realizuar dyfishin e asaj çka kemi synuar sa i përket trafikut të përgjithshëm.

Dhe ne asnjëherë nuk kemi menduar se do të kemi aq interes të madh në kërkimet e specializuara “vertikale” sikurse veturat.

Po ashtu nuk kam pritur të kemi një ekip aq të kompletuar. Kam menduar se do të na mungojnë disa pjesëtarë kyç, apo të mos kemi kushte të marrim në punë njerëzit e duhur. Ndërsa tani çdo gjë është e mbuluar sa i përket stafit.

Njerëzit me të vërtetë përfshihen më shumë sesa që kemi pritur. Nga hulumtimi ynë 30% e vizitave do duhej të ishin vizitorë me pajisje mobile. Tani janë mbi 50% përdorues mobilë. Kjo na e ka ndërruar fokusin dhe drejtimin. Prioriteti i shërbimeve të reja është ndikuar goxha shumë nga kjo. Gjithnjë e më shumë po bëhet treg i përdoruesve mobilë, dhe ne duhet të përqendrohemi në të. 3G sapo është futur në rajon – e di që është vonuar! – kështu që shërbimet tona janë më se relevante. 4G pritet të vijë së shpejti, dhe ne do duhet të jemi gati për atë.

Deri ku ka arritur zhvillimi i sajtit deri në këtë moment? Në çka duhet të përmirësoheni, çka është duke funksionuar mirë?

Zhvillimi ka arritur të mundësojë të gjithat shërbimet e lansuara. Tërësisht i përshtatshëm për pajisje mobile. Ajo çka duhet të përmirësojmë është algoritmi i rankimit të rezultateve të kërkimit të përgjithshëm të ueb faqeve. Ne i kemi marrë në konsideratë afro 20 faktorë për rankim. Për shembull Ercani, CTO dhe bashkëthemelues, është duke punuar në Shkencën e të Dhënave të Uebit Shqip, dhe kjo do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e rezultateve të kërkimit. Ky rankim i ri i kërkimit do të jetë në dispozicion ka fundi i muajit.

press3

Kërkimi i përgjithshëm zakonisht ofron rezultate fantastike, shpesh herë më mire sesa Google në Gjuhën Shqipe, por ndonjëherë dështon të ofrojë rezultate të mira, kështu që kemi mësuar shumë përgjatë rrugës. Ne i kemi identifikuar ato probleme. Google, me gjasë përdorë mbi 200 faktorë për të rankuar rezultatet e kërkimit, ndërsa Seznam përdorë afro 100. Ne përdorim “vetëm” 20 faktorë për momentin, por mos harroni se Google duhet më shumë të brengoset që të ofrojë kërkim të personalizuar. Ata duhet të merren me historinë e përdoruesve, vendndodhjen, gjuhën, dhe një bazë shumë herë më të madhe. Deri më tani ne jemi duke u fokusuar vetëm në ueb faqe, dhe në përmbajtjen e tyre. Është një ueb më i vogël, kështu që ne jemi duke u zhvilluar paralelisht me të. Kjo na ndihmon që ta tejkalojmë Google-in në shpejtësi, me reagim mesatarë prej 250 mili sekondash. Ne jemi shumë të lumtur me ketë fakt, dhe kjo është duke u përmirësuar me rritjen e numrit të përdoruesve aktivë, dhe sa më shumë që përdoret indeksi ynë aq më i mirë bëhet.

Si ka ndikuar StartupYard në formësimin e trajektores suaj përgjatë vitit të kaluar?

Çdo gjë që ka ndodhur e shoh si përbërës të receptit që e kanë zhvilluar Gjirafën kaq larg (edhe pse ka ende për të ecur). Ata janë: tregu (përdoruesit tanë – populli Shqiptar), ekipi dhe teknologjia, dhe mbështetja që kemi marrë; ndihma në nisje dhe udhëheqje nga investitorët engjuj dhe përkrahësit e tjerë. StartupYard në anën tjetër, ka qenë përbërësi “sekret” që ka ndikuar që ky recept të ketë sukses dhe të na shtyjë përpara. Eshtë si një lidhje hidrogjenore, që mban molekulat e ujit të lidhura. Investitorët dhe klientët janë atomet, ndërsa lidhjet ndërmjet tyre i bëjnë që elemente kimike dhe përbërësit i bëjnë ato të jenë *diçka*. Unë sinqerisht besoj se do të ishte shumë vështirë, ndoshta e pamundur, ta sillnim Gjirafën aty ku është sot, pa ndihmën e StartupYard. Pa ekipin menaxherial të StartupYard, mentorëve, dhe përvojës që na e kanë dhënë, nuk di se si do te arrinim këtu.

Vetëm nje shembull që e kemi marrë nga kjo: Ideja e linjave të autobusëve ka lindë në Pragë, në StartupYard. Ka qenë një mendim si: “në rregull… është një vend përplot me klientë… Si mund t’i arrini ata ?” Këtë na e ka dhënë StartupYard. Na ka bërë që të besojmë se atë që jemi duke e bëre është e mundur, si dhe na e kanë treguar rrugën përpara.

Gjithashtu, StartupYard na ka siguruar çasje në: investitorët engjuj, programin Microsoft BizSpark Plus, partneritet me Seznam.cz, dhe lista vazhdon e vazhdon. E thënë me një fjalë, pa StartupYard nuk do të ishim këtu ku jemi – ne me siguri do të ishim diku, por nuk do të ishim një ndër platformat me rritje më të shpejtë të uebit Shqip, dhe kjo është më se e sigurtë.

A ka pas Google ndonjë interesim në veprimtarinë e juaj deri më tani? Ndonjë telefonate “të rrezikshme” apo kuti misterioze?

:qeshje: Jo.. drejtpërsëdrejti, jo. Por është interesante, sepse Google na bën një lëvrim online goxha të thellë, dhe ata përdorin fjalë kyçe interesante kur na skanojnë. Ne i kemi mbi 6000 faqe të skanuara, dhe ata përdorin fjalë të rastësishme si “barbie”, dhe pastaj indeksojnë faqet, dhe pastaj vazhdojnë me termin tjetër – nuk dijmë saktësisht se çka janë duke bërë. Ndoshta janë duke u munduar të kuptojnë se sa të mëdhenj jemi ne – duke parë sa faqe i kemi në indeksin tonë. Me fjalë tjera, ata e dinë që ne jemi këtu, mund ta lëmë me aq.

Pasi keni përfunduar në StartupYard, ju keni arritur synimin tuaj të siguroni investim nga investitorët engjuj. A jeni ende duke kërkuar më shumë investim?

Gjëja më me rëndësi për neve tani është t’i arrijmë fuqishëm pikësynimet tona, dhe t’i tejkalojmë ato. Atë jemi duke e bërë tani, dhe sa më shumë të dhëna që mbledhim nga përdoruesit, aq në pozitë më të mirë do të jemi të kuptojmë vlerën tonë, si dhe potencialin tonë të ardhshëm. Të dhënat reale, nga baza e përdoruesve do të na japë një pamje të qartë mbi vlerën tonë, dhe mundësojë të tregojmë që kemi nisje të mirë.

Jam shumë mirënjohës ndaj investitorëve engjuj të cilët na ndihmuan këtë vit. Ata na kanë dhënë hapësirë dhe kohë që të punojmë si duhet në Gjirafë, dhe ne jemi duke u përqendruar ta bëjmë këtë një produkt të madh, me potencial të madh në treg. Sa më shumë hapësirë që kemi për të bërë këtë, aq në pozitë të mirë do te jemi kur të vijë koha që të kërkojmë investim të ri. Por pa ta, ne nuk do te ishim këtu duke diskutuar Gjirafa.com.

 Ju gjithashtu keni pas edhe një komunikim me Microsoft, apo jo? Për çka bëhet fjalë?

Po! Kjo ishte shumë interesant për ne. Ne kemi qenë në kontakt kryesisht me ekipin e Azure të Microsoft. Ne kemi shumë serverë me Microsoft, dhe kjo i ka intriguar ata. Ata dëshironin të dinin: “Çka po ndodh në Kosovë? Çka jeni duke bërë me serverët tanë ?”. Ata na kanë takuar, dhe ftuar të bëhemi Këshilltarë të Microsoft Azure, qe na mundëson neve qasje dhe përfitime si komunikim të drejtpërdrejt me ekipin e Microsoft Azure, dhe mundësinë që të japim sugjerime për çka do që na nevojiten neve të kemi në produktet e Azure. Nëse vërejmë që na nevojitet diçka e re nga Azure, ne kemi mundësi të ndikojmë në formësimin e zhvillimit të produkteve të reja te Azure që të na përshtaten drejtpërdrejt me nevojat tona. Kjo ka funksionuar shumë mirë për ne.

Ju e keni lansuar zyrtarisht Gjirafa.com në një ngjarje të madhe muajin e kaluar në Kosovë. Na trego se si shkoi.

Ka qenë një ditë emocionuese. Së pari për ekipin, sepse e pamë që kjo është një ditë për ne. E sollëm “bishën” Gjirafa, në pikën që ishte e gatshme të shihej nga bota! Përtej këndvështrimit të marketingut, e kemi parë si një moment krenarie për arritjet tona të deritanishme. Organizimi i ngjarjes ishte i shkëlqyer, ku bashkëthemeluesi dhe COO, Diogjen Elshani, me ndihmën e ekipit, pati mundësi të përkujdeset që çdo gjë të shkojë rrjedhshëm – nga ftesat, tek transmetimi drejtpërdrejt në Internet dhe çdo gjë tjetër përgjatë.

Ngjarja ishte me të vërtetë unike për Kosovë. Për ndërmarrje të reja në Kosovë, ishte me të vërtetë për t’u veçuar. Ia arriti pothuajse në çdo kanal televiziv, dhe unë isha duke dhënë intervista drejtpërdrejt gjatë tërë ditës në televizione të ndryshme. Emision special është përgatitur nga një kanal, dhe ne kishim ekskulzivitet për 7 minuta, në rrjete tejet të vlerësuara, dhe kishim kanalin numër 1 të lajmeve të dedikonte 20 minuta për Gjirafa, e cila kronike është ripërsëritur për një javë të tërë. Ishim kudo në televizione gjatë asaj jave, dhe nga ajo perspektivë, ishte nje sukses kolosal të arrinim të flitej për neve dhe përpjekjet tona.

Gjithashtu disa njerëz të rëndësishëm ishin në ngjarje. Prezent ishin diplomatë dhe politikanë, si dhe njerëz të famshëm. Me të vërtetë ishte një gjë e madhe, dhe ditë e mrekullueshme për ekpin. Ne i kemi përcjellë lansimet që ndodhin në Sillicon Valley, dhe i kemi modeluar sikurse fjalimet e Apple. Jemi munduar ta bëjmë emocionuese dhe jo shumë zyrtare. Të qëndrojmë sa më afër. Te flasim për ide të mëdha, por me fjalorë të thjeshtë. Kjo me të vërtetë arriti vëmendjen e publikut.

Ku e shihni veten me Gjirafa.com pas një viti? Cilat shërbime planifikoni t’i ofroni në të ardhmen e afërt?

Do të kemi disa shërbime për kërkime vertikale, përfshirë veturat, patundshmëritë, produktet e veçanta si: telefonat, apo vendet e lira të punës, si dhe do të përfshijmë dhe shërbime të krahasimit të produkteve ndërmjet sajteve. Do të dyfishojmë shtrirjen e indeksit tonë, dhe do te kemi mbi 50 milion ueb faqe që do të jenë në dispozicion të kërkohen në Gjirafa.com. Po ashtu ne do të lansojmë aplikacion për iOS dhe Android, dhe kjo do të mundësojë qe më mirë t’i shërbejmë tregut mobil, i cili është dominant.

Mundësisht, do të shikojmë disa gjëra të tjera, si kërkimi i specializuar akademik, dhe kërkimi i dokumenteve publike qeveritare – themelim biznesi, ligje, dhe shënime publike.

Foto 3

Faleminderit Mërgim, a dëshironi të shtoni diçka tjetër?

Kam një ngjarje për të ju treguar! Ju premtoj që është interesante.

Pra, ne e kemi një pjesëtarë të ekipit në rolin e “koordinatorit të informatave”. Kjo thjeshtë do të thotë që ai praktikisht shkon në stacion të autobusëve apo aty ku ndalet autobusi, në mënyrë që të për sigurohet se data-baza jonë është e saktë, dhe që oraret e autobuesëve nuk kanë ndërruar. Qeveria Shqiptare nuk e ofron këtë informatë në Internet.

Një herë para disa javësh, dhe ju betohem që kjo është e vërtetë, ai ishte në një fshat shumë të vogël, me shumë pak banorë. Ai u drejtohet disa të moshuarve duke i pyetur për informata në lidhje me orarin dhe stacionin e autobusëve. Ata e pyesin “Ku po shkon”, ky thotë “vetëm po e kërkoj orarin e autobusëve”, njëri nga ata i thotë “ ske më nevojë ta bësh këtë sepse, ke dëgjuar për këtë gjënë Gjirafa.com, i ka të gjitha”. Na beri për të qeshur kur e dëgjuam këtë. Ai *është* Gjirafa, por njerëzit e marrin këtë si të mirëqenë. Dhe kjo është thjesht fantastike. Unë mendoj se nëse njerëzit e shohin këtë si diçka që e meritojnë, atëherë ata do të kujdesen që ne t’u ofrojmë atë që ata kërkojnë nga ne. Dhe ajo pritje është pikërisht ku ne shkëlqejmë. /ameble

Zyrtare: Sot lansohet Gjirafa.com

Zyrtare: Sot lansohet Gjirafa.com

Gjirafa.com hapet për të gjithë shqiptarët

09 Tetor 2014, Prishtinë, Kosovë – Gjirafa, Inc., sot bëri të ditur se Gjirafa.com, makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe do të jetë në dispozicion për të gjithë shqiptarët, duke filluar nga sot, e Enjte, 09 Tetor, 2014.

Në Gjirafa.com, përdoruesit do të kenë mundësi të kërkojnë më shumë se 15 milion ueb faqe Shqip nga i tërë Interneti, si dhe më shumë se 2000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip të infomimit. Gjirafa ndër të tjera ofron edhe oraret e autobusëve ndërmjet vendeve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe parashikimin e motit për qytetet kryesore. “Krejt në një vend” në Gjirafa.com .

“Nese është shqip dhe nëse është në Internet, në Gjirafa.com do ta gjeni” shprehet Mergim Cahani, CEO i Gjirafa, Inc.. “Nëse kërkoni banesa me qera, vetura në shitje, receta gatimi, libra apo ç’ka do tjetër, atëherë vizitoni www.gjirafa.com dhe aty do të keni mundësi të gjeni atë që kërkoni.”

Gjirafa, Inc., – Dega në Kosovë, është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesorë i së cilës është makina kërkimore në Gjuhën Shqipe, Gjirafa.com. Gjirafa, Inc., është korporate e themeluar në SHBA-së, nga Mergim Cahani, CEO dhe dy bashkëthemeluesit, Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani.

Gjirafa Pict

Sot nga ora 15:00 në Sheshin 21, në Prishtinë, Mergim Cahani do të prezantojë hapjen e kësaj makine kërkimore përpara të ftuarve. Ngjarja do të transmetohet drejpërdrejtë në Internet, ndërsa linkun e transmetimit do të mund ta gjeni në www.gjirafa.com. /Gjirafa.Inc

Ameble disa muaj më parë, kishte njoftuar për projektin gjigant “Gjirafa.com”,  makina kërkimore për të gjithë shqiptarët, e cila kishte lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar.

Kush janë themeluesit e Gjirafës, cilat janë qëllimet e Gjirafës si dhe nga rrjedhë ideja për themelin e saj, mund të informoheni nga ky artikull “Njihuni me Themeluesit e 2014-ës: Gjirafa, përgjigja e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Google-it”.

Ne do të jemi prezent në këtë ngjarje të madhe dhe do të sjellim edhe informatat e para. /ameble

Gjirafa.com mundëson orarin e filmave dhe pamjet drejtpërdrejt për DokuFest 2014

Gjirafa.com mundëson orarin e filmave dhe pamjet drejtpërdrejt për DokuFest 2014

Gjirafa.com, makina e parë kërkimore shqip, për të gjithë të interesuarit e DOKUFEST 2014, ofron orarin e filmave, lajmet si dhe postimet nga mediat sociale që kanë të bëjnë me dokufest 2014, nëpermes faqes www.gjirafa.com/doku, si dhe DokuKam, live kamerën nga qendra e DokuFest ne Prizren.

Për të parë orarin e filmave te DokuFest mjafton të shkoni ne gjirafa.com/doku, nuk është e domosdoshme të jeni te regjistruar, kjo faqe thjeshtë është e hapur për të gjithë, ndërsa për përdoruesit qe kanë regjistrim, orarin mund ta gjejnë duke kërkuar me fjalët kyçe “dokufest” apo “doku”. Kjo faqe duket sikurse në pamjen vijuese.

Gjirafa dokufest

Përveq versionit për desktop, faqja është e dizajnuar edhe për versionin mobil, ku në orar janë të shfaqur filmat sipas orës dhe kinemasë. Kjo pamje duket si vijon:

Gjirafa dokufest1

Për të parë grupin e filmave që do të shfaqen brenda një periudhe të caktuar kohore, p.sh. brenda një orë, ju duhet te kaloni miun kompjuterik në pjesën ku janë shfaqur filmat, me ç’rast zmadhohet pamja duke shfaqur listën e filmave, ndërsa kur klikon në njërin prej filmave, atëherë hapet dritarja ku tregohen te gjitha informatat kryesore të atij filmi, kjo është ilustruar në pamjen vijuese.

Gjirafa dokufest2

Përheq orarit te filmave, dhe lajmeve në lidhje me dokufest, përdoruesit do të kenë mundësi të përcjellin postimet nga mediat sociale në lidhje me DokuFest, si Tweeter apo Instagram.

Gjirafa dokufest3

E fundit por jo me pak e rëndësishme është edhe DokuKam, kamera e cila ju përcjellë atmosferën drejtpërdrejt nga qendra e DokuFest ne Prizren./ www.gjirafa.com /ameble.com

DokuKam

 

 

Gjirafa.com – hapet, por jo për të gjithë

Gjirafa.com – hapet, por jo për të gjithë

herët ju kemi njoftuar për projektin Gjirafa.com – makina kërkimore për të gjithë shqiptarët. Gjirafa tanimë ka lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar apo regjistrohen për qasje të hershme. Ftesat e para për të testuar dhe përdorur Gjirafa.com janë dërguar, ku ndër përdoruesit e parë dhe ekskluziv ishte edhe ameble. Përshtypjet tona të para janë mbresëlënëse, si nga pamja e faqes ashtu edhe nga efektiviteti i kërkimit. Në vazhdim do të ndajmë me ju disa pamje dhe shërbime të cilat mund t’i gjeni në www.gjirafa.com.

GJirafa Homepage

“Gjirafa” faqja e parë

Siç mund ta shihni dizajni i faqes është i pastër dhe intuititv, ku lehtësisht dallohen shërbimet e ofruara. Në menynë kryesore sipër pjesës së kërkimit janë vendosur dy opsione të rëndësishme të kërkimit të cilat janë: kërkimi në shqip dhe opsioni tjetër për kërkim në gjuhë tjera, ndërsa opsioni i tretë mundëson kërkimin e linjave të autobusëve. Kërkimi i ueb-it shqip është i pozicionuar në mes të faqes. Në faqen fillestare poshtë kolonës së kërkimit, gjejmë grupuesin e lajmeve, i cili ofron lajme nga portale të ndryshme, të renditura sipas rëndësisë së lajmit të cilat mund të jenë të mirëpritura nga përdoruesit. Në anën e djathtë mund të gjeni të dhënat për motin për qytetet kryesore si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe jashtë, ndërsa në anën e majtë gjenden informatat rreth itinerareve të autobusëve. Lajmet Nëse klikoni më shume lajme atëherë hapet faqja e lajmeve, e cila përmban lajme sipas kategorive, duke filluar me:  Lajmet më të fundit, Politikë, Ekonomi, Sport, Teknologji, Art dhe Kulturë. Pra, nga sot nuk keni nevojë të shfletoni disa portale për t’u informuar, për shkak se të gjitha lajmet nga portalet shqip janë të grumbulluara për ne nga gjirafa.com.

Gjirafa Lajme

“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve

Kërkimi i uebit shqip Kërkimi i uebit shqip është njëra prej veçorive kryesore të gjirafa.com.

GJirafa Kerkimi ne ueb

“Gjirafa”, kërkimi në shqip

Prej përparësive kryesore të grumbulluesit të lajmeve është edhe mundësia të shihni se cilat portale kane shkruar për të njëjtin lajm. Pra aty mund te shihni lajmin e njëjtë nga këndvështrimi i portaleve të ndryshme, si dhe mundësia të gjeni lajme të ngjashme duke klikuar “lajme të ngjashme”.

GJirafa lajme kategoria

“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve në kategori

Orari i autobusëve Ndër të tjera, si vlerë e shtuar janë moti dhe orari i autobusëve. Orari i autobusëve ka një dizajn të thjeshtë. Aty keni mundësinë e kërkimit të linjave të autobusëve ndërmjet qyteteve, por jo vetëm kaq, gjirafa është inteligjente dhe i kupton si shkurtesat ashtu edhe gabimet në shkrim dhe i korrigjon ato, si p.sh “pz” “pr” në “Prizren” “Prishtinë”. Ajo çka na pëlqej te kjo faqe është se nga tani përdoruesit do të mund të bëjnë vlerësimin e linjave të udhëtimit nëpërmjet pëlqimeve.

GJirafa Bus

“Gjirafa”, orari i Autobusëve

MOTI Faqja e moti po ashtu ka një dizajn elegant, ku është i shfaqur moti për ditën e sotme dhe për tre periudha gjate ditës për qytetet kryesore, e cila është duke u përditësuar pothuajse çdo dite. Moti është i mundësuar në bashkëpunim me Institutin Meteorologjik Norvegjez. Ameble shpreson që në të ardhmen në ketë faqe do të shohim edhe pejsazhe të qyteteve ku jetojnë shqiptarët.

“Gjirafa”, Moti

Përfundimi Për fund mund të themi që gjirafa na mbajti për një kohë të gjatë në faqe dhe na dha një ndjenje që të duam të kthehemi sa më parë në ketë faqe. Nëse jeni kureshtar të provoni Gjirafa.com si dhe të zbuloni se çfarë fshihet prapa saj, atëherë ju mund të dërgoni një email në adresën ftesa@gjirafa.com për të kërkuar ftesën e juaj, me ç’ rast ju do të hyni ne liste qe te pranoni një kod të cilin do ta përdorni gjatë regjistrimit. Ju dëshirojmë shfletim të këndshëm. . /ameble

Njihuni me Themeluesit e 2014-ës: Gjirafa, përgjigja e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Google-it

Njihuni me Themeluesit e 2014-ës: Gjirafa, përgjigja e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Google-it

Në një intervistë dhënë kohët e fundit për StartupYard, themeluesi i Gjirafa-s Mërgim Cahani, ka shpjeguar në detaje të plota, planet për makinën e parë kërkimore shqip Gjirafa.com. Më poshtë kemi paraqitur intervistën e plotë të tij të realizuar nga StartupYard.

gjirafa

Në vijim të serive tona, ne jemi duke prezantuar ekipet e StartupYard 2014, nëpërmes intervistave individuale me themeluesit e tyre dhe anëtarëve kryesorë në akceleratorë. Këtu kemi prezantuar Gjirafën, sipas fjalëve te CEO-se dhe themeluesit Mergim Cahani, nga Kosova.

Mergim, si do ta përshkruanit Gjirafën me pak fjalë?

Një kafshë e bukur me qafë të gjatë: qesh. Gjirafa është një makine kërkimore, dhe grupues i specializuar i lajmeve në gjuhën shqipe. Gjirafa do të sjellë informata relevante që do të jenë lehtësisht të shfrytëzueshme nga me se 12 milionë shqipfolës nga e mbarë bota.

E pra, ekziston Google për shqipfolësit. A nuk është duke u kryer të njëjtën punë Google?

E njëjta mund të thuhet edhe për makinat tjera kërkimore siç janë Seznam në Çeki ose Yandex në Rusi, mirëpo ato përkundër konkurrencës me Google kanë arritur një sukses të madh në vend. Ato na shërbejnë si model për të lëvizur përpara. Konkurrenca në mes të Seznam dhe Google ka sjellë rezultate më të mira për konsumatorët në Republikën Çeke. Google nuk është e vetme në internet, dhe as nuk duhet te jetë.

Pra jo, ne nuk jemi Google. Ne kemi diçka që Google nuk ka. Gjirafa ka qasje në të dhëna lokale, e kupton tregun dhe ka zhvilluar teknologji për kërkim të plotë të tekstit në gjuhën shqipe. Kjo është diçka që askush tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë, përfshirë dhe Google. Gjuha Shqipe qëndron e vetme si gjuhë, pa të afërm.

gjirafa 1

Gjirafa po tërheqë mjaft vëmendje nga mentorët tanë në StartupYard. Pse mendoni se po ndodh kjo?

Me një përgatitje biznesore dhe akademike, ekipi ynë është ndërtuar për të impresionuar. Tre nga themeluesit tanë, se bashku kanë mbi 30 vjet përvojë pune, një fillim biznesi te suksesshëm, katër master dhe një doktoratë. Bordi këshillues përmban figura të shquara të kërkimit në internet dhe menaxhim, si Prof. Torsten Suel dhe Prof. Jay Nathan.

Jemi shumë të lumtur që po tërheqim kaq shumë vëmendje, por është e rëndësishme të theksohet se kontributi i mentorëve dhe këshillat konstruktive kanë ndikuar në formësimin e produktit dhe kompanisë sonë duke e shtyer atë edhe me tutje. Qe nga dita e parë në StartupYard, gjithnjë e më shumë propozicioni i vlerës ka filluar të përmirësohet, kjo falë këshillave të mentorëve. Arsyeja pse shumica e mentorëve, edhe investitorët janë të interesuar, mendojmë ne, është se projekti ynë i ka parakushtet për të qenë premtues: një ekip i fortë, një treg me potencial të shkëlqyer, dhe teknologjia – e në veçanti, veçoritë dalluese të produktit.

Mergim Cahani

Çfarë ju solli në StartupYard? Cilat kanë qenë përfitimet e juaja, deri më tani?

Jam i sigurt se StartupYard është de fakto përshpejtuesi (akceleratori) më i mirë që ekipi dhe projekti  ynë mund të kishte zgjedhur. Në fakt është i vetmi përshpejtues, pjesë e të cilës kemi pas dëshirë të jemi (për këtë projekt). I ka pothuajse të gjithë përbërësit e përshpejtuesve nga vende të tjera, duke përfshirë ato nga Silicon Valley, dhe disa përbërës që drejtpërsëdrejti na japin mundësi më të mira dhe rrisin shanset për sukses.

Mentorët, investitorët, engjëjt dhe VC-të, të përfshirë ne StartupYard, shumë më lehtë mund të kuptojnë potencialin e projektit tonë në tregun tonë të synuar, se sa investitorë të tjerë nga zonat e tjera gjeografike. Ekzistojnë tregime tejet të suksesshme të ngjashme me Gjirafën në Republikën Çeke, dhe disa nga këta investitorë janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në ato projekte (për shembull www.seznam.cz). Ata e kuptojnë produktin tonë, e njohin potencialin e tij, dhe e kanë të qartë se çfarë duhet për të arritur cakun tonë. Në këtë mënyrë, ata mund të na japin këshilla te cilat janë tejet jetike për suksesin e kompanisë sonë, ndërsa disa prej tyre kanë filluar të shfaqin interesim për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Nga t’ia filloj me të mirat e StartupYard: qesh: Ne e duam Pragën, StartupYard-i në TechSquare ka një mjedis të mahnitshëm pune, njerëz te rëndësishëm, dhe shumë ngjarje të tjera. Sa i përket përshpejtimit të rritjes së projektit tonë, jemi takuar me disa udhëheqës të industrisë, liderë, CEO dhe investitorë nga korporatat kryesore të botës, të cilët me të vërtetë kanë ndihmuar në formësimin e produktit tonë dhe sidomos në përmirësim të propozicionit të vlerës. Gjithashtu ka shumë lehtësira, për shembull: ne jemi në rrugë për t’u bërë një kompani BizSpark plus (që përmban një kredi 60.000 dollarëshe në  Azure, te cilën planifikojmë ta përdorim). E fundit por jo më pak e rëndësishme, janë njerëzit të cilët e drejtojnë biznesin e StartupYard, ata kanë një biografi të dëshmuar dhe përvojë që vërehej qartësisht që nga dita e parë.

Mergim Cahani 1

Cilat janë qëllimet afatshkurta të Gjirafës? Cilat produkte dhe shërbime do të jenë pjesë të saj në fillim?

Qëllimi ynë afatshkurtër është që të fillojmë brenda dy muajsh. Ne jemi duke planifikuar të përfshijmë disa shërbimeve të “zgjedhura” për fillim. Kjo nënkupton një kërkues të plotë të tekstit, grumbulluesin e lajmeve, orarin e transportit me autobusë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, motin, si dhe fakte mbi uebin shqiptarë. Të gjitha këto shërbime janë një nga lloji i tyre, meqenëse ato aktualisht nuk ekzistojnë gjëkundi. Përjashtim bën kërkimi i tekstit, ku Google për momentin është në lojë, por ne besojmë se mund të bëjmë një punë më të mirë, meqë ne jemi përqendruar vetëm në një gjuhë dhe në një segment te caktuar të uebit. Kjo ka funksionuar për Seznam-in, dhe ne besojmë se ata na e kanë treguar rrugën e suksesit ndaj Google-it.

Si janë planet tuaja afatgjate? 

Qëllimi ynë afatgjatë është që Gjirafa të bëhet faqja kryesore e përdorueseve shqipfolës të internetit. Te jetë sinonim i “Internet-it” në mendjet e shqiptarëve. Nëse ju flisni shqip dhe hapni një shfletues Interneti, ai do të hapë www.gjirafa.com. Ne do të ofrojmë shërbime relevante dhe qasje të lehtë në informata të cilat janë të lokalizuara gjeografikisht dhe me përmbajte të gjuhës shqipe. Gjirafa do të jetë më shumë se vetëm një motor kërkimi i dobishëm, ajo do të jetë kudo dhe për çdo gjë. Unë nuk do të flas në veçanti për shërbimet e planifikuara, por mund t’ju them se kemi një listë të plotë ne pritje,  ku secila prej tyre është më e vlefshme se tjetra.

Listën e qëllimeve tona afatgjata për momentin e kryeson “të mundësojmë e-commerce-in në Shqipëri dhe Kosovë”. Një mundësi tjetër është edhe replikimi i kësaj platforme në vende të tjera të gadishullit të Ballkanit.

Keni përmendur zhvillimin e një makine kërkimorë të veçantë për gjuhën shqipe. Çka mund të na thoni në lidhje me procesin e zhvillimit?

Ishte zbavitëse! :qesh: Kjo mund të duket jashtëzakonshme, por vërtetë, ishte zbavitëse.

Të punoja në ketë projekt në Kosovë, ishte ndryshe nga përvoja që kisha në Shtetet e Bashkuara; ku në punën time të fundit kam punuar në një mjedis tejet korporativ. Para kësaj unë kam qenë i angazhuar në punë Akademike, dhe duke qenë në gjendje të punojnë me orarë të plotë në një projekt që unë e kam dashur, çfarë mund të them? Ishte emocionuese.

Një dhomë gjumi të shtëpisë e kam kthyer në një zyrë (ky startup ishte luksoz, pa garazh apo zyra)! Për të krijuar të gjitha pjesët e nevojshme te motorit kërkimor Gjirafa, “multi-threaded crawler, indexer, query procesor”, dhe disa gjëra te tjera në mes, kam shfrytëzuar përvojën time paraprake në zhvillim të motorëve të kërkimit, të cilat kishin zanafillë në programin tim të magjistraturës nga Shkola e Inxhinierisë Poly, të NYU, si dhe me ndihmën tejet të çmuar te mentorit tim Prof. Torsten Suel, arrita te zhvilloj një prototip që nuk ishte më i miri, por ishte mjaftueshëm i mirë, dhe isha i kënaqur me rezultatin.

Kufizimet më të mëdha në fillim ishin harduerike dhe të rrjetit, plus vonesave, dhe herë pas here problemeve algoritmike që më mbanin zgjuar deri vonë. Më vonë, dy shokë të mi u bashkuan me mua si bashkë-themelues, dhe tani ne jemi duke punuar në rritjen dhe përmirësimin e makinës kërkimore. Njëri bashkë-themelues, Ercan Canhasi, PhD, është duke punuar në makinën kërkimore, ndërsa bashkë – themeluesi tjetër, Diogjen Elshani, MSc, është duke punuar në zhvillim të biznesit.

Pse mendoni se konkurrentët si Google nuk janë përqendruar tek shqipfolësit?

Google nuk e ka injoruar tërësisht ketë treg. Unë mendoj se ata do të pendohen për këtë.

Google ka mundësi të përshtatet pothuajse në çdo treg nëse ka të dhëna të mjaftueshme. Por këtu ka dy probleme (1) për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme në internet për gjuhën shqipe, dhe (2) gjuha shqipe është një nga gjuhët me unike në botë. Google nuk mund të kërkojë diçka që nuk ka; ajo nuk mund të indeksojë informata që aktualisht nuk ekzistojnë në ueb. Sa i përket gjuhës shqipe, ajo është nga të paktat gjuhë që nuk rrjedhin nga ndonjë një gjuhë tjetër; ajo është degë në vete. Per të përpunuar një gjuhë (në mënyrë inteligjente), do të thotë të posedosh disa njohuri të nevojshme për atë gjuhë. Hulumtimi gjuhësor në gjuhën angleze, si dhe për shumë gjuhë të tjera, ekziston. Pothuajse nuk ka asnjë hulumtim gjuhësorë për gjuhën shqipe që mund të përdoret në këtë kuadër. Aktualisht ne jemi në hulumtim dhe zhvillim të gramatikës dhe sintaksës së gjuhës shqipe për NLP (Natural Language Processing). Ne e kemi bërë një punë që do të mundësojë lidhjen e shqipfolësve së bashku në internet, nëpërmjet gjuhës së tyre.

Situata politike e Kosovës padyshim e ka mbajtur mbrapa zhvillimin e biznesit në rajon. A e shihni situatën të përmirësuar mjaftueshëm që rajoni të konkurrojë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të Evropës?

Është e vërtetë qe situata politike në rajon e ka ngadalësuar zhvillimin. Por gjërat kanë filluar të marrin kthesë, dhe tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë janë duke u zhvilluar, veçanërisht në fushën e teknologjisë. Bazuar në të dhënat tona të nxjerra, uebi shqiptar është ende në fazat e hershme të zhvillimit te tij, por ai është dyfishuar në vitin e kaluar, duke u rritur gjithnjë e më shumë. Duke pasur parasysh se e gjithë madhësia e uebit rritet po thuajse njejtë, dallimi është se uebi shqiptare ka zgjeruar vlerën thelbësore ekonomike në një shkallë shumë më të madhe se mesatarja. Ai është në zhvillim, dhe kjo do të thotë se përfitimet në fusha të ndryshme do te jenë tejet pozitive. Pjesa tjetër e Evropës nuk do ketë përmirësim 200% të përvojës në internet në 2 vitet e ardhshme. Shqipëria dhe Kosova do ta kenë atë lloj të përmirësimit. Ky ueb i ri është një prej arsyeve se pse tregu nuk është i penetruar prej kompanive globale, gjë e cila na e bën projektin tonë logjikshëm një mundësi të madhe për momentin.

gjirafa 2

Si është strategjia e juaj e marketingut për Gjirafën? Google është e njohur në të gjithë Evropën për kërkim. Si mund të jeni konkurrues?

Pozicionimi ynë konkurrues është i bazuar në shërbime unike që ne ofrojmë për përdoruesit, të cilat Google dhe konkurrenca nuk e ofrojnë. Njerëzit kanë nevojë për informacione, dhe për momentin nuk mund ti gjejnë ato në internet, dhe ne mendojmë se ky treg ka mbetur prapa – por ata se shpejti do të jene në gjendje të gjejnë informata në www.gjirafa.com. Gjithashtu, ne do të ofrojmë një platformë ku tregtarët do të kenë mundësi të synojnë dhe arrijnë konsumatorët e tyre. Ky aspekt i ekonomisë në internet tërësisht i mungon Shqipërisë dhe Kosovës. Strategjia jonë e marketingut është e ndryshme dhe është një kombinim i disa kanaleve. Pa hyrë në detaje, ne kemi planifikuar një strategji të marketingut të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

Gjirafa.com po planifikon të nis nga muaji Korrik i këtij viti. Më Mergimin mund të lidheni nëpërmes Linkedin. /startupyard /ameble