Smartphone Project Ara nga Google do të vijë së shpejti, të paktën në Puerto Riko. Në Konferencën e Zhvilluesve të Moduleve të Projektit Ara, përfaqësuesit e Google thanë që kanë në plan të fillojnë të shesin në Puerto Riko shasi dhe module të smartphonit Ara.

Kompania tha se ende ka shumë punë për të bërë para se smartphone Ara të vijë në dyqanet e ShBA-së dhe gjithë botës. Projekti i shtrirë në disa faza, është për momentin në fazën e dytë, ose siç e quan Google “Spiralja 2”. Pajisja tashmë nuk punon vetëm më lidhje Wi-Fi por suporton dhe lidhjen me rrjetin 3G dhe grupi i Projekteve të Teknologjive të Avancuar në Google ka deklaruar se po punojnë me kompanitë celulare për futjen e pajisjes në treg. Mbetet që pajisja të përshtatet për të suportuar lidhjen me rrjetin 4G LTE dhe që krijuesit e moduleve të munden të krijojnë dhe të shesin modulet e tyre.

Google gjithashtu duhet të gjejë çmimin e arsyeshëm për këtë pajisje, një çmim që duhet të përshtatet me kërkesën e publikut për një smartphone të ndarë në pjesëza të vogla./ameble

Fotot janë marrë nga Google ATAP.