Tag Archives

6 Articles
Google Chrome Beta vjen në pajisjet iOS

Google Chrome Beta vjen në pajisjet iOS

Google nga tani u mundëson përdoruesve të iOS-it që të testojnë versionin Beta të Chrome-it, e cila në heshtje ka shtuar përkrahjen për iPhone dhe iPad në listën e platformave për teste.

Google Chrome Beta

Versioni Beta i shfletuesit të Google-it për smartphone vjen edhe me përkrahje për 3D Touch dhe disa mundësi tjera të vogla. Kompania me ketë hap u mundëson të testoni duke përdorur TestFlight të Apple-it.

Për të testuar Chrome Beta për iOS, ju duhet të shkarkoni dhe regjistroheni në TestFlight nga AppStore, pastaj vizitoni ueb-faqen e Google Chrome Beta dhe thjesht shtypni butonin “download Chrome Beta”. Pas kësaj e pranoni një email për konfirmim ku ju duhet të prisni derisa TestFlight ju dërgon konfirmimin që aplikacioni është i gatshëm për shkarkim.

Në anën tjetër dobitë e opsionit 3D Touch janë se mundëson të shtypni me pak forcë në ekranin e faqes së Chrome-it nga e cila, pastaj hapët një meny e re me ekstra opsione.

Pra, të gjitha këto janë disa mundësi dhe opsione të reja nga Google Chrome për iOS. /ameble

400 milionë njerëz përdorin versionin mobil të Google Chrome

400 milionë njerëz përdorin versionin mobil të Google Chrome

Në qershor në konferencën I/O të Google-it, kompania kishte njoftuar se versioni mobil i shfletuesit Google Chrome ka arritur mbi 300 milion përdorues. Tani pothuajse gjashtë muaj më vonë, Darin Fisher nga Google në samitin Chrome Dev Summit ka njoftuar se numri i përdoruesve për versionin mobil të Google Chrome ka arritur në 400 milionë.

Ndoshta është pamje e re e quajtur Material Design e cila ka tërheq përdoruesit, ndoshta edhe ndryshimet për siguri që kanë të bëjnë me shfletuesin. Gjithashtu duhet të merren parasysh disa karakteristika të reja që Chrome ka shtuar kohëve të fundit. Dhe kështu njerëzit po e pëlqejnë atë se çfarë po ofron Chrome-i kohë pas kohe. /ameble

Përditësimi i ri Chrome për Android përfshinë Google translate

Përditësimi i ri Chrome për Android përfshinë Google translate

Chrome Android perditsimiKompania Google ka lëshuar një përditësim të ri për aplikacionin Chrome në Android, duke shtuar kështu mundësitë automatike për përkthim që aktivizohet kur vizitoni ndonjë faqe interneti të huaj dhe gjithashtu ka futur opsionin me ekran të plotë (fullscreen) për tablet tek shfletuesit.

Google Translate për Chrome-in në Android në fakt ka qenë në dispozicion që një muaj mirëpo në versionin beta, por tani të gjithë e kanë ketë mundësi të përdorin shërbimin. Tani kur vizitoni një uebfaqe në një gjuhë të huaj një toolbar do të paraqitet si pop-up duke ofruar mundësin të përkthejë tekstin. Nëse vazhdoni lëvizjen poshtë atëherë toolbar-i thjesht do të zhduket.

Disa ditë më parë, Google ka përditësuar aplikacionin Google Maps për Android, duke ofruar një eksperiencë më të mirë për tablet dhe navigacion më të zgjeruar me informacion të trafikut. Kompania gjithashtu ka raportuar se do të heq aplikacionin Latitude në Maps, edhe pse një shërbim i ngjashëm si ky do të integrohet në Google Plus. |ameble|

Google Chrome tani mund të flas me ju!

Google Chrome tani mund të flas me ju!

Nga tani ju mund të flisni me kompjuterin tuaj sikur me ndonjë person, mirëpo nëse posedoni shfletuesin Google Chrome. Aftësia për bisedë nga makina e kërkimit Google që u prezantua javën e kaluar në konferencën për zhvillues Google I/O, tanimë është në dispozicion dhe mund të përdoret nga secili.

Në versionin e ri Chrome 27, pasi të klikoni në kutinë e kërkimit në Google.com i cili hap një faqe kërkimi, dëgjon pyetjet apo komandat tuaja dhe ju mundëson të kërkoni nëpërmes mikrofonit.

Megjithëse kërkimi më zë nga Chrome u mundëson përdoruesve të kërkojnë gjëra duke folur, për ketë mundësi është duke u punuar qe një kohë, përditësimi i fundit tani i mundëson kompjuterit tuaj të kthej përgjigje tek ju. Për shembull, nëse ju pyesni, “Kush është kryetar i Kosovës?”, Chrome do të përgjigjet me zë të lartë, “Kryetare e Kosovës është Atifete Jahjaga.”

Kryetare e Kosoves

Ky shërbim tani për tani funksionon vetëm në gjuhën angleze. Për më shumë mund ta provoni vetë nëse posedoni shfletuesin Google Chrome dhe mikrofon. |ameble|

Google: Chrome ka 750 milion përdorues aktiv në botë

Google: Chrome ka 750 milion përdorues aktiv në botë

 

Google ChromeKur është fjala për zgjedhjen e shfletuesit për Internet, ka shumë nga to që përdoruesit mund të zgjedhin, të tilla si Internet Explorer dhe Safari që janë primar (default) për sistemet operative Windows dhe OS X pastaj është Opera, FireFox dhe Google Chrome, por për sa i përket shumicës, Google Chrome duket të jetë shfletuesi më i popullarizuar në botë për momentin.

Kjo është zbuluar nga Google, e cila ka thënë se shfletuesi i tyre Chrome aktualisht ka rreth 750 milionë përdorues aktiv në nivelin global, duke e bërë kështu shfletuesin më të popullarizuar në botë. Kjo sigurisht sepse duke marrë parasysh faktin se Chrome nuk është në dispozicion vetëm në pajisjet kompjuter, por edhe në pajisjet mobile, si dhe për shkak se ka sistemin operativ Google Chrome.

Sido që të jetë, cili është shfletuesi juaj i preferuar, dhe a jeni dakord se Chrome është shfletuesi më i popullarizuar për momentin? |ameble|

Përditësimi i ri i aplikacionit Google Chrome për Android dhe iOS

Përditësimi i ri i aplikacionit Google Chrome për Android dhe iOS

Google nxjerr përditësimin e ri të aplikacionit të tyre Google Chrome për platformën Android dhe iOS që vjen me disa karakteristika dhe përmirësime të reja në performancë.

Versioni i ri i Chrome-it është projektuar të jetë me i shpejtë, dhe sipas Google-it është 25% më shpejt se versioni i mëparshëm, detajet e plota të përditësimit mund të shihni më poshtë:

  • Përmirësimi i performancës në lëvizje (scrolling)
  • Përmirësimi i reagimit në zmadhim (zooming) të faqeve
  • Veprimi i shpejtë i faqeve (falë versionit të fundit të motorit V8 javascript)
  • Audio vazhdon të luajë, përderisa Chrome është në sfond
  • Mbështetje është zgjeruar për karakteristikat HTML5

Për më shumë detaje në lidhje me përditësimin e aplikacionit të fundit Google Chrome mund të gjeni në blogun Google Chrome. |ameble| [divider top=”0″]