Tag Archives

2 Articles
Kujdes nga mashtrimet kibernetike “në emër të Google”!

Kujdes nga mashtrimet kibernetike “në emër të Google”!

make it more secure- amebleZakonisht, mund të vërejmë nëse qasja jonë në Google apo ndonjë ueb faqe tjetër është e sigurt apo jo thjesht duke afruar kursorin e miut përmes te cilit shfaqet linku i domeinit në të cilin do të qasemi.

Sidoqoftë, përmes një metode të re që disa hakerët po përdorin po arrijnë të vjedhin identitetin e shumë personave në Google dhe shërbimet e saj siç janë Gmail, Google Drive apo Google+.

Mënyra se si po e bëjnë këtë është tejet e sofistikuar, duke shfrytëzuar vetë serverët e Google për të vepruar kundër vetes.

Kjo gjë është zbuluar nga kompania amerikane që merret me prodhimin e antivuseve Symantec.
Mashtrimi fillon me pranimin e një e-maili me titullin “Documents”, përmbajta e të cilit inkurajon përdoruesit që të klikojnë në një link për të hapur një mesazh të rëndësishëm në Google Drive, nga ku më pas fillon vjedhja e identitetit.

Kjo nuk është hera e parë, por është mënyra më e sofistikuar që është përdorur ndonjëherë për të vjedhur identitetin e llogarive në shërbimet e Google.

Stafi i Ameble’së, inkurajon përdoruesit e shërbimeve të Google që në rast se pranojnë një mesazh të tillë me subjektin “Documents” të mos e hapin apo klikojnë në ndonjë link.
Nëse tashmë keni hapur një e-mail të tillë, atëherë automatikisht ndryshojeni fjalëkalimin tuaj, si dhe aktivizoni verifikimin e dyfishtë.  /ameble

 

Çfarë po ndryshon në Google “Drive” dhe “Photos” ?

Çfarë po ndryshon në Google “Drive” dhe “Photos” ?

Ka qenë një kohë kur të gjithë deshironim të hapim llogari në Gmail pikërisht për shkak të hapësirës që kjo e fundit ofronte në Gmail, Drive(Docs) dhe Photos (Picasa). Deri më tani secili përdorues i Gmail-it ka pasur hapësirë prej 5GB të memories për të ruajtur të dhënat në Google Drive (Docs) dhe 1GB hapësirë në Google Photos (Picasa), të gjitha këto falas.

Tani Google është duke ndryshuar këtë politikë duke u dhënë atyre që kërkojnë dhe duke u marr atyrë që nuk shfrytëzojnë. Google do të zvogëloj hapësirën e memories në 5 GB, dhe kjo hapësirë do të jetë e përbashkët për Google Drive dhe Photos. Por kjo rregull dallon për ata që tani me përdorin Google Photos në maksimum sepse pikërisht për këta përdorues Google do të tregohet i mëshirshëm duke mos i zvogëluar hapësirën por duke ju dhënë edhe 4GB hapësirë shtesë falas, ndërsa për personat tjerë që tashmë nuk përdorin si duhet Google Drive dhe Photos kjo hapësire do ti zvogëlohet.

Nëse në te ardhmen vendosni që të përdorni këto shërbime më shumë, atëherë ju jeni të detyruar të paguani për to.  Përpos kësaj politike të ndryshuar nga Google, ka edhe diçka shumë të rëndësishme që do të ndryshoj e ai është çmimi i hapësirës së memories. Deri më tani çmimi i hapësirës për këto shërbime ka qenë 5$ për 20GB për një vit, tani çmimi i ri do të jetë 5$ për 25GB për muaj. |ameble| [divider top=”0″]